• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për një komunitet me fate të përbashkëta

by A R
21/03/2023 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Erion Malaj

“Komuniteti i fateve të përbashkëta të njerëzimit” është një koncept që thekson ndërlidhjen e të gjitha kombeve dhe popujve në botë, duke nënkuptuar  se ne të gjithë jemi pjesë e një komuniteti global dhe se duhet të punojmë së bashku për të arritur qëllimet e përbashkëta, si p.sh. zhvillimi i qëndrueshëm, reduktimi i varfërisë dhe paqja botërore.

Koncepti u prezantua për herë të parë nga presidenti kinez Xi Jinping në vitin 2013 dhe që atëherë është bërë një pjesë e rëndësishme e politikës së jashtme të Kinës. Sipas Xi, vizioni i një komuniteti me të ardhme të përbashkët për njerëzimin bazohet në parimet e respektit të ndërsjellë, barazisë, drejtësisë dhe bashkëpunimit të favorshëm. Pavarësisht se duhet theksuar se ideja e një të ardhmeje të përbashkët për njerëzimin nuk është koncept tërësisht i ri. Si koncept pasqyrohet në njohjën e ndervarësisë reciproke të fateve të njerëzimit, të cilat janë të ndërlidhura ngushtë dhe për më tepër ndikohen dhe kërkojnë veprim kolektiv në përballjen e sfidave globale të shumta siç janë ndryshimet klimatike, pandemitë apo edhe terrorizmi.

Arritja e një komuniteti me të ardhme të përbashkët për njerëzimin kërkon pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e të gjitha kombeve dhe popujve dhe kjo do të thotë të përqafosh diversitetin dhe të njohësh vlerën e kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme, për të punuar sëbashku drejt qëllimeve të përbashkëta.

Fryma e solidaritetit dhe bashkëpunimit janë dy elementet thelbësor, pa të cilin komuniteti i fateve të përbashkëta të njerëzimit nuk mund të arrijë qëllimet e tij. Promovimi i paqes, siguria dhe stabiliteti në botë, po ashtu edhe adresimi i sfidave të tjera globale mund të adresohen më së miri sëbashku, duke shfaqur solidaritetin e duhur dhe të nevojshëm dhe mbi të gjitha duke demonstruar përkushtimin e duhur.

Fatkeqësisht, jo gjithmonë është e thjeshtë të ndërtosh bazën e një besimi dhe solidariteti reciprok midis popujve.

Pikërisht këtu bësoj së është për t’u veçuar rëndësia që lidhjet kulturore dhe arsimore kanë në ndërtimin e një komuniteti me të ardhme të përbashkët për njerëzimin. Arsimi ofron bazën për zhvillimin e aftësive dhe njohurive, dhe promovon të kuptuarit dhe vlerësimin e kulturave dhe vlerave të ndryshme. Gjithashtu, shkëmbimi kulturor i lejon njerëzit të mësojnë nga njëri-tjetri dhe mbi të gjitha, të vlerësojnë diversitetin e njëri-tjetrit. Të gjitha këto, parë së bashku, luajnë një rol të rëndësishëm për të adresuar vështirësitë dhe mangësitë që lidhen me mungesën e besimit dhe solidaritetit reciprok midis popujve.

Kur kombet dhe popujt lidhen përmes shkëmbimeve kulturore dhe arsimore, ata janë më të aftë të kuptojnë perspektivat e njëri-tjetrit dhe të punojnë sëbashku drejt qëllimeve të përbashkëta. Kjo, padyshim që ndihmon në reduktimin e keqkuptimeve dhe për më tepër në promovimin e paqes dhe bashkëpunimit. Për mos të harruar faktin se lidhjet kulturore dhe arsimore mund të ndihmojnë gjithashtu në nxitjen e zhvillimit dhe rritjes ekonomike, pasi nëpërmjet këtyre lidhjeve, kombet mund të ndajnë njohuritë dhe praktikat më të mira me njeei tjetrin dhe të promovojnë risitë, zhvillimin dhe sipërmarrjen.

Por cilat janë mekanizmat për  të ndërtuar lidhje akoma më të forta kulturore dhe arsimore midis kombeve dhe popujve? Këtu do doja të veçoja disa aspekte: Vlen për t’u përmendur:

(1)inkurajimi i shkëmbimeve studentore dhe akademike, pasi kjo ndikon në promovimin e të kuptuarit dhe ndërtimin e lidhjeve ndërmjet kulturave të ndryshme.

