• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për UÇK-në e luftës, UÇK-në e stadiumit dhe UÇK-në e Saliut

by Mero Baze
09/06/2025 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një nga krenaritë më të mëdha të historisë së shqiptarëve në fund të shekullit të kaluar, pasi përmbylli një proces dhjetëvjeçar të pavarësimit të Kosovës nga Serbia, duke u bërë aleate me Perëndimin në fazën finale të çlirimit. Ajo nuk do të mund të bëhej kurrë nëse nuk do të ishte Shqipëria si territor, si ndihmë ushtarake dhe si mbështetje politike dhe njerëzore. Një ushtri pa territor, pa armatime dhe pa mbështetje aty ku vepron, nuk ekziston. Shqipëria ishte territori fizik i UÇK-së, ku ajo armatosej, stërvitej, mbështetej dhe pastaj futej në Kosovë. Në këtë pikë, mund të themi se ajo nuk është thjesht një formacion ushtarak gueril i Kosovës, por i gjithë shqiptarëve.

Kështu që na kurseni nga pretendimet për pronësi mbi UÇK-në dhe mbi historinë e saj, pasi shumica e atyre “patriotëve” që tundin flamurin e saj në stadium, kanë lindur pas UÇK-së, dhe ka gjasa që shumë prej tyre, po të kishin qenë gjallë në atë kohë, do të kishin qenë dezertorë të saj.

UÇK-ja e stadiumit “Air Albania” me UÇK-në e luftës nuk kanë asnjë lidhje. UÇK-ja e luftës së Kosovës kishte përballë ushtrinë serbe, dhe jo futbollistë serbë. Dhe ajo ja doli falë avionëve të NATO-s dhe ushtrisë më të madhe në botë që është ajo e NATO-s.

UÇK-ja e stadiumit do të donte të fitonte “betejën” e saj me 11 futbollistë serbë në fushë, pa e thirrur askush në ndihmë. Por ndeshjet e futbollit kanë rregullat e tyre dhe jo rregullat e luftës.

Njerëzit më të interesuar që në stadium të ishin këta “tifozët” e UÇK-së, ishin vetë serbët. Ata, ende pa filluar ndeshja, paralajmëronin pikërisht praninë e tyre dhe dhunën e mundshme. Edhe tre gotat me birrë që u hodhën nga shkallët e stadiumit në fushë, për pak e penalizuan dhe e ndërprenë ndeshjen, duke ua realizuar 100 për qind objektivin serbëve.

UÇK-ja ka lindur për t’ia prishur planet dhe objektivat Serbisë, dhe jo për ta ndihmuar t’i realizojë ato — siç për pak ndodhi në “Air Albania”.

Nëse UÇK-ja e stadiumit do të ishte vazhduese dhe përfaqësuese e UÇK-së së luftës, do të duhej të kishte të njëjtin objektiv me Shqipërinë dhe jo me Serbinë. Objektivi i Shqipërisë ishte të kishim një publik të kultivuar dhe paqësor, që të mos na dëmtonte ndeshjen dhe të fitonim kundër Serbisë. Objektivi i Serbisë ishte si ta prishte ndeshjen përmes “UÇK-së së stadiumit”. Për fat, Serbia nuk e arriti objektivin e saj, falë ndërhyrjeve profesionale të policisë shqiptare, për të cilat duhet vlerësuar.

Dhe së fundi, u shfaq edhe një “fans” i orës 25 të UÇK-së: Sali Berisha. Kur lindi UÇK-ja dhe ajo ishte në kulmin e organizimit të saj, ai ishte armiku kryesor i saj. E denoncoi atë në mediat ndërkombëtare, në Senatin e Francës dhe në Asamblenë Parlamentare, duke bërë dëshmi për krime kundër shqiptarëve nga drejtuesit e saj. Bëri thirrje që të mos firmosej Marrëveshja e Rambujesë, me qëllim që të dështonte ndërhyrja ndërkombëtare në Kosovë dhe UÇK-ja të mbetej e vetme përballë ushtrisë serbe. Arrestoi gjithë krerët e UÇK në Shqiperi që nga Pajazati , Thaçi Adem Jashari etj, dhe zhduku një nga veprimtarët e saj Remzi Hoxha. Edhe sot, vazhdon t’i akuzojë drejtuesit e saj, veçanërisht Hashim Thaçin, si kriminelë lufte.

