• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përballja Rusi-NATO në Arktik, Lavrov: Aktiviteti i Aleancës në veri, “agresiv”!

by A R
31/08/2026 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia e konsideron praninë dhe aktivitetin ushtarak të NATO-s në Arktik si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e saj. Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një artikull të publikuar nga Ministria e Jashtme në Moskë.

Sipas Lavrov, stërvitjet dhe aktiviteti ushtarak i Aleancës në veri të largët janë “agresive” dhe rrisin rrezikun e incidenteve që mund të çojnë në një përballje të armatosur, me pasoja potencialisht katastrofike.

Në shkurt, NATO nisi misionin “Arctic Sentry”, duke forcuar praninë e saj në rajon, në një kohë kur tensionet me Rusinë janë rritur ndjeshëm pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Moska e sheh Arktikun si një zonë me rëndësi strategjike dhe ekonomike. Rusia disponon flotën më të madhe ushtarake në rajon, përfshirë nëndetëse të armatosura me armë bërthamore, ndërsa po zhvillon edhe rrugën detare të veriut, që synon të lidhë vendin me tregjet aziatike.

Ndërkohë, edhe Norvegjia ka zgjeruar praninë e saj ushtarake në Arktik. Në rajon po shton aktivitetin edhe Kina, kryesisht përmes bashkëpunimit me Moskën.

Rusia ka mohuar vazhdimisht se përbën kërcënim për NATO-n.

Next Post
Nepal: Rreth 1,000 punëtorë të bllokuar në tunele, ekipet e shpëtimit në veprim -

Nepal: Rreth 1,000 punëtorë të bllokuar në tunele, ekipet e shpëtimit në veprim -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com