• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për të gjithë ata që paragjykojnë Eduard Selamin

by Mero Baze
05/07/2017 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Eduard Selami është vënë nën zjarr nga shumica e kundërshtarëve të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, për shkak të asaj që ata e quajnë “Kandidat fallco” dhe të dyshuar si i komanduar nga dyshja Berisha- Basha. I futur në garë pa kushte për rregullat e shkelura me të dy këmbët nga Basha, i regjistruar si kandidat edhe pse nuk e di kush do të votojë për të, pasi PD nuk bën publike as listat e trupës votuese të saj, dhe komod si një kandidat jo agresiv, Selami në fakt i plotëson gjithë kriteret të paragjykohet në këtë garë.

Unë e njoh Eduard Selamin dhe historinë e tij të vështirë dhe afatgjatë për demokraci brenda Partisë Demokratike.

Nëse një ditë do të shkruhet historia e asaj partie, i vetmi njeri i cili ka nisur një betejë të vërtetë reale në vitin 1994 për standarte demokracie brenda asaj partie, është Eduard Selami. Ai është përballur jo me kunatin e Lulzim Bashës, që me një shkelm bythëve e nxjerr nga zyra kushdo që ka këllqe, por me shtetin e Sali Berishës, me një trupë paramilitare që mbronte pushtetin e tij okult, me njerëz të dhunshëm që nuk e lejuan as të hyjë në mbledhjen që e shkarkuan pa e dëgjuar, dhe më pas e detyruan të largohet nga Shqipëria.

Për gati 17 vite rresht ai qëndroi në SHBA, por gjithmonë si një gozhdë e ngulur në trurin e Sali Berishës, me përpjekjen për ta vazhduar betejën kundër tij.

Ai erdhi në shkurt të vitit 1997, disa ditë para se Shqipëria të zhytej në flakë, në përpjekje për ta shpëtuar PD nga kursi katastrofik ku po e fuste Berisha, dhe unë nuk arrita dot as ta çoja tek Sali Berisha nga refuzimi i fortë i këtij të fundit, i cili kishte paranojën se e kishin dërguar t’i zinte vendin.

Për 15 vite më pas ai ka refuzuar vazhdimisht çdo ofertë të Berishës me ndërmjetës, për të qenë pjesë e PD, dhe në vitin 2005 e refuzoi atë direkt dhe në telefon.

Ai erdhi në Shqipëri në vitin 2007 dhe i dha një mbështetje fushatës së Sokol Oldlashit, edhe pse nuk njiheshin, dhe u qesëndis nga shumica e lidershipit të PD për betejën e tij kundër Berishës në të shkuarën. Janë po këta që sot po i telendis kunati i Lulzim Bashës dhe s’po ja dalin dot.

Në vitin 2013, ai pranoi të shkojë në PD, kur anija po mbytej. Dhe atëhere e shanë dhe sulmuan shumë vetë, por ai tregoi se ishte duke respektuar betejën e tij 17- vjeçare për të qenë pjesë e partisë ku ka qenë kryetar i saj, në kohën që Basha hante fara në Hollandë.

Tani ka një sërë sulmesh të padrejta mbi të dhe mbi të gjitha, shumë paragjykime. E di që është e lehtë të keqkuptohesh me një njeri që tenton ta bëjë PD ashtu siç nuk ka për t’u bërë kurrë, por ai nuk është në këtë garë për të fituar ndaj Bashës, por për të fituar ndaj vetes. Ai është për të verifikuar nëse ja ka vlejtur të luftojë për një PD me standarte demokratike dhe për të provuar se çfarë është PD pas Berishës.

Unë shpresoj se Eduard Selami do t’i bëjë punë garës brenda PD më shumë se Patozi, Topalli, Bregu, Mustafaj, Imami dhe gjithë kundërshtarët e respektuar të Bashës, për një arsye tërësisht të ndryshme nga ata. Ai është i vetmi njeri në atë parti, që nuk ka asnjë përgjegjësi për çdo gjë të keqe që ka ndodhur aty. Ai është Kasandra e parë që ka lajmëruar të keqen dhe të gjithë e zbuan. Dhe ai është aty mbi të gjitha për të provuar se pas Berishës, në PD është sërish një Berishë më i vogël dhe natyrisht më qesharak.

Askund nuk kemi për ta parë fytyrën qesharake të PD, se sa në përpjekjen për të brohoritur fitoren mbi Eduard Selamin. Nëse ka një njeri që mund t’i nxjerrë bojën deri në fund Lulzim Bashës, është gara me të. Ai është lakmusi që do të provojë se ajo parti ka vdekur dhe nuk ka shenja jete.

Kandidimi i Patozit apo dikujt tjetër i jep seriozitet të pamerituar PD-së, pasi krijon idenë që ka garë dhe që Basha fiton me garë të ndershme. Kandidimi i Selamit dhe testi i tij provon që PD ka vdekur.

Të gjitha pandehmat se ai është një kukull, një i blerë, një i porositur dhe gjithfarë paranojash, tregojnë se ku është katandisur ajo parti, dhe sa mbrapa ka ecur nga vitit 1995 kur nxorri për herë të pare me shqelma kryetarin e saj nga zyra, duke duartrokitur për këtë akt. Lulzim Basha mendon se ka shpëtuar nga ndonjë rival real dhe ka përballë dikë që e mund. Por në fakt Basha ka përballë dikë që ka parë si ka nisur vdekja e PD dhe është dëshmitari i fundit që mund të na tregojë se ajo nuk bëhet më. Qoftë dhe për kaq, çdo nejri që e ka dash qoftë dhe një herë sinqerisht atë parti, duhet të respektojë njeriun që nuk mori asgjë prej saj, përveç të sharave që e ndjekin për 22 vite rresht, pse desh të ndalte të keqen. Ai nuk po konkurron me Lulzim Bashën, por si një i rikthyer në shtëpinë e tij pas shumë vitesh, është duke kontrolluar a mban më ajo çati. Dhe po qe se bindet që nuk mban, ju siguroj që nuk ka për ta zënë brenda atë, por ata që e shkatërruan.

Next Post
Moti do të ketë surpriza, ja si pritet të variojnë temperaturat

Sot, mot me kthjellime dhe vranësira në mesditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
“Ishte një magjepsje!”, Salianji flet për takimin me demokratët në Korçë: PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin

“Ishte një magjepsje!”, Salianji flet për takimin me demokratët në Korçë: PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin

January 11, 2026
Pritet rivlerësimi i banesave, ekspertët: Shitësit janë tërhequr nga marrëveshjet, synojnë të fitojnë më shumë në 2026

Trefishohen vlerat e apartamenteve në Shqipëri në 20 vite, në BE çmimi i banesave u rrit me 63.6% në dekadën e fundit

January 11, 2026
Analiza nga CNN/ Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

Analiza nga CNN/ Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

January 11, 2026
Pse politika shqiptare nuk e kontrollon dot fatin e saj

Pse politika shqiptare nuk e kontrollon dot fatin e saj

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In