Ndërsa gjuetia e midhjeve shkatërron shkëmbinjtë nënujorë të Napolit, policia u bashkua me biologët për të gjetur bandat pas saj.
The Guardian raporton se policia në rajonin e Campania të Italisë pas 3-vitesh hetim ka filluar arrestimet për korrje të paligjshme të një molusku të vogël.
Të njohur si midhje hurme, Lithophaga janë butakë në formë puro që i bëjnë shtëpitë e tyre brenda gurit gëlqeror. Atyre u duhen dekada për tu rritur; diku nga 18 deri në 36 vjet për të arritur vetëm 5 cm në gjatësi, por mund të jetojnë për më shumë se 50 vjet.
Peshkimi ose shitja e midhjeve të hurmës është e paligjshme në BE. Por midhjet e hurmës në Itali janë konsideruar nga disa njerëz si përzierje bimore nxitëse dhe stimulante e seksit. Në tregun e zi 1 kg mund të arrijë deri në 200 €.
Kjo ka çuar në shkatërrimin e shumë shkëmbinjve nënujorë përgjatë bregdetit të njohur Amalfi dhe pirgjeve detare të Capri, ku deri më tani gati gjysma e mureve nënujorë të detit janë sulmuar nga çekiç dhe eksplozivë.
“Ajo që ka mbetur pas një korrje midhjeje është një peizazh i ngjashëm me hënën: shkëmbinj të bardhë pa lënë asnjë formë jete mbi to,” – thotë Giovanni Fulvio Russo, president i Shoqatës Italiane të Biologjisë Detare.
Për 30 vjet, mbledhja e tyre është konsideruar thjesht një kundërvajtje, pa asnjë kërcënim për dënime me burg.