Kreu i “Lega Nord” Mateo Salvini tha në një lidhje direkte në TV se ai, do i kishte tredhur përdhunuesit meshkuj. Tema e diskutimit në TV “LA7” ishte pikërisht përdhunimi ndaj grave dhe për këtë, politikani italian ka dhe një zgjidhje, atë që quhet “kastrim kimik”, një praktikë që sipas tij e përdorin shumë shtete të civilizuara ndaj përdhunuesve.
Tema e përdhunimeve tashmë është bërë një debat kryesor në Europë, pas ndodhive që tronditën qytetin gjerman të Këlnit, ku një sërë refugjatësh sulmuan seksualisht një sërë femrash.
Kryetari i Lega Nord Salvini, njihet për politikat e tij antiemigracion dhe kundërshtisë ndaj Gjermanisë për pritjen e refugjatëve.