• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

 Për Shqipërinë e opozitës dhe atë të shqiptarëve!

by Alfred Peza
26/01/2021 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Alfred Peza

Oferta që po ofron lidershipi i opozitës shqiptare në prag të fushatës elektorale, nuk është projeksioni i saj për Shqipërinë reale të së ardhmes, por Shqipëria e saj virtuale e së shkuarës. Nuk kemi të bëjmë thjeshtë me një qasje të gabuar, por me një strategji diabolike. Përmes saj, nuk po tentojnë që ti bëjnë shqiptarët të votojnë pro tyre, por që ti shtyjnë të votojnë kundër mazhorancës qeverisëse.

Pra Lulzim Basha nuk po kërkon që të bëhet kryeministër, me anë të një vote popullore pro tij, por përmes votës kundër Edi Ramës. Është hera e parë në historinë e demokracive normale, që një opozitë nuk kërkon që të rikthehet në pushtet, përmes programit dhe alternativës më të mirë për të ardhmen e qytetarëve.

Rasti i debatit të fundit për përgjimet e “Ndrageta”-s e dëshmon këtë. Ajo tregon se opozita jonë nuk kërkon që ti joshë, duke i mbushur mendjen shqiptarëve që ta mbështesin, përmes një projekti realist dhe opotimist për të ardhmen e tyre.

Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po kërkojnë që të rikthehen në pushtet përmes një rruge të kundërt. Përmes trembjes. Duke dashur që të ngjallin tek qytetarët frikën, ankthin për të sotmen dhe të pasigurinë për të ardhmen e tyre. Duke mos patur fare program, lidershipi i opozitës nuk do që të na tregojë se janë më të mirë se Edi Rama dhe PS. Apo se janë më të zotë, se kanë ekip më të mirë dhe se mund të qeverisin ndryshe. Jo.

Thjeshtë duan të tregojnë se ata janë të njëjtët që ishin edhe gjatë qeverisjes së tyre të mëparshme, në vitet 1992-1997 apo 2005-2013. Janë të njëjtët që ishin edhe në 7-8 vitet e fundit në opozitës. Janë ata pra, që sulmojnë me molotovë institucionet kushtetuese të vendit. Që djegin mandatet e deputetëve që u dha populli opozitar, po pyetur fare për votën e tyre. Janë po ata që e braktisën Parlamentin dhe që i bojkotuan zgjedhjet. Janë po ata që çdekretuan zgjedhjet dhe që e përdorin zyrën e Kryetarit të Shtetit, si selinë e partisë së tyre.

Duan tu dëshmojnë shqiptarëve, se ata nuk kanë një alternativë tjetër, ndaj duhet ti pranojnë ashtu siç kanë qenë. Ashtu siç janë. Sepse ashtu do të jenë, edhe pas kësaj. Kjo është me sa duket edhe arsyeja se përse përmes propogandës së tyre opozitare në mediat tradicionale dhe ato online, kanë krijuar Shqipërinë e tyre virtuale.

Shqipëria e opozitës sonë është një vend i zi, pas asnjë njollë të bardhë, gri apo me ndonjë ngjyrë tjetër normale apo sadopak optimiste. Është Shqipëria që do të kishim nëse opozitarët tanë do të ishin në pushtet përderisa e vizatojnë me aq shumë zell e pasion të pashuar; pa prova, pa fakte, pa dokumenta, pa dëshmi, pa u bazuar në asgjë reale. Por, vetëm me shpifje, të pavërteta, mite të rreme, gënjeshtra, mashtrime, sajesa dhe fantazi të sëmura.

Në këtë Shqipërinë virtuale, çdo gjë shkon keq e më keq, sterrë e më sterrë, zi e më zi. Duke mos patur asgjë pozitive për të treguar. Asnjë shembull për tu ndjekur. Asnjë akt për tu lavdëruar. Asnjë vepër për të dëshmuar se edhe këtu punohet, luftohet e se në 28 mijë kilometrat e saj katrorë mund të jetohet. Jo. Ndaj transmetohet pa u ndalur vetëm kënga e kukuvajkës dhe e sorrave, duke i nxitur shqiptarët që tia mbathin me të katra natën, se mbase ditën bëjnë mëkat me ata që kanë vendosur të qëndrojnë.

Përtej kësaj Shqipërie virtuale, të opozitës sonë, ka edhe një Shqipëri tjetër. Është Shqipëria reale. Është ajo Shqipëria e njëmijë e një halleve dhe problemeve, por që jeton, që punon, përpiqet, që ka ndryshuar e po ndryshon. Nga dita në ditë, nga viti në vit dhe nga dekada në dekadë.

Për të ardhur deri tek Shqipëria e sotme, që po ringrihet pas tërmetit, duke përballuar si të gjitha shtetet e tjera normale, pasojat e gjithanshme anormale të pandemisë globale.

Kur vjen puna për të zgjedhur mes një Shqipërie të zezë virtuale të opozitës dhe një Shqipërie reale me gjithë sfidat e saj të së ardhmes, nuk ka asnjë dyshim që shqiptarët dinë ta bëinë. Sepse e kanë zgjedhur atë përjetësisht kur ka qenë shumë herë më keq, e jo të mos e zgjedhin më 25 prill, duke e parë çdo ditë me sytë e tyre që ajo do të jetë gjithmonë e më ndryshe!

Next Post
‘Pasuria’ e kamufluar në valixhe se kalon dot kontrollin e aeroportit në Vjenë

‘Pasuria’ e kamufluar në valixhe se kalon dot kontrollin e aeroportit në Vjenë

Comments 2

  1. leka says:
    5 years ago

    Dhe megjithate PS Dhe Rama fitojne

    Reply
  2. Merko Qenjvanaj says:
    5 years ago

    E megjithatë dhe opozita fiton siper her humbjen!

    Reply

Leave a Reply to Merko Qenjvanaj Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

March 29, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

“Berisha ka frikë nga gara për kreun e partisë!”, Alesia Balliu reagon pas përjashtimit nga PD e Elbasanit

March 29, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Me mentalitetin e Partisë unike në sistemin shumëpartiak

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In