• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për “Pranverën kosovare” flasin nga e njëjta kuzhinë e Shqipërisë ’97

by Java News
30/03/2020 23:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Isa Mustafa

Ku e kemi përgjegjësinë ndaj vendit, kombit dhe familjeve tona?

Diskursi politik për gjak, tradhti, puç, grushtet, rezistencë, vëllavrasje, rebelim qytetar…, është kulmi i sjelljes së individëve të papërgjegjshëm në Kosovë por edhe i disave nga Shqipëria.

Për kënd destinohen të gjitha këto?!

Për fëmijët tanë (edhe të tyre), familjet tona, vëllezërit dhe motrat tona. Shtetin tone! Shqipërinë!

Nuk janë për këpurdhat, insektet, zvarranikët!

Ata nuk flasin për filma, të cilët do ti shohim në tv, por për veprime ndjellakeqe të Pranverës Kosovare. Janë e njëjta kuzhinë që përkrahte gjakëderdhjen në Shqipëri në vitin 1997në emër të Revolucionit. Dallojnë vetëm mendjeikurit, si militantë partiak ose të ardhur rishtazi në një parti, që bëhen zëdhënës të së keqës.

Së bashku me këta, edhe disa këshilltarëve të Kryeministrit tonë të sjellur nga Shqipëria, por edhe disa analistëve e kolumbistëve, Kosova po iu duket vend për safari. Për gjueti në njerëz.

Jo që këta po tregohen nën çdo nivel etik dhe njerëzor por hiq më larg nivelit të tyre nuk mbetet edhe ai që i solli këtu për ta disajnuar fatin e vendit tone me teori ekstreme të majta.

Nuk është e vërtetë se Kryeministrin, Kryeparlamentaren, Presidentin, zëvendëskryeministrat dhe ministrat i zgjodhi populli. Asnjërin prej këtyre. Bash asnjërin!

Populli zgjodhi deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët, si të vetmit kanë mandate burimor nga sovrani.

Kryeministrin, Kryeparlamentaren, Presidentin e kështu me radhë, i zgjodhi Kuvendi, ky apo ai i kaluari, mbi bazën e marrëveshjeve politike për koalicione.

Ai që të zgjedh ka të drejtë edhe të të ç’zgjed, të të shkarkoj. Thirrja në popullin dhe imitimi i shenjëtorëve është manifestim i popullizmit dhe mungesë e vetëdijes dhe kulturës demokratike.

Populli në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, përmes atyre që votuan, i besuan VV-së me çerekun e votave, (29 deputetë nga 120); LDK-së me çerekun tjetër, (28 deputetë nga 120), kurse subjektet e tjera morën përkrahje për 63 deputetë.

Këto janë vota nominale, sepse nuk votuan gjysma e qytetarëve. Prandaj duhet ta thërrasim mendjen, të sillemi urtë e të ecim përtoke. Askush s’ka marr më shumë se çerekun e votave të atyre që kanë dalë në zgjedhje, ose më shumë sesa 1/8 e votave të qytetarëve me të drejtë vote. Rrjedhimisht askush s’mund të sillet si fitues absolut dhe askush s’mund të ushtroj pushtet absolut.

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk është luftë e një individi, por është përgjegjësi e institucioneve. Jam nga ata që jam shprehur publikisht se LDK me VV-në mund ta bëjnë këtë luftë më me sukses. Por jo si luftë të dosieve, jo si revansh politik, por si proces ligjor. Së këndejmi askush nuk më bind që LDK nuk e bënë këtë punë dhe përgjegjësitë e tjera të shtetit në qeverinë e ardhshme më mirë dhe më pastër sesa VV.

Janë të pabindsme dhe qesharake deklaratat se disa njerëz që po e përkrahin VV-në por edhe disa në VV-së janë rojtarë (gardianë) të rugovizmit. Popullizmi dhe rugovizmi s’kanë asgjë të përbashkët.

Duhet të besojmë në të vetëveten, të mos u nënshtrohemi fushatave, të cilat e dëmtojnë vendin tonë.

Next Post
Të zgjedhësh pacientët kur respiratorët nuk mjaftojnë! Në Londër trajtohen vetëm për ata që mund të mbijetojnë

STUDIMI/ Sasia e Covid-19 që ju infekton vendos se sa do të vuani

Comments 1

  1. shkurt2014 says:
    7 years ago

    sh is ne te folur ke pak a shume te drejte,pore erdhi puna tek rrealiteti,u cuat e larguat Z Albin Kurti me pa te drejte nga friga se ai do te hapte dosjet tuaja,te tacit,tuat e te patriotit e te tjerve si ju.Pore eshte per tu besuar ne ate fjale qe thote populli,duket ka ardhur momenti ju ka mujte e keqja qe I keni bere popullit te Kosoves,me troc ju ka mujte zollumi.Pranda kesaje radhe ne zgjedhjet e parakohshme qe u sodhte kosovarve,ata do tju japin ate qe meritoni,largimin nga politika antishqiptare e e juaja nji here e per gjithmone,Sa po te konsolidohet shteti I se drejtes,Drejtesia do merret me parate e pasurite tuaja qe ju keni plackitur kosovarve.Per kyte ju te gjithe pa perjashtim qe keni vjedhur e plackitur,do ju konfiskohen parate,e pronat kolosale qe ken sote me te pa drejte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In