Një 32-vjeçar, azilkërkues nga Iraku, u dënua nga një gjykatë gjermane me 11 vjet burgim, për përdhunimin e dy studenteve kineze.
Nga ADN-ja e gjetur në trupin e te abuzuarave, autoritetet gjermane kanë arritur të dëshmojnë se azilkërkuesi irakian kishte kryer krimin, raporton dpa.
I pandehuri, kishte sulmuar seksualisht studentet, 22 dhe 28-vjeç në afërsi të Universitetit të Bochum, në perëndim të Gjermanisë/a.ç
.