• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Për të luftuar koronavirusin/ FMN miraton 174 mln euro mbështetje emergjente për Shqipërinë

by Java News
10/04/2020 22:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bordi Ekzekutiv i FMN-së njoftoi se miratoi sot (rreth 190.5 milionë dollarë ose 174 milionë euro, 100 për qind e kuotës) mbështetje emergjente për Shqipërinë nën Instrumentin e Shpejtë të Financimit (RFI) për të përballuar nevojat urgjente të bilancit të pagesave, që rrjedhin nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19 dhe pas tërmetit të fortë që goditi vendin më parë. RFI-ja u ofron ndihmë të shpejtë financiare vendeve anëtare që përballen me një nevojë urgjente për mbulimin e bilancit të pagesave, pa pasur nevojë për një program ekonomik apo rishikime.

Instrumenti mund të ofrojë mbështetje për një sërë nevojash urgjente, përfshirë ato që rrjedhin nga goditje në çmimet e mallrave të bursës, fatkeqësi natyrore, konflikte dhe situatat pas konfliktit.

Ndihma financiare nën instrumentin e RFI-së ofrohet në formën e disbursimit të menjëhershëm. Për shkak të dy goditjeve të njëpasnjëshme (tërmeti dhe pandemia COVID-19) aktiviteti ekonomik në Shqipëri mund të pësojë tkurrje domethënëse në vitin 2020, për t’u ndjekur nga një rimëkëmbje në vitin 2021. Duke parë situatën që është në zhvillim të vazhdueshëm, këto parashikime janë subjekt i një pasigurie të lartë dhe rreziqe me kah nga ulja.

Në përfundim të diksutimeve të bordit, z. Tao Zhang, zv.drejtori i përgjithshëm dhe kryetari në detyrë lëshoi deklaratën e mëposhtme.

“Tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia aktuale e COVID-19 kanë shkaktuar vështirësi të konsiderueshme dhe ndërprerje të aktivitetit ekonomik në Shqipëri. Këto dy goditje të njëpasnjëshme pritet që të krijojnë presione të mëdha fiskale dhe një nevojë urgjente për bilancin e pagesave përkundrejt shtrëngimit të kushteve financiare botërore.

“Përgjigjja e autoriteteve ndaj goditjeve ka qenë në kohën dhe drejtimin e duhur. Në përgjigje të pandemisë COVID-19, autoritetet kanë ndërmarrë masa shtrënguese për kontrollin dhe ngadalësimin e përhapjes dhe kanë shpallur një paketë fiskale prej 1.4% të PBB-së për të siguruar kujdesin e duhur shëndetësor dhe mbështetje për familjet dhe bizneset e prekura. Vendimi i fundit i Bankës së Shqipërisë për të ulur normën kyçe të interesit është gjithashtu i mirëpritur.

“Për të kufizuar ndikimin e Covid-19 është e nevojshme të rritet në mënyrë të konsiderueshme deficiti fiskal në 2020. Eshtë e rëndësisë kritike që të sigurohen shpenzime të mjaftueshme për kujdesin shëndetësor dhe mbështetje për qytetarët dhe firmat që janë dëmtuar nga pandemia Covid-19. Autoritetet shqiptare mbeten të angazhuara për të siguruar stabilitetin makroekonomik. Kur këto goditje të jenë tejkaluar, do të jetë e rëndësishme që borxhi të kthehet në një trajektore të qartë rënëse.

“Fondi është i gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë të luftojë pandeminë dhe për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike”.

g.kosovari

Next Post
Doktori shqiptaro-amerikan: Ne shqiptarët jemi trima, por sot trimëria është të qëndrosh në shtëpi

Doktori shqiptaro-amerikan: Ne shqiptarët jemi trima, por sot trimëria është të qëndrosh në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com