• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ky është ish i dënuari që u ekzekutua në Vlorë, para pak ditësh ishte kthyer nga Spanja

by A R
22/05/2021 00:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një person është vrarë me breshëri plumbash në Vlorë.

Mësohet se viktima është Delon Troqe, 38 vjeç. Policia njofton se 38 vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës, pas plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur në një servis mbas pallatit të sportit.

Viktima kishte 10-15 ditë që ishte kthyer nga Spanja. Mësohet se viktima ka qenë dhe i dënuar më parë, dhe ka bërë disa vite burg, edhe në moshën e adoleshencës.

Troqe ka pasur një servis skafesh në Vlorë, madje dhe në vendin ku u vra kishte një servis.

Nga pamjet e siguruara nga mediat shihet një e afërme e viktimës e cila qan dhe bërtet mbi trupin e pajetë.

Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për prishjen e pazareve të drogës.

Policia ka shkuar menjeherë në vendngjarje, ka ngritur pika kontrolli, dhe ka rrethuar zonën, si dhe janë shoqëruar disa persona që mund të kenë djeni për ngjarjen, njëkohësisht po sekuestrohen edhe pamjet filmike.

Po ashtu në Sherishtë të Vlorës është gjetur dhe një makinë e djegur dyshohet e autorëve, bashkë me dy arme zjarri kallashnikov.

Njoftimi

Rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. T., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit/ve.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin “Sherishtë”, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

/a.r

Next Post
Akuzohej si organizator i shpërndarjes së drogës, arrestohet shqiptari

Akuzohej si organizator i shpërndarjes së drogës, arrestohet shqiptari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xi: OBSH ka krijuar me sukses një model për marrëdhëniet midis fuqive të mëdha

Xi: OBSH ka krijuar me sukses një model për marrëdhëniet midis fuqive të mëdha

September 1, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Jo vetëm në Dallas, Berisha njofton foltoren në New Jersey gjatë vizitës së tij në SHBA

September 1, 2026
Emri/ Partia Demokratike e Kosovës prezanton kandidatin e saj për kryeministër

“Fillimet s’i ka të mira”, kryetari i PDK për kandidaturën e Sejdiut: Po u zgjodh, të jetë president unifikues

September 1, 2026
Frika nga hakmarrja pas referendumit, Islanda kërkon marrëveshje sigurie me BE

Frika nga hakmarrja pas referendumit, Islanda kërkon marrëveshje sigurie me BE

September 1, 2026
Incidenti me dronë në aeroportin e Leipzig, mediat: Qeveria pritet të akuzojë drejtpërdrejt Moskën

Incidenti me dronë në aeroportin e Leipzig, mediat: Qeveria pritet të akuzojë drejtpërdrejt Moskën

September 1, 2026
Fluks turistësh të huaj në Gjirokastër/ 500 mijë vizitorë në 7 muaj, vlerësojnë natyrën dhe mikpritjen

Turizmi në vjeshtë, mediat italiane: Vizitoni Shqipërinë!

September 1, 2026
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

U plagos një ditë më parë në aksident, 19-vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Traumës

September 1, 2026
“Fundjava sjell rritje të temperaturave”, Ja deri në çfarë date do të vazhdojë ‘i nxehti i ferrit’

Temperaturat e larta, mjekja psikiatre: Ndikim te personat me çrregullime të humorit dhe bipolaritet

September 1, 2026
Begaj uron Briken Caljan për medaljen e artë në Taranto 2026: Një rekord i ri që na bën krenarë

Begaj uron Briken Caljan për medaljen e artë në Taranto 2026: Një rekord i ri që na bën krenarë

September 1, 2026
GJKKO dënon Marjus Tafanin me 2 vite e 4 muaj burg, Kristi Bixheku fajtor për përkrahje të autorit të krimit

AGSH kundërshton rregulloren e GJKKO-së: Do ta sulmojmë me çdo mjet

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com