• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për sytë… që mund të lexojnë përmes zërit

by A R
16/10/2019 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 “Sytë ndrijnë, qeshin; ndizen, ndezin. Sytë dashurojnë, dashurohen …sytë verbohen”, shkruhet ndër vargjet e poezisë së Timo Fllokos, që na thotë gjithçka për të shtrenjtët,  “Sytë”. Do të jetë pikërisht ndjesia që përcjell kjo poezi, interpretuar nga vetë Flloko, një nga momentet më emocionuese të një darke speciale që do të organizohet më 23 tetor, si një spektakël totalisht në errësirë, ku mbi 200 pjesëmarrës do ta përjetojnë botën në 45 minuta, ashtu siç njerëzit me aftësi të kufizuara në shikim e perceptojnë tërë jetën.

Është kjo mënyra më e mirë për t’u afruar më fort me kauzën në mbështetje të 12 mijë njerëzve, të cilëve u duhet dhënë mundësia të jetojnë, punojnë, shijojnë e lexojnë si gjithë të tjerët.

Fondacioni Vodafone Albania i është afruar 5 vite më parë kësaj kauze, duke pasur një mision të qartë: të sjellë dritë nëpërmjet zërit në jetën e atyre që kanë vështirësi me shikimin. Bashkëpunimi me Institutin Visum, me drejtues Emiliano Lule dhe Fondacionin Vodafone Albania solli teknologjinë asistive, “text-to-speech” në gjuhën shqipe, një software për leximin e teksteve të ndryshëm nëpërmjet kompjuterit. Gjithashtu, me një kontribut prej 18,000 eurosh do të mundësohet së shpejti blerja e pajisjeve audio për regjistrimin e librave audio dhe çdo lloj formati tjetër të përshtatshëm për lexuesit e verbër. Tashmë ky projekt do të vazhdojë në fazën e tij të dytë: ndërtimin e së parës bibliotekë në audio në Shqipëri.

Mbledhja e fondeve për ndërtimin e kësaj biblioteke online audio do të bëhet në këtë mbrëmje speciale, ku krahas Timo Fllokos do të marrin pjesë dhe shumë artistë e personazhe të njohura për publikun si Valbona Selimllari, Edi Manushi, Xhensila Myrtezai & Bes Kallaku, Gaz Paja, Klaudia Pepa, Besa Kokëdhima, Ermal Mamaqi, artistë si Blerina Shalari, Ada Shalari, Islam Hoxha, e instrumentistë profesionistë to TKOB, Ingrid Pulizo, Mario Guralumi, Bariton Armando Likaj, Soprano Arilda Hoxha e të tjerë. Gjatë mbrëmjes, donatorët dhe aktivistët e shoqërisë civile, me kontributet e tyre do t’ua bëjnë jetën më të lehtë atyre që zërin e kanë mënyrën e vetme për të parë botën.

Por, kjo fushatë e mbledhjes së fondeve nuk mbaron më 23 tetor. Ajo nis aty për të vazhduar më pas online. Për të gjithë ata që nuk do kenë mundësi të bëhen pjesë e mbrëmjes, donacionet mund t’i dhurojnë në linkun: https://www.visum.org.al/.

Next Post
Protestuesit e “Astirit” rrethojnë Komisariatin Nr.6, kërkojnë lirimin e Balliut

Lirohet Klevis Balliu dhe protestuesit e Unazës së Re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 30 Shtator 2026

September 29, 2026
Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

September 29, 2026
12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

September 29, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

September 29, 2026
VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

September 29, 2026
Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet

Ankimi në GJK, Salianji akuzon trupën gjykuese: Zvarritën çështjen dy vjet, do të ndjek rrugën në Strasburg

September 29, 2026
Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

September 29, 2026
Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

Amerikanët ikin përfundimisht nga Iraku, ekspertët: Fitore për Iranin dhe aleatët, ISIS mund të fuqizohet

September 29, 2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

September 29, 2026
“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com