Shqipër-Serbi, derbi i Ballkanit dhe supersfida e shumë pritur do të jetë në dorë të një italiani. Bëhet fjalë për gjyqtarin italian Nicola Rizzoli i cili do të drejtojë ndeshjen e 8 Tetorit në “Elbasan Arena”.
Ai cilësohet si një nga arbitrat më të mirë në Evropë, por pavarësisht kësaj kjo është një ndeshje mjaft delikate dhe ku priten tensione në fushë mes futbollistëve.