Befas, edhe ky dje u shqetësua pse nuk u realizua objektivi i Serbisë për t’ia prishur ndeshjen Shqipërisë në stadiumin “Air Albania”.

Tani, kur e mendon që fëmijët e tij e kanë gjyshen serbe, ndoshta e ka hak që mban anën e Serbisë, dhe që u mërzit që ajo nuk arriti objektivin e saj për prishjen e ndeshjes. Por të paktën të mos e bëjë pis UÇK-në — se boll i ka rënë në qafë.

Nga tre UÇK-të e djeshme në stadium, ajo e vërteta nuk ka punë me ndeshjen. Ajo u shfaq në skenë dhe hyri në histori atëherë kur duhej. Këto UÇK-të e stadiumit dhe të Saliut, janë thjesht të shqetësuar që serbët nuk ia dolën dot të prishnin ndeshjen në Tiranë përmes siglës së UÇK-së.

Nuk i ndihmojmë dot.

Next Post
Trump fut në “listën e zezë” Kamala Harris dhe Hillary Clinton, s’do kenë më akses mbi informacionet e klasifikuara

Hyn në fuqi urdhri i Trump, qytetarëve nga 12 vende u ndalohet hyrja në SHBA

Comments 2

  1. Builder says:
    8 months ago

    Shumë shkrim koherent, me këmbë në tokë, dhe analizë korrekte me balancim të historisë.
    Sa për UÇK, përveç sa sipër, do të shtojsha se dje u pa qartë dhe mirë (mendimi im) se penetruan në stadium, edhe “diversantët” e Albin Kurtit, të cilët nën petkun patriotik dhe të UÇK, u munduan të krijonin incidentet të cilat i pamë të gjithë, me qellimin e vetëm se si e si, të prishnin imazhin pozitiv qe Shqipëria ka në opinionin nderkombëtar. “Diversantet” e Albin Kurtit, u munduan të korruptojnë policët, për të futur sende të paligjshme në stadium, vetëm e vetëm të krijonin incidente, për ti sherbyer Serbisë.
    Tentativa e Albin Kurtit, deshtoi keq, dhe për me tepër, sot, kishte dale me pershendetje për këtë ndeshje, si çmos kurrë ka ndodhur më parë nga ai.
    Prandaj, i bëj thirrje organeve përkatese, të analizojnë e zberthejnë mirë këtë punën e “diversanteve” kosovare të Albin Kurtit.

    Reply
  2. ppa says:
    8 months ago

    Si gjithmone, pikat mbi “i”!

    Reply

Leave a Reply to Builder Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ti ma more zemrën”, Shtëpia e Bardhë bën bujë me kartolina politike për Shën Valentin

“Ti ma more zemrën”, Shtëpia e Bardhë bën bujë me kartolina politike për Shën Valentin

February 14, 2026
Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

February 14, 2026
Kur bëhet regjistrimi/ Universitetet publikojnë listat e fituesve: Ja ku mund t’i shikoni përgjigjet

Universitetet në alarm: 40% e të diplomuarve punojnë jashtë profilit

February 14, 2026
Letra e fundit e dashurisë, sekreti i Shën Valentinit

Letra e fundit e dashurisë, sekreti i Shën Valentinit

February 14, 2026
Harry Bajraktari letër presidentit Trump: SHBA të garantojë gjykim të drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së

Harry Bajraktari letër presidentit Trump: SHBA të garantojë gjykim të drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së

February 14, 2026
Projekti TID / Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor

Projekti TID / Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor

February 14, 2026
Kriza e Washington Post të Jeff Bezos, çfarë po ndodh me shtypin amerikan?

Kriza e Washington Post të Jeff Bezos, çfarë po ndodh me shtypin amerikan?

February 14, 2026

Protestat e PD/ Kthupi: Berisha po injorohet nga faktori ndërkombëtar, partitë s’duhet të ushtrojnë dhunë

February 14, 2026

Rasti i Veliajt, media amerikane: SPAK ka zëvendësuar pavarësinë gjyqësore duke arritur rezultate politike nën petkun e ligjshmërisë

February 14, 2026
Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In