• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Përdori armën e shërbimit në sherrin në Hamallaj, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore: Gardisti Martin Nikolla u arrestua

by A M
30/07/2023 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se ka arrestuar efektivin e Gardës së Republikës, Martin Nikolli. Ky i fundit, së bashku me anëtarë të tjerë të fisit të tij, kanë dhunuar 2 pjesëtarë të familjes Kaçi paraditen e sotme në Hamallaj të Durrësit.

Martin Nikolli gjatë sherrit ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit, por për fat të mirë nga të shtënat nuk është lënduar njeri, ndërsa policia ka bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) nën drejtimin e Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka arrestuar në flagrancë për kryerjen e veprave penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike” punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor M. N., pasi dyshohet se është përfshirë në një konflikt me sende të forta dhe ka përdorur armën e shërbimit gjatë kohës që nuk ka qenë në detyrë, duke kryer veprime të kundërligjshme.

Veprimet procedurale u kryen mbi bazën e njoftimit për një ngjarje me armë të ndodhur sot në fshatin Hamallaj Durrës, ku punonjësi i Gardës së Republikës ka kryer veprime antiligjore, të cilat kanë sjellë si pasojë dëmtime me dashje të disa shtetasve. Në përfundim të veprimeve të para hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, u krye “Arrestimi në flagrancë” i shtetasit M. N., 50 vjeç, me detyrë N/Oficer Sigurie në Grupet e Shoqërimit, pranë Gardës së Republikës të Shqipërisë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.”

Njoftimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë)

 

Next Post
Nga rekrutimi prej Ndrea Prendit, te shoqërues i Presidentit Topi| Kush është gardisti që qëlloi me armë në Hamallaj

Nga rekrutimi prej Ndrea Prendit, te shoqërues i Presidentit Topi| Kush është gardisti që qëlloi me armë në Hamallaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

February 24, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Shqiptarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut: Një pjesë e heshtur e mozaikut shqiptar

February 24, 2026
Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

February 24, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Pse lidhemi shpejt e ndahemi më shpejt?

February 24, 2026
Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

February 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Shkurt 2026

February 24, 2026
Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

February 24, 2026

Shtyhet me disa orë gjyqi ndaj Veliajt, kryebashkiaku kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore

February 24, 2026
Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Tragjike në Tiranë! Makina përplas për vdekje një 7-vjeçar

February 24, 2026
Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In