• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për të blerë një banesë, çiftet e reja do të marrin më shumë para në formën e kredisë së butë

by A R
18/03/2025 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çiftet e reja apo familjet që nuk arrijnë të përballojnë blerjen e një banese, do kenë mundësi të marrin më shumë para në formën e kredisë së butë. Për t’ju përgjigjur çmimeve në rritje të apartamenteve Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit po punon me bashkitë për rishikimin e metodologjisë për skemat e kredive të buta, ku do të rritet vlera që do tu vihet në dispozicion të qytetarëve.

“Një pjesë e ndryshime që ne propozojmë është një metodologji e re e përcaktimit të çmimeve referencë e cila nuk do të bazohet vetëm tek transaksionet e deklaruara në Kadastër por do të bazohet tek një studim më i mirë i tregut përmes metodave të tjera të studimet, si sondazhet apo anketat. Pra pjesë e ndryshimeve do të jetë edhe prodhimi i një metodologjie të re e përcaktimit të vlerës së pronave në treg dhe për pasojë edhe vlerën e kredisë që do të jepet. Por do caktojmë edhe fashat e pagave që do të përballojnë kredinë”, tha Enkelejd Musabelliu, zv/ministri i MEKI.

Në konferencën për strehimin social, ku nuk mungon krerë të bashkive më të mëdha, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njoftoi se do të rriten edhe fondet në dispozicion të programit kombëtar, si dhe prioritet financimi nga buxheti i shtetit do të kenë bashkitë që kanë më pak mundësi financiare.

“Po punojmë që të vlera e strehimit të arrijë nga 8 milionë euro programin, në afro 75 deri 80 milionë euro në vit, ta 10-fishojmë. Nga kredi me interesa zero, banesa sociale, kredi me interesa shumë të ulëta etj. Reforma e strehimit social do rimodelohet për të qenë proporcional në mënyrë që t’u japim fonde me shumë bashkive që nuk kanë mundësi por të ndihmojmë edhe të tjerat”, tha ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja.

Problem i pazgjidhur mbetet vjelja e taksës 3 për qind që ndërtuesit duhet të paguajnë si kontribut për strehimin social. Ministri Blendi Gonxhja tha se kjo taksë nuk do të ndryshojë edhe pse ndërtuesit prej vitesh kërkojnë shfuqizim të saj.

“Sa i takon taksës 3% për ndërtuesit ende nuk kemi një inventarizim të pritshmërive që duhet të ishin arkëtuar qoftë të metrave katrorë dhe të vlerave të përfituara nga 3% i strehimit social. Por nuk do të tërhiqemi nga kjo skemë 3%, vetëm nëse ka ndonjë vendim gjykate”, nënvizoi Gonxhja.

Deri në vitin 2030 qeveria synon që nga programet e strehimit të përfitojnë 50 mijë familje, ndërsa deri më tani numri i familjeve që kanë përfituar nga programet e strehimit arrin në 35 mijë. Për vitin 2025 për programin e “Strehimit social” kanë aplikuar 43 bashki për 55 projekte, ndërsa fituesit do të shpallen brenda pak ditësh.

Next Post
“Altin Dumanin e kam patur vartës”, Sula: Jam i vetmi politikan që ia përmend emrin!

"Plagos ndonjë socialist", Sula rrëfen kushtet e PD për listat: Më kërkuan 300 vota nga Diaspora, iu solla 610

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

6 persona në gjyq për vdekjen e 7-vjeçares shqiptare Anisa Murati! Nuk dinte të notonte, i dhanë byzylykun me ngjyrë të gabuar dhe u mbyt në liqen

6 persona në gjyq për vdekjen e 7-vjeçares shqiptare Anisa Murati! Nuk dinte të notonte, i dhanë byzylykun me ngjyrë të gabuar dhe u mbyt në liqen

March 9, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

March 9, 2026
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

March 9, 2026
Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

March 9, 2026
Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Paguhen më pak, por shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Europë

Inflacioni rritet me 2.5 % në muajin shkurt, ekspertët parashikojnë rritje të mëtejshme të çmimeve

March 9, 2026
Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

March 9, 2026
Elisa e Çudirave

Zoti Trump

March 9, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

“Korrupsioni është i strukturuar”, raporti i SPAK për 2025: Zbuluam lidhjet mes vrasjeve me pagesë dhe trafikut të kokainës

March 9, 2026
‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In