• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përçarja ka nisur…

by Artur Ajazi
27/01/2021 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Këmbëngulja e Fatmir Mediut, kryetarit të Partisë Republikane për të mos pranuar “pazare nga Partia Demokratike për zgjedhjet”, është vetëm fillimi i përçarjes së grupimit të çoroditur opozitar. Edhe pse Mediu kishte njëfarë besimi se “Lulzimi nuk do ta zhgënjente, dhe do ti jepte vendin që i takon”, duket se ai  në heshtje ka marrë nga PD përgjigjen e papritur. Fronti opozitar sot më shumë se kurrë është në pikë të hallit. Ai “front”, nuk ka qenë, dhe nuk ka arritur akoma të jetë një “ front antiRama” në realitet, aq më tepër kur kryetarët e partiçkave, kanë 10 muaj që grinden dhe paralajmërojnë largimin, në rast se “nuk futen emrat tanë në krye të listave”. I gjithë sikleti është “emri në listë”, kapja e mandatit të deputetit, dhe jo programet, alternativat, fushata me mbështetësit e lëkundur apo pjesën e zhgënjyer. Opozita përfundimisht ka rënë në “kurthin” e Ramës, dhe nuk ka gjasa të dalë prej andej. Dhe kjo padyshim është  arritje dhe fitore. Fronti i tyre, nuk ka shanse të mbledhë më në sheshe as ithtarët e saj, kur në një rast tjetër opozita duhej të ishte “një hap para qeverisë”. Kjo për faktin sepse ajo (opozita) është  e pabesueshme, tinzare, hipokrite, shpifarake, dhe e paaftë për të ndezur shpresat e mbështetësve të saj. Kjo opozitë që flaku dhe denigroi themeluesit, vlerat e saj për kundërshti programi dhe drejtimi, kjo opozitë që nxit urrejtjen dhe shpik akuza banale ndaj çdo kundërshtari politik me synim pushtetin,sot gjendet në fazën vendimtare të përçarjes. Partia Demokratike edhe pse deklaron se “kemi koalicionin më historik dhe do të fitojmë”, do të pësojë humbjen katastrofike në 25 Prill. Emrat e listës (ata që e kanë marrë miratimin nga Luli) janë duke hedhur baltë mbi çdo arritje dhe sukses të vendit, duke mos kursyer së fundi  as shpifjet bajate me gjoja “bazë burimet hetimore nga Italia”. Lulzim Basha po i shfrytëzon mrekullisht ëndërrimtarët e mandatit, duke i ditur atyre shumë “bëma dhe sekrete” që lidhen me veprimtari antiligjore. Kjo siç duket ka ndezur edhe brënda asaj partie luftën klanore, dhe garën se “kush i shërben  më mirë kryetarit”. Askush prej atyre që sot hiqen si “opozita” dhe i gënjen mëndja se “në 25 Prill do ta rrëzojnë Ramën” pra Saliu, Iliri, Luli e Monika, nuk e kuptojnë se “janë  thjesht  kalimtarët e fundit të këtij tranzicioni të gjatë dhe se karrierat e tyre politike po mbaron”. Por në fakt përçarja e “frontit opozitar” nuk ka nisur me listat emërore të  zgjedhjeve, pasi zanafillën e ka më herët, duke kujtuar  mosmarrëveshjet që lidhen me 30 Qershorin, braktisjen e bashkive, djegien e mandateve, takimet me Ramën, dosjet qesharake të Babales, dhunën ndaj institucioneve, apo dhe  reformën zgjedhore. Mjafton të përmendim se, Partia Demokratike nuk ka mbështetur kurrë një nga kërkesat themelore të LSI dhe partive të tjera të vogla për reformën zgjedhore. Por gjithsesi fakteve të stisura dhe makinacioneve që po mundohen të fshehin aktualitetin brënda “frontit”, një gjë është e sigurtë, përçarja ka nisur, opozita  e vjetër jashtë çdo institucioni, ka të gjitha gjasat të mbetet e tillë edhe pas 25 Prillit, pasi do ti humbë zgjedhjet. Një opozitë e re do të lindë mbi gërrmadhën e saj, mjafton të ketë fizionomi  europiane për të nisur gjithçka nga e para, dhe për ti vërtetuar shqiptarëve se bindjet e tyre djathtiste, nuk kanë asgjë të përbashkët me aleancat e milionerëve të “frontit” parazitist.

Next Post
Akuza për lejen e ndërtimit/ Kryebashkiaku i Kamzës çon në SPAK Xhelal Mziun për shpërdorim detyre

Akuza për lejen e ndërtimit/ Kryebashkiaku i Kamzës çon në SPAK Xhelal Mziun për shpërdorim detyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In