• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për një pallim më shumë

by Enkel Demi
20/04/2016 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Natyrisht, ngjarjet në media shihen për nga rëndësia dhe së fundmi për nga shitja, klikimet. Ka lajme që theksohen më tepër dhe dihet se cilët janë ato të këtyre ditëve, ka do të tjera që thuhen, por lihen të treten në harresë. Kjo, sepse media nuk ka emocione, është e ftohtë si akulli. Megjithatë telegrafisht po rreshtoj ca lajme që shkuan më lehtshëm.

Iva Aliko ka një të dashur, politikan Kosove, i cili i ka blerë një shtëpi tek Komuna.

Bashkë me Agim Madanin është gjendur e vdekur në bunker, në Tropojë edhe një vajzë, e cila mendohet që monstra ta ketë rrëmbyer. Kur e kanë denoncuar zhdukjen e saj, autoritetet janë tallur dhe kanë thënë se e kanë marrë për muaj mjalti, ndaj do ua kthejnë. Ua kthyen kufomë.

Shkëndija ka dalë gollomesh veç me do petale trëndafili. Ka ca kohë që qëndron në Dubai.

Shpati thotë në TV se ia ka dhënë nja dy shputa të dashurës, pasi e kapi gafil.

Në Shkodër një burrë i martuar e mbyt gruan me duar në fyt.

Bleona ka shkuar me Van Damin.

Në Kavajë një burrë rreh gruan në mes të rrugës në sy të fëmijëve.

Të gjitha këto lajme që rradhita (dhe besoj do ketë ende) janë ndodhi të këtyre ditëve të fundit. Të tëra rrëfejnë respektin më të ulët ndaj qënies njerëzore, e cila është e gjinisë femërore. Në këtë botën tonë shqiptare femra shihet si frymore, e cila pallohet në shtrat dhe më pas pallohet në dru, dhe pse jo mund t’ia marrësh jetën, sepse të përket, nëse çika apo gruaja nuk rrinë sus.

Vajzat që ne i konsiderojmë të kronikës rozë nuk po e fshehin më që janë eskortë. Kjo po konsiderohet e moralshme dhe ato po krijojnë modelin se gratë ulen përditë mbi thesarin e tyre. Dinjiteti i munguar nuk mund të vihet në vend as nga peticioni i Valbona Memës që u hodh në rrjet si antidot. Ky është modeli që po krijohet, shitet dhe respektohet në mediat online, ose ato të traditës. Tash nuk ka më kufizim. Vajzat që shkojnë në shkollë, nuk janë të pëlqyeshme. Tek ky model nis thurrja e jetës rreth asaj plaçkës, derisa vetë personazhi përfundon në plaçkë dhe kalojmë në pjesën e dytë të kronikës që Shpati mjaftohet me dy shputa, kurse sipërmarrësi i Shkodrës me ja nda frymën.

Ata fërshëllen njeri, kur thua këto gjëra? Askush, por të paktën ta themi që jemi popull legen.

Next Post

Fotoja që po trondit rrjetet: Mamaja përqafon vajzën e sëmurë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

March 11, 2026
Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

March 11, 2026
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

March 11, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

“Berisha do sejmenë në parti”, Bejko: Tensionet e brendshme në PD janë të larta!

March 11, 2026
VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

March 11, 2026
Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

March 11, 2026
Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In