• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për qetësinë aktuale pa dashuri, të Ilir Metës!

by Alfred Peza
20/09/2021 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ndryshe nga sa ëndërronin konspiracionistët gjatë pushimeve verore, Ilir Meta e ka bërë si rrallëherë nga 1 shtatori e deri më sot, detyrën e Presidentit të Republikës. E nisi sezonin politik me dekretin për thirrjen e seancës së parë të Parlamentit të ri, të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe më pas, të Edi Ramës si Kryeministër e ministrave të tij. Për ta përmbyllur këtë proces, me ceremoninë e betimit të tyre në Presidencë, që i hapi udhën fillimit të punës për mandatin e tretë qeverisës të socialistëve.

Askush në mazhorancë dhe nga faktori ndërkombëtar i interesuar nuk kishte dyshime për këtë, ndaj ata të paktët opozitarë që prisnin me nervozizëm për të kundërtën, thjeshtë u zhgënjyen. Ilir Meta ka qenë një President i mirë për ta, vetëm atëherë kur ka çdekretuar zgjedhjet dhe jo kur ka dekretuar produktin e tyre legjitim. Ai ka qenë i mirë për ta, vetëm atëhe kur i është kundërvënë si opozitar mazhorancës dhe jo atëherë kur ka zbatuar siç duhet, frymën dhe gërmën e Kushtetutës.

Nëse Ilir Meta do sillej përgjatë këtyre mbi 4 viteve, brenda kornizës presidenciale, e sigurtë është se ai nuk do shkarkohej nga mazhoranca socialiste në Parlament dhe nuk do ishte sot në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë. Sikundër, edhe partia e tij familjare LSI, do kishte fat të ndryshëm politik dhe tjetër nivel përfaqësimi në Parlamentin e ri. Tek mënyra sesi u soll me detyrën e Kryetarit të Shtetit, shqiptarët panë në kushte reale tek Ilir Meta, mënyën sesi LSI sillet me shtetin dhe pushtetin.

Ajo që e nxiti edhe më shumë Ilir Metën të dilte nga shinat presidenciale, ishte mirazhi që i shfaqi, protesta e 2 marsit 2020. Nuk kishte rëndësi kush e nxori në shesh popullin opozitar, as qëllimet që fshiheshin prapa saj, në kulmin e lojës për fatin e Reformës në Drejtësi. Sapo prozhektorët u fikën atë natë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, vala e entuziazmit kolektiv, e dehu kampin opozitar. Pasi zbriti triumfalisht nga tribuna e prostestës kundër qeverisë, Presidenti besoi se kurora e dafinave, pas kësaj e tutje i përkiste atij.

Ishte ky momenti kur propaganda, nisi fushatën për të krijuar iluzionin publik, se jo Lulzim Bashës por Ilir Metës i takonte të ishte lideri i opozitës. Sali Berisha iku pak më herët atë natë nga sheshi, duke i dhënë krahë zërave se kishte ardhur momenti që Kreu i Shtetit dhe Kreu i PD, ta zgjidhnin mes tyre enigmën e kësaj përballje. Njerëzit e Ilir Metës besuan se ai sapo kishte realizuar ciklin, për të qenë i vetmi që po i kundërvihej mazhorancës së Edi Ramës, duke patur për këtë edhe mbështetjen popullore.

Ky moment përkoi në kohë me trokitjen e pandemisë globale nga Covid-19, e cila pas pak ditës, çoi në mbylljen totale të jetës së vendit. Ora e jetës politike të Shqipërisë, sikundër dhe ajo e aktiviteteve të tjera jetësore, ndali më 2 mars. Kjo i dha edhe më shumë flatra, fantazive opozitare në Presidencë, që nisën të flisnin në emër të “popullit të 2 marsit”. Për shqiptarët kishte vetëm një virus vdekjeprurës mes tyre, ndërsa për opozitarët, sapo ishte zbuluar vaksina antiqeveritare.

Entuziazmi ndër njerëzit rrotull Ilir Metës dhe LSI shkoi në zenit, ndaj në zgjedhjet e 25 prillit nuk e ndjenë si jetike, nevojën për të bërë aleancë parazgjedhore me PD dhe Lulzim Bashën. Të bindur se kishin me vete “popullin e 2 marsit”, dolën me listë kandidatësh për depuetetë më vete, për të bërë sërisht “king maker”-in pas zgjedhjeve.  Besuan se do diktonin qeverinë e re të Kryeministrit Lulzim Basha dhe se Ilir Meta, do merte një mandat të dytë presidencial vitin e ardhshëm. Si përfundim, LSI do të ishte më e fortë dhe më e pushtetshme se kurrë më parë, në 16-17 vitet e ekzistencës së saj.

E gjitha kjo, i ngjante asaj skenës së një filmi të vjetër shqiptar, ku personazhi ynë mbante një kaçile të mbushur me vezë në dorë dhe filloi të fantazonte me zë të lartë: Do ti marr këto vezët dhe do ti shtroj, e me to do të çel shumë zogj. Zogjtë do të rriten dhe kur të bëhen pula, do ti shes dhe me lekët që do të fitoj, do të blej disa dele e një dash. Ato do shumohen, derisa të kem tufën më të madhe të fshatit dhe…. Plluq,- kaçilja i ra nga dora. Vezët iu thyen, e bashkë me to u zhbë, edhe ëndrra e tij me sy hapur!

Nëse Ilir Meta do sillej gjithmonë si këto këtë shtator, duke qenë President normal dhe në marrëdhënie normale me qeverinë, askush nuk do vinte bast në zgjedhje se LSI do bëhej sërisht “king maker”. Por e sigurtë është se në asnjë rrethanë, nuk do katandisej me vetëm 4 deputetë, pa patur mundësi të krijojë as grup parlamentar. Atë që të bëkërka populli, përfshi edhe ai i 2 marsit, nuk ta bën as Perëndia!

Next Post
Deri tani ka “fituar” vetëm Basha

Berisha s'është përjashtuar nga partia/ Statuti i PD i njeh të drejtën Bashës për të mos thirrur forumet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 10 maj 2026

May 9, 2026
LVV konfirmon Albin Kurtin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

LVV konfirmon Albin Kurtin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

May 9, 2026
Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

Kur delet i qeth i njëjti bari

May 9, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

May 9, 2026
Militanti i Berishës hedh bombën molotov në mes të turmës së protestuesve dhe fshihet pas makinës

Militanti i Berishës hedh bombën molotov në mes të turmës së protestuesve dhe fshihet pas makinës

May 9, 2026
Ambasadori Gonzato: IBAR, vlerësim pozitiv për Shqipërinë!

Ambasadori Gonzato: IBAR, vlerësim pozitiv për Shqipërinë!

May 9, 2026
Mustafa Nano: Berisha mblodhi dy mijë veta për hallet e tij, pse pak janë…

Mustafa Nano: Berisha mblodhi dy mijë veta për hallet e tij, pse pak janë…

May 9, 2026
SHBA sulmon anijen e dyshuar për drogë në Paqësor, raportohen dy viktima

SHBA sulmon anijen e dyshuar për drogë në Paqësor, raportohen dy viktima

May 9, 2026
Dita e Europës, Rama me Gonzaton: Kush thotë se negociatat janë bllokuar, shet ajër!

Dita e Europës, Rama me Gonzaton: Kush thotë se negociatat janë bllokuar, shet ajër!

May 9, 2026
Rama krah ambasadorit Gonzato: Europa për ne mbetet tokë e premtuar!

Rama krah ambasadorit Gonzato: Europa për ne mbetet tokë e premtuar!

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In