Për të keqen duhet folur

Nga Mirela Kumbaro/

Në ditë si kjo ka dhe një kohë për të reflektuar dhe për të kuptuar se e keqja nuk fshihet duke e fshehur, as duke u fshehur vetë pas gishtit.

Për të keqen duhet folur, duhet përballur; madje sa më shumë të ketë debat për të keqen e së shkuarës aq më shumë duhet folur për të.

Diktatura ka qenë bashkudhëtare e jetës sonë, është pjesë e modernitetit shqiptar. Ajo nuk zhbëhet duke bërë sikur nuk ka qenë siç në fakt ka qenë por,

– duke u dhënë sa më shumë njerëzve mundësinë të shprehen për atë që mbajnë mend ose për atë që kanë përjetuar,

– duke nxjerrë në dritë dokumente autentike të kohës dhe

– duke i bërë vendet të flasin.

Nuk ka cep të Shqipërisë që të mos ketë dëshminë e vet për të vendosur një gur në tablonë 40 vjeçare të diktaturës më të egër në Europë.

Tepelena është një vend i tillë ku dëshmitë flasin ende. Brezi ynë e ka për detyrë t’i bëjë këto. Më vonë historianët le ta shkruajnë Historinë.

Do të jetë një proces i gjatë komunikimi me të tilla vende, dhe për këtë duhet shumë punë, shumë durim, por edhe shumë besim. Kjo punë ka filluar.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991 është në rrugën e mbarë dhe ka gjithë autoritetin e instrumentet e duhur për të bërë, më në fund, bashkë njerëzit, dokumentet dhe vendet.

Edhe një herë, mos u shqetësoni për historiografinë. Atë le ta debatojnë dhe ta shkruajnë historianët, në mos këta të sotmit, ata të brezave që vijnë. Edhe ky është një proces që do të marrë kohën e vet.

E shkuara nuk ka vdekur, ajo madje as nuk ka kaluar, thotë Faulkner.

Takim me të shkuarën në Tepelenë në 23 gusht, “Diten Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare”

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com