• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Perandoria’ e vëllezërve shqiptarë në mes të Londrës, që kishte bazë një berberhane

by A R
27/11/2023 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dyshja bënte mbi 4 mijë paund në ditë, me një rrjet shpërndarësish rumunë që e shpërndanin drogën në Derbyshire, Leicestershire dhe Staffordshire.

Droga u dërgohej të paktën 145 përdoruesve në ditë, shpesh e mbështjellë me bileta të lotarive.

Britanikja The Sun, e cila përcjell edhe detajet më lart, ka zbardhur të gjithë mënyrën sesi autoritetet policore arritën të shkatërronin perandorinë kriminale të dy vëllezërve Edmond dhe Eduard Haziri, duke analizuar rreth 1.2 milionë mesazhe, biseda në WhatsApp dhe telefonata.

Edmond Harizi, arrestimi vitin e shkuar
Edmond Haziri, arrestimi vitin e shkuar

Posteri i Scarface

Vëllezërit bënin jetë luksi. Makina të shtrenjta, ora Rolex, rroba të markave si Balenciaga, Alexander McQueen, Louis Vuitton dhe Moncler. Edhe për bashkëshortet e tyre nuk kurseheshin, me këpucë të Christian Louboutin e Valentino. E njëjta gjë edhe për fëmijët.

Edmondi, 36-vjeç, kishte një varëse floriri të veshur me diamandë 30 karatë.

Ai dhe Eduardi, 34-vjeç, kishin caktuar kushërinjtë e tyre Gazmend Hoxha 47-vjeç dhe një shok të vjetër shkolle, Alban Krasniqin, 34-vjeç, ndërmjetës për “Eddie Line”, emri që kishte pasur lavazhi i cili dikur drejtohej nga babai i tyre.

Scarface

Kur policët bastisën banesën e Krasniqit në Blackheath Hill në jug të Londrës, në Mars të 2022-t, ata gjetën në mur një poster të filmit Scarface. Po ashtu policët zbuluan disa telefona celularë, por nuk qenë në gjendje të zbulonin vendndodhjen e telefonit kryesor që përdorej për porositë. Në këtë pikë morën një qen, i cili arriti ta gjente iPhone-in në bahçen e një fqinji, pasi Krasniqi e kishte hedhur nga dritarja. Oficerët arritën të kishin akses në telefon, pasi panë pamjet e kamerave të sigurisë, ku 34-vjeçari shfaqej duke vendosur PIN-in.

Autoritetet e dinin që dy vëllezërit shqiptarë ishin “koka” në tregun e drogës, por nuk ia kishin idenë që drejtonin po ashtu një kazino të jashtëligjshme.

Detektivi Kane Martin nga policia e Derbyshire, që drejtoi operacionin tha se berberhania ishte kamuflazh: “Për kalimtarët nuk mund të kishte dyshime për atë që po ndodhte brenda, por nuk besoj se ai që futej, shkonte për prerje flokësh, pasi qartësisht nuk ishte një vend për t’u qethur”.

Kazinoja

“Strofulla e pokerit që ndodhej në bodrum, menaxhohej dhe operohej nga Edmondi. Ishte një ambient i avancuar dhe i shtrenjtë”.

“Nga dera kryesore dukej si asgjë, por personat futeshin nëpërmjet një korridori pritës, të survejuar nga telekamerat përpara se të lejoheshin të kalonin nga dera që të çonte poshtë në kazino”.

“Në gjykatë paraqitëm prova të disa lojërave pokeri dhe tavolinave të blackjack, ku viheshin baste prej qindra mijëra paundësh ndërkohë që kamarieret shërbenin pije”.

Eduardi menaxhonte restorantin e familjes, D’Angelo, që ndodhej në zonën e pasur të Orpington. Ky ishte po ashtu një vend i rëndësishëm takimi mes vëllezërve dhe të afërmve të tyre për të dorëzuar paratë që vinin nga droga.

Eduard Haziri duke numëruar paratë në kuzhinë

Pamjet e sigurisë të marra nga oficerët e policisë tregonin kriminelët teksa numëronin tufat me para në kuzhinë përpara se t’i fusnin nëpër zarfë.

Prindërit e vëllezërve punonin të dy në lokalin në fjalë, por ndaj tyre nuk janë ngritur akuza.

