• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për të fituar milionin e parë në Shqipëri duhen dy…shekuj!

by Java News
01/01/2018 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

1 milion dollarë, shumë as nuk i kanë parë dhe as nuk i kanë përfytyruar. Imagjinoni kartëmonedha me prerje prej 100 dollarësh të bëra bashkë, që e kalojnë lartësinë një metër dhe peshojnë mbi 10 kilogramë.

Për të bërë bashkë kaq shumë para, mesatarisht një shqiptari do t’i duhet që të punojë 2 shekuj e 19 vite e 11 muaj. Sipas të dhënave të marra nga databaza statistikore e UNECE (organizatë e Kombeve të Bashkuara), paga mesatare në Shqipëri përllogaritet rreth 379 dollarë, apo 4,548 dollarë në vit. Me këto nivele, më shumë se dyqind vjet (pa marrë në konsideratë inflacionin) do t’i duheshin një shqiptari për të pasur milionin e parë, duke u renditur kështu të fundit ndër vendet e marra në shqyrtim.

Nga të dhënat e përpunuara nga ‘Monitor’, 1 milion dollarë mund t’i realizosh më shpejt në Zvicër, ku e ardhura mesatare mujore përllogaritet të jetë mbi 7 mijë dollarë. Atje mjaftojnë vetëm 11 vite e 4 muaj për të bërë 1 milion dollarë.

Në pesë vendet e para, ku 1 milion dollarë bëhen më shpejt dhe më lehtë, katër janë vendet europiane si Zvicra, Luksemburgu, Danimarka, Norvegjia, ndërsa në vendin e pestë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Amerikë, një individi do t’i duhen mesatarisht 17 vjet për të pasur një milion dollarë, ndërsa të ardhurat mujore sipas UNECE llogariten të jenë 4,800 dollarë.

Vendet e Europës Perëndimorë kryesojnë në renditje, për sa i përket kohës më të vogël për të bërë 1 milion dollarë. Në vende si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda duhen më pak se 25 vite. Në shtetet fqinje si Italia dhe Greqia, milioni i parë kërkon përkatësisht 31 dhe 51 vjet. Vendet e Europës Juglindore, postkomuniste, kërkojnë më shumë, madje shekuj, që një individ me të ardhura mesatare të bëjë një milion dollarë. Në Bullgari duhet plot 1 shekull e 32 vite, në Bjellorusi thuajse 2 shekuj, ndërsa në Armeni dy shekuj e 15 vite, apo rreth 4 vjet më shpejt se ne, përgatiti Panorama.

Next Post
Haradinaj përballet me protestën e parë si kryeministër

Gafa e vitit në Kosovë i takon Ramushit me armët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I penguan takimin me Veliajn në burgun e Fierit, Ndreca: Justifikimi është që jam jashtë orarit zyrtar

I penguan takimin me Veliajn në burgun e Fierit, Ndreca: Justifikimi është që jam jashtë orarit zyrtar

October 31, 2026
Me 200 petrita, me llastiqe

Me 200 petrita, me llastiqe

October 31, 2026
Avokati: PD nuk nxori dot njerëz në protestë, partitë e vogla i kanë marrë terrenin në bulevard!

Avokati: PD nuk nxori dot njerëz në protestë, partitë e vogla i kanë marrë terrenin në bulevard!

October 31, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

October 31, 2026
Policia mban ende masa të shtuara sigurie në Tiranë, autobotët e ujit dhe efektivët në gatishmëri pas shpërndarjes së protestuesve

Policia mban ende masa të shtuara sigurie në Tiranë, autobotët e ujit dhe efektivët në gatishmëri pas shpërndarjes së protestuesve

October 31, 2026
Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Flavio Bolsonaro nga Brazili: Nuk lehtësuam asgjë

Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Flavio Bolsonaro nga Brazili: Nuk lehtësuam asgjë

October 31, 2026
Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

October 31, 2026
Presidenti finlandez zbulon arsyen e telefonatës me Putinin: Kontakti im dhe i kryeministrit norvegjez u bë me kërkesë të Ukrainës

Presidenti finlandez zbulon arsyen e telefonatës me Putinin: Kontakti im dhe i kryeministrit norvegjez u bë me kërkesë të Ukrainës

October 31, 2026
Protestuesit u larguan nga bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, një grup i vogël vijon marshimin në rrugët e Tiranës

Protestuesit u larguan nga bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, një grup i vogël vijon marshimin në rrugët e Tiranës

October 31, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

Çupi: Paketa antidhunë frenoi protestat e dhunshme, shteti riktheu sigurinë dhe stabilitetin në vend

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In