• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Perëndim kancelarësh: Koment mbi rënien e Merkelit në sondazhe

by Java News
29/09/2015 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Perëndim kancelarësh: Koment mbi rënien e Merkelit në sondazhe

Tri javë pas hapjes së plotë të kufijve gjermanë për refugjatët, në bazë të sondazheve preferenca në opinionin publik gjerman për Angela Merkelin ka rënë ndjeshëm. Dhe kjo nuk do të mbetet kaq, mendon Felix Steiner.

A po përsëritet historia? Të paktën ka paralele midis Angela Merkelit dhe dy prej parardhësve të saj. Paralelja 1: gjunjëzimi i Willy Brandtit në Përmendoren e Ghetos së Varshavës në 7 dhjetor 1970. Ajo që sot konsiderohet si sinonim i politikës së shtensionimit të Willy Brandtit, nuk ishte fare e planifikuar, por ishte një ndjesi spontane e Brandtit: “Unë kisha ndjesinë se një ulje e kokës nuk mjafton”.

Impuls spontan

Nga një impuls i tillë spontan vendosi Angela Merkel tri javë më parë që t’i linte të hynin në Gjermani refugjatët që ndodheshin në kushte katastrofale në Hungari. Dhe po ashtu si Brandt-i, ajo nuk u këshillua më parë me njeri për këtë. Ajo thjesht veproi, sepse ndjesia e saj – ndërgjegja e saj?- i tha: gjendja nuk mund të mbetet siç është!

Ajo që sot u kujtohet shumë pak vetëve: edhe Willy Brandtin bashkëkohësit jo vetëm e lëvdonin. “A i lejohej Brandtit të ulej në gjunjë?” pyeste Spiegel-i një javë më vonë dhe ofronte edhe rezultatin: 41 përqind e gjermanoperëndimorëve e quanin me vend gjestin e Brandtit, por 48 përqind të tjerëve ai iu duk i tepruar. Vlerësimi pozitiv, kategorizimi si “gjest historik”, ndodhi pra me distancë kohore. Thuajse saktësisht një vit më vonë, Willy Brandtit iu dha çmimi Nobel i Paqes. Edhe këtë nuk e kuptuan atëherë shumë gjermanë në debatin jashtëzakonisht të nxehtë të atëhershëm për politikën ndaj Lindjes të qeverisë gjermane, jo më ta quanin me vend. A duhet të ketë edhe Angela Merkel shpresa për një telefonatë nga (komiteti i Nobelit) Oslo?

Paralelja 2. Politika e “agjendës 2010” e Gerhard Schröderit. Ai që shtron sot pyetjen se pse është Gjermania në gjendje më të mirë ekonomike se shumica e fqinjëve të saj evropianë, atij të gjithë ekspertët i tregojnë politikën reformuese të qeverisë Schröder midis 2003 dhe 2005. Miliona vende pune janë krijuar që atëherë, ekonomia është vitale, të ardhurat nga taksat shënojnë rekorde. SPD dhe të Gjelbrit e reformuan atëherë vendin që ishte “i sëmuri i Evropës” dhe e bënë lokomotivën ekonomike të kontinentit. Edhe vetë partitë unioniste dhe liberalët e FDP-së, që nuk e patën kurrë guximin për masa të tilla radikale, kur e hedhin vështrimin pas i shprehin Gerhard Schröderit respekt.

Duartrokitje nga pala e gabuar

Fati tragjik i Schröderit ishte vetëm: agjenda reformuese i kushtoi atij postin dhe Angela Merkel korr sot frytet e punës së tij. Sepse të gjithë ata që lëvdojnë të ashtuquajturën “Agjenda 2010”, nuk kanë zgjedhur kurrë SPD dhe nuk do ta zgjedhin atë kurrë. Ishte kjo SPD në të njëjtën kohë që e copëtoi atëherë politikën e kryetarit të saj dhe deri sot nuk është shlodhur plotësisht nga kjo.

