• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për trushpëlarët e Berishës që mu vërsulën mua dhe plani për rrëzimin e shtetit

by Dritan Hila
06/08/2022 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Nisur nga një video-koment që bëra lidhur me aksidentin tragjik të Himarës, ku shpjegoja teknikisht arsyet e aksidentit dhe çfarë duhet të bëjmë që të mos ndodhin rishtas, është shkëputur nga konteksti, çfarë them dhe përdoret për të ndezur revolucionin popullor.

Kush ka parë video-komentin e plotë e ka të qartë që nuk justifikohet ngjarja dhe autori, por trushplarëve iu mjafton ajo që iu ofron Berisha, dhe jo e vërteta.

Pas “Syrit”, tani e kanë marrë stafetën rrogëtarët në të zezë të Berishës dhe Metës.

Lidhja e emrit tim me qeverinë Rama, duke manipuluar faktet, nga momenti që shteti ndërmori hapat institucionalë për të zbardhur ngjarjen dhe dënuar autorin, ka si qëllim të sajojë një target që i çon tek Rama dhe të nisin demontimin e shtetit. Kjo është një praktikë që Berisha e ka përdorur në vitin 1991 kur rrëmbyen katër arkivolë dhe rrëzuan shtetin. Që nga ajo ditë Policia nuk e mori më veten.

E kanë bërë në 98-ën kur me arkivolin e Azem Hajdarit sulmuan dyert e Kryeministrisë; e kanë bërë sa herë ndonjë kriminel vritej në përpjekje me forcat e rendit duke e shpallur hero të PD dhe e kanë bërë edhe pasi dolën nga Kuvendi duke sulmuar më shumë se godinat e Edi Ramës, Policinë e shtetit të shqiptarëve. Po e bëjnë sot, duke identifikuar një bandit si Arjan Tase me gjithë trupën policore, duke kërkuar që të implikohet e gjithë Policia.

Këtë radhë makabriteti i Berishës po arrin majat duke përdorur arkivolin e një foshnjeje.

Nuk besoj se ka mbetur njeri në Shqipëri që nuk iu dhimbs foshnja, sikurse nuk ka mbetur njeri pa përbuzur Arjan Tasen.

Por në këto momente ajo që duhet të bëjë shteti është të ruajë gjakftohtësinë dhe mos bjerë në panik. Një kokainoman apo kriminel gjendet edhe në rradhët e Policisë, sikurse edhe në krye të opozitës. Një hajdut dhe minues demokracie si Berisha, që hedh turmën kundër institucioneve të shtetit, gjendet edhe në krye të opozitës por ai nuk përfaqëson çdo opozitar të këtij vendi, apo çdo qytetar të indinjuar.

Berisha dhe Meta kane për qëllim ta çojnë vendin në anarki, në mënyrë që qytetarët të vijnë në pikën, që më mirë të pranojnë pushtetin kleptokrat të dyshes, sesa anarkinë e rrugës. Këtë ka praktikuar Berisha, në gjithë karrierën e tij, herë duke djegur vendin dhe herë, kur me tufën e komitëve dilte rrugëve të Tiranës; sa me arkivol në dorë, sa me premtimet për arkivole.

Karriera e tij politike kalon nëpërmjet destabilizimit të shoqërisë, sulmit permanent ndaj institucioneve, duke synuar t’i çojë njerëzit në zgjedhjen e dëshpëruar, që më mirë në fund pranon dhunën shtetërore të Berishës, si më pak e keqe, krahasuar me dhunën e tij të rrugës.

Mitingu i djeshëm tregoi se prania e Berishës dhe Metës në miting përdhosi dhimbjen e qytetarëve. Janë miliona ata që iu dhimbs ajo foshnjë, që duan siguri në plazhe, në rrugë, në shtëpi dhe dënimin e autorit, por këtë nuk e presin nga dyshja që ishte dje në shesh.

Detyra e shtetit është të japë drejtësinë dhe mos të lejojë llumin e rrugës dhe demagogët që iu prijnë, t’i imponohet shumicës. Kush ka të drejtë, pastaj, e vendosin qytetarët në votimet e ardhshme./dritare.net

Next Post
Pronarët e mjeteve lundruese: Duhet të ikim në punë se kemi kredi. Efektivi i Kufirit: Do iu kontrollojnë dokumentet e do dilni në lundrim

Pronarët e mjeteve lundruese: Duhet të ikim në punë se kemi kredi. Efektivi i Kufirit: Do iu kontrollojnë dokumentet e do dilni në lundrim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

October 22, 2026
Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

October 22, 2026
VIDEOLAJM / Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

VIDEOLAJM / Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

October 22, 2026
Reshjet e shiut përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë, alarm për bizneset e automjetet

Reshjet e shiut përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë, alarm për bizneset e automjetet

October 22, 2026
Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

October 22, 2026
Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In