(2) Mbështetja e ngjarjeve dhe programeve kulturore, e cila ndikon drejpërsëdrejti në shfaqjen e kulturave të ndryshme dhe në të njetën kohë nxit vlerësimin dhe mirëkuptimin.

(3) Promovimi i mësimit të gjuhës, pasi gjuha është një aspekt kyç i kulturës dhe mësimi i gjuhëve të ndryshme mund të ndihmojë në promovimin e të kuptuarit dhe ndërtimin e lidhjeve.

(4)Mbështetja e bashkëpunimeve kërkimore-shkencore ndërkombëtare, në mënyrë që të promovohet shkëmbimi i njohurive.

Nga eksperienca disa-vjeçare si drejtor i Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës jam i vetëdijshëm për rëndesinë e mekanizmave të lartpërmendur,  prandaj theksoj se provomimi i lidhjeve kulturore dhe arsimore midis kombeve dhe popujve duhet të jetë prioritare në mënyrë që të arrihen qëllimet e përbashkëta.

Shqipëria mund të kontribuojë në konceptin e komunitetit të fateve të përbashkëta të njerëzimit duke promovuar në mënyrë aktive bashkëpunimin dhe solidaritetin ndërkombëtar. Duke u përqendruar fillimisht të ndërtimi i lidhjeve më të forta me fqinjët e saj në veçanti, dhe për më tepër, me komunitetin më të gjerë ndërkombëtar, duke mbështetur në menyrë aktive iniciativat që promovojnë paqen, sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Gjithashtu, Shqipëria duhet të luajë një rol të rëndësishëm dhe të dalluar në promovimin e stabilitetit dhe integrimit rajonal, duke pasur parasysh se rajoni i Ballkanit Perëndimor është përballur vazhdimisht me sfida esenciale, duke përfshirë paqëndrueshmërinë politike, moszhvillimin ekonomik dhe tensionet etnike. Në përgjithësi, ne të gjithë, secili nga ne, duhet të kontribuojmë në konceptin e komunitetit të fateve të përbashkëta të njerëzimit duke u angazhuar në mënyrë aktive me komunitetin ndërkombëtar dhe duke promovuar bashkëpunimin, solidaritetin dhe respektin reciprok. Duke punuar së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta, ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë njerëzit, si në Shqipëri ashtu edhe në mbarë botën.

Next Post
De Biasi gati të marr drejtimin e skuadrës së Seria A

Parashikimi i De Biasit: Shqipëria kualifikohet në Europian si e para në grup

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Sikur të isha socialist

August 31, 2026
INSTAT jep alarmin për aksidentet rrugore, 844 raste në 7 muaj

INSTAT jep alarmin për aksidentet rrugore, 844 raste në 7 muaj

August 31, 2026
Berisha niset drejt Teksasit për konferencën e republikanëve, kreu i PD-së: Pres dokumentet për pasaportën

Berisha niset drejt Teksasit për konferencën e republikanëve, kreu i PD-së: Pres dokumentet për pasaportën

August 31, 2026
Kontrabandonte fishekzjarre drejt Tiranës, 36-vjeçari nga Prishtina arrestohet në Morinë

Kontrabandonte fishekzjarre drejt Tiranës, 36-vjeçari nga Prishtina arrestohet në Morinë

August 31, 2026
Me lëkurët e vjetra nuk bën dot këpucë të reja

Emigranti i djeshëm, armik i emigrantit të sotëm! Premisat për lindjen e racizmit dhe ekstremit të djathtë

August 31, 2026
Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

August 31, 2026
Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

August 31, 2026
Dhuna ndaj 18-vjeçarit në Golem, gjykata lë në burg Florian Habilajn dhe Enold Dragotin

Dhuna ndaj 18-vjeçarit në Golem, gjykata lë në burg Florian Habilajn dhe Enold Dragotin

August 31, 2026
Rama mbledh të enjten grupin e PS në Pallatin e Brigadave, në fokus sërish “Besa”

Rama mbledh të enjten grupin e PS në Pallatin e Brigadave, në fokus sërish “Besa”

August 31, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com