• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për ata që duan të “rregullojnë” Berishën me SHBA

by Mero Baze
27/11/2023 08:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një problem të madh logjikë me aktorët e tjerë të opozitës që duan të përdorin Berishën për tu dukur si ndërmjetës mes tij dhe SHBA. E kam fjalën këtu për gjithë ata partnerë të vegjël të Berishës, që në fakt duhen vetëm për kartëvizitë e jo për vota, por dhe të tjerë brenda fraksioneve të PD që duan të përfshihen me Berishën duke bërë sikur janë dhe me Berishën dhe me SHBA.

I gjithë ligjërimi i tyre politik, vërtitet rreth idesë se SHBA ose është “penduar”, ose do të “pendohet”, ose po bën diçka që të pajtohet me Berishën. Është shumë qesharake e gjitha çfarë thonë se e dinë më mirë se të tjerët se është gënjeshtër, por nuk e kuptoj përse duhet të harxhojnë energji me një tezë e cila vlen vetëm për të gënjyer mbështetësit më idiotë të Berishës që të mos e lënë dhe ata Berishën.

Nuk kam gjë me përzgjedhjen e tyre pro Berishës. Nuk është ndonjë krim që të bëhesh me të dhe në vitin 2023, pasi budallallëku nuk është krim, është sëmundje, por thjesht duhet ta pranosh me vetëdije, se nuk je duke luftuar për të fituar pushtet, por të mbrojtur dikë, që i ka punët keq ndërkombëtarisht dhe politikisht.

Por nëse do të bëhesh me Berishën, duhet të adoptosh qëndrimet e Berishës dhe të vërtetat e Berishës.

Së pari duhet ta dënosh SHBA pse e ka shpallur “non grata” dhe jo të shpikësh broçkulla të tipit “SHBA është penduar” “SHBA do t’ia heq Non Gratën”, “SHBA ka kuptuar gabimin” etj. Asgjë nga këto nuk është e vërtetë dhe SHBA e përsërit këtë sa herë këta përsërisin gënjeshtrat e tyre.

Për këtë arsye ata në vend ta ndihmojnë Berishën e varrosin dhe më keq se herë pas here detyrojnë SHBA të deklarohet dhe të rivarros Berishën.

Nëse këta duan ta ndihmojnë Berishën, duhet të bëjnë një rezolutë kundër SHBA dhe të bashkohen të gjithë në qëndrimin që jemi kundër SHBA, Britanisë së Madhe po ashtu dhe BE dhe jemi me Berishën.

Kaq e thjeshtë është.

Pas kësaj, ata janë vërtet aleatë të Berishës. Kurse kështu që duan të jenë dhe me SHBA dhe me Britaninë e Madhe dhe me Berishën, janë qesharakë, pasi as Berishën nuk e ndihmojnë dhe as ndërkombëtarët nuk i bëjnë dot partnerë.

Së dyti duhet t’ia bëjnë të qartë elektoratit të tyre se bashkë me Berishën duan të fitojnë pushtetin kundër vullnetit të SHBA, BE, Britaninë së Madhe dhe kujtdo tjetër. Pra duhet të marrin pozicion kundër tyre, dhe jo të bëjnë sikur janë dhe me ata dhe me Berishën.

Dhe së fundmi, një gjë që vlen me shumë për deputetët e PD që bashkë me Gazmend Bardhin i janë afruar Berishës. Mos u afroni me Berishën duke menduar se i rregulloni atij biografinë duke i thënë që ne jemi edhe me SHBA, por dhe me ty.

Sali Berisha ka një shkollë politike të qartë. Ai të do ose me atë ose kundër tij. Në këtë rast atij nuk i duheni të jeni dhe me SHBA dhe me atë. Atij i duheni ose me atë kundër SHBA, ose me SHBA kundër tij, siç është Basha.

Ai urren të gjithë ata që duan të jenë me dy palë. Ndaj mos rrezikoni të humbisni dhe Perëndimin dhe Berishën. Bëhuni me njërin. Në këtë rast jeni nisur tek Berisha dhe bëhuni qartë me të, se do ngeleni pa punë pas disa muajsh.

Next Post
Ngjarje makabër, babai vret 3 vajzat e mitura dhe dorëzohet në polici

Ngjarje makabër, babai vret 3 vajzat e mitura dhe dorëzohet në polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Disa sugjerime rreth paqartësive lidhur me zgjedhjen e Qeverisë dhe Presidentit të Republikës

Disa sugjerime rreth paqartësive lidhur me zgjedhjen e Qeverisë dhe Presidentit të Republikës

July 3, 2026
Lamallari: Propaganda për regjimin iranian ka pasoja, do të veprojmë ndaj çdo rasti

Lamallari: Propaganda për regjimin iranian ka pasoja, do të veprojmë ndaj çdo rasti

July 3, 2026
“Nëse ta kthejnë vezën mbrapsht, ti ankohesh”, Braçe përballet me protestuesen para Kuvendit

“Nëse ta kthejnë vezën mbrapsht, ti ankohesh”, Braçe përballet me protestuesen para Kuvendit

July 3, 2026
Hoxha: Administrata publike po kalon një transformim të thellë drejt standardeve të BE-së

Hoxha: Administrata publike po kalon një transformim të thellë drejt standardeve të BE-së

July 3, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Rama po kërkon të bëjë një kurth, do t’i afiliojë protestën Berishës

July 3, 2026
Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus

Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus

July 3, 2026
Të shtëna me armë te mbikalimi i Rinasit, një person i plagosur, detajet e para

Grabitën me armë çiftin gjerman dhe u morën 500 euro, arrestohet 16-vjeçari. Një në kërkim

July 3, 2026
Golat e yjeve në Botëror u kushtojnë miliona kompanive të basteve

Golat e yjeve në Botëror u kushtojnë miliona kompanive të basteve

July 3, 2026
Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

July 3, 2026
Të quash Luigj Gurakuqin “makiavelist” në mes të Shkodrës, është guxim apo mosdije?

Shkupi dhe shtatorja e Skënderbeut

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In