• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Për t’i identifikuar nëse vriten, fëmijëve në Gaza u shkruajnë emrin në trup”

by A R
24/10/2023 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ulur brenda spitalit Al-Shifa në qytetin e Gazës, në mes të kaosit, 35 vjeçari Ahmed Abu Al-Saba po shkruan emrin e tij në krah.

“Ne shkruajmë emrat tanë në duart tona dhe emrat e fëmijëve tanë në duart e tyre për të mundësuar që trupat tanë të identifikohen nëse vdesim prej shpërthimit të bombave”, është shprehur ai për mediat e huaja.

E dhimbshme të mendosh se emrat përdoren për një qëllim të tillë, në një vend që duket sikur i përket një planeti tjetër. Qindra fëmijë në Gaza rreshtohen brenda spitalit për të shkruar emrat në krahët e tyre.

Që prej nisjes së konfliktit (7 Tetor) janë vrarë rreth 2055 fëmijë palestinezë nga sulmet ajrore. Duke vrapuar për jetën e tyre mes rrënojave të shtëpive të tyre, palestinezët e vuajtur janë siguruar që ata të identifikohen në rast se ata janë të radhës në sulmet e synuara nga forcat izraelite.

Siç duket, ata që japin urdhër për hedhjen e bombave “nuk bëjnë asnjë diferencim”. Lagjet e shkatërruara në Gaza, mbi një million njerëz që po përpiqen të zhvendosen diku tjetër e mijëra të plagosur brenda spitaleve thuajse të rrënuara. Këto janë skenat e vetme sot në Gaza!

Të paktën 5,087 palestinezë, duke përfshirë 1,023 gra dhe 2,055 fëmijë, janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, ndërsa 15,273 të tjerë janë plagosur. Ndërsa nga pala tjetër, janë vrarë 1400 izraelitë.

Sami Al-Arian, akademik palestinez, thotë se Izraeli po përdor bomba të prodhuara nga Amerika.

“Në botën e tyre, fëmijët palestinezë nuk meritojnë të jetojnë, ndërsa kriminelët izraelitë mbrohen dhe lavdërohen”, tha Al-Arian.

Kujtojmë se e gjitha nisi më Tetor kur Hamasi nisi operacionin “Al Aksa Flood” duke rrëmbyer dhjetëra persona. Më tej Izraeli pasoi me lëshimin e një sërë raketash në Gaza në formë hakmarrjeje.

/a.r

Next Post
EMRI/ Furnizonte grupet kriminale me municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

EMRI/ Furnizonte grupet kriminale me municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i Strasburgut për Rumaninë, i pret hovin gjyqtarëve shqiptarë që i rritën vetë pagat e tyre!

Vendimi i Strasburgut për Rumaninë, i pret hovin gjyqtarëve shqiptarë që i rritën vetë pagat e tyre!

October 22, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

October 22, 2026
Rama dhe Vuçiç i shkruajnë Brukselit: Na integroni tani në tregun e përbashkët dhe në Shengen!

“Ka bërë një gabim”- Vuçiç mesazh Ramës: Edi, je treguar i butë me protestuesit! Ai është një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë!

October 22, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Rregullorja e një korridori nuk mund të “pastrojë” gjykatën nga avokatët

October 22, 2026
Protestuesit refuzojnë për herë të tretë dialogun, Rama ironizon: “Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri…”

Protestuesit refuzojnë për herë të tretë dialogun, Rama ironizon: “Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri…”

October 22, 2026
Ministrja socialiste: Protesta e studentëve po përdoret politikisht, qeveria mbetet e hapur për dialog

Ministrja socialiste: Protesta e studentëve po përdoret politikisht, qeveria mbetet e hapur për dialog

October 22, 2026
Kremlini: Abu Dhabi mund të presë raundin e ri të bisedimeve Rusi-SHBA-Ukrainë

Kremlini: Abu Dhabi mund të presë raundin e ri të bisedimeve Rusi-SHBA-Ukrainë

October 22, 2026
Rusia akuzon SHBA-në për pengesa në pjesëmarrjen e saj në bisedimet e G20-ës

Rusia akuzon SHBA-në për pengesa në pjesëmarrjen e saj në bisedimet e G20-ës

October 22, 2026
Analizё e mendimeve tё protestuesve bazuar nё deklaratat e tyre

Analizё e mendimeve tё protestuesve bazuar nё deklaratat e tyre

October 22, 2026
Frikë nga përshkallëzimi i ri, BE koordinohet me Arabinë Saudite në Detin e Kuq për mbrojtjen e anijeve tregtare

Frikë nga përshkallëzimi i ri, BE koordinohet me Arabinë Saudite në Detin e Kuq për mbrojtjen e anijeve tregtare

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In