Kur para së gjithash dëgjon të shprehet kritikë dhe pakënaqësi tek partitë unioniste për kursin e Angela Merkelit në krizën e refugjatëve, kjo të kujton në mënyrë fatale situatën e SPD dhjetë vjet më parë: lëvdimi vjen nga pala e gabuar, po të shohësh drejtimin politik të partive. Zgjedhësit e përhershëm të partive unioniste gjithsesi nuk qenë ata që pritën në stacionet me duartrokitje refugjatët në stacionet kryesore të trenave!

Shenjat e krizës duken që tani

E përbashkët për të dyja paralelet është: si qeveria Brandt, dhe më shpejt qeveria Schröder kaluan në krizë. Kriza që ngurtësohen në fërkimet e brendshme, shprehje të ashpra dhe që tani dalin sërish në pah: Ftesa për kritikun e Merkelit Viktor Orban nga shefi i CSU-së, Horst Seehofer ishte një akt i ngjashëm jobesnikërie, siç qenë pohimet e Herbert Wehnerit në Moskë për Willy Brandtin (“Zotëria preferon të mbetet i paqartë”). Dhe “Basta kancelari” Schröder e gjen ekuivalentin në deklaratën e Merkelit në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së saj të martën e kaluar: “Aq më bën, po ta kem unë fajin për vërshimin e refugjatëve, ja që tani ata janë këtu!” Mjaft e dukshme që sistemi i saj nervor është i acaruar.

Të gjitha këto janë sinjale. Por kur pak javë më parë SPD diskutonte se kush do t’i humbasë zgjedhjet kundër Angela Merkelit pas dy vjetësh, tani – në dritën e krizës së refugjatëve – papritur duket sikur ka filluar perëndimi kancelaror i gruas më të fuqishme në botë deri tani. I hapur është vetëm fundi: dorëheqje në periudhën legjislative aktuale (si Brandt-i) apo humbje e zgjedhjeve pas dy vjetësh (si Schröder-i)?/DW

Next Post

Gabrielit të Arsenalit i hiqet dënimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfituesit/ Detaje nga ligji i ri: Ja cilat janë pronat për të cilat nuk do paguhen taksa

Rreth 140 mln euro nga rivlerësimi/ Në 6 muaj përfunduan 18.777 aplikime, Tirana kryeson me 7.475 prona

September 9, 2026
Zjarri tek karburanti i “Brrylit”, ekspertja: Mund të jetë shkaktuar nga mungesa e tokëzimit të depozitës

Zjarri tek karburanti i “Brrylit”, ekspertja: Mund të jetë shkaktuar nga mungesa e tokëzimit të depozitës

September 9, 2026
Protesta në ditën e 100-të, paralajmërohet rrethimi i Kryeministrisë përsëri!

Përplasjet në protestën para Kuvendit, lihen të lirë protestuesit e shoqëruar, vetëm një në pranga

September 9, 2026
107 kg kanabis “Gelato” nga Kanadaja kapen në Portin e Durrësit, droga 1.2 mln euro ishte fshehur në kamper

107 kg kanabis “Gelato” nga Kanadaja kapen në Portin e Durrësit, droga 1.2 mln euro ishte fshehur në kamper

September 9, 2026
Republika popullore e protestës

Republika popullore e protestës

September 9, 2026
Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

September 9, 2026
Politikani më i paguar në botë rrit edhe më shumë pagën: Do ta jap për bamirësi

Politikani më i paguar në botë rrit edhe më shumë pagën: Do ta jap për bamirësi

September 9, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

16 mijë studentë të regjistruar në Universitete, më të preferuarat Mjekësia dhe IT

September 9, 2026
Hoxha nga Trieste: Komunikimi publik rreth zgjedhjes sonë evropiane, përparësi strategjike e politikës së jashtme

Hoxha nga Trieste: Komunikimi publik rreth zgjedhjes sonë evropiane, përparësi strategjike e politikës së jashtme

September 9, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 10 Shtator 2026

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com