“Roli i Hoxhës si ndërmjetës ishte shumë i rëndësishëm, pasi ai udhëtonte në Londër për të marrë kokainën dhe dorëzonte të ardhurat. Në Shkurt të 2022, ne besojmë se ata arritën të bënin deri në 4 mijë paund në një ditë të vetme. Krasniqi ishte personi kryesor për operimin e grupit dhe drejtonte Eddie Line. Ishte mjaft i njohur në zonë për shpërndarjen e kokainës me cilësi të mirë nga shqiptarët”, tha më tej detektivi Martin.

Hoxha teksa i kalonte paratë Edmond Hazirit

Kartelet vdekjeprurëse të drogës

“Si pjesë e operacionit na u desh që të ekzaminonim 1.2 milionë të dhëna telekomunikacioni dhe më shumë se 45 telefona të ndryshëm. Kishim një punë të madhe analitike, pasi grupi shpesh i hidhte telefonat që përdorte dhe blinin numra të rinj. Në fund, kur paratë shkuan në Londër, ishim në gjendje të provonim se nga ku po vinin”.

Hetimet e policisë nisën në fillim të 2020-s, pasi oficerët dalluan një shofer makinë që po kryente lëvizje të dyshimta në zonën e Swadlincote të Derbyshire. Dyshimet se ai kishte lidhje me shpërndarjen e drogës, bënë që të niste operacioni i koduar Wildflower (shqip. Lulja e egër).

Përgjimet dhe ndalesat e makinave e lidhën rrjetin me vëllezërit.

“Vëllezërit ishin në krye dhe larg bazës së klientëve, duke mos u përfshirë në zinxhirin e operacionit. Por ne e dinim që ishin ata që e drejtonin Eddie Line”, shtoi më tej detektivi.

Policia ndërmori një seri operacionesh Marsin e vitit të shkuar. Gjykata e Derby u njoh me faktin se banda kishte qarkulluar një sasi prej 9 kilogramë kokainë, e cila përllogaritet se kapte një vlerë prej 1.1 milionë paund.

Krasniqi, Edmond dhe Eduard Haziri, Hoxha dhe anëtarë të tjerë të bandës

9 persona u dënuar me 70 vjet burg në total për rolet e tyre në këtë sipërmarrje, përfshirë dy vëllezërit. Edmondi u dënua me 15 vjet heqje lirie, ndërsa Eduardi me 15 vjet e 6 muaj. Hoxha u dënua me 11 vjet, Krasniqi me 9 vjet.

The Sun shkruan se përgjatë 20 viteve të fundit, “kriminelët shqiptarë kanë vënë nën kontroll tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, pasi krijuan aleancë më kartelet vdekjeprurëse të Amerikës Latine. Më famëkeqja është Hellbanianz, e vendosur në Londrën lindore”.

Burimi: The Sun

/a.r

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Për ata që duan të “rregullojnë” Berishën me SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

August 30, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Si e vrau algoritmi protestën qytetare në Tiranë

August 30, 2026
Tokat e zaptuara, emrat e 870 pronarëve që kompensohen

“Ngërçi” tek kthimi i pronave, kreu i ATP tërheq vëmendjen: Rifreskoni adresat

August 30, 2026
Ankimi i maturantëve për provimin/ Drejtoresha e QSHA: Në test kishte pyetje për të gjitha nivelet!

Çfarë zgjodhën maturantët? Të orientuar nga tregu i punës, kryeson mjekësia dhe IT

August 30, 2026
VIDEO/ Hyri me Jet Ski në zonën e pushuesve, bllokohet mjeti dhe gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi në Ksamil

VIDEO/ Hyri me Jet Ski në zonën e pushuesve, bllokohet mjeti dhe gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi në Ksamil

August 30, 2026
Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

August 30, 2026
Si u përdor Whatsapp për transferimin e miliona eurove për krim e ekstremizëm

Si u përdor Whatsapp për transferimin e miliona eurove për krim e ekstremizëm

August 30, 2026
A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira

A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira

August 30, 2026
Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë

Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë

August 30, 2026
Lideri suprem i Iranit akuzon SHBA-të dhe Izraelin: Po nxitin përçarje mes myslimanëve në mbarë botën

Lideri suprem i Iranit akuzon SHBA-të dhe Izraelin: Po nxitin përçarje mes myslimanëve në mbarë botën

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com