• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për Lulzim Bashën që kërkon këshilla nga qytetarët!

by Alfred Peza
08/03/2020 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Kryetari i Partisë Demokratike pasi la pas “revolucionin popullor” të 2 marsit, i është rikthyer sërisht turit të takimeve me qytetarët, në përpjekjen e kohëve të fundit për ta ndryshuar imazhin e tij si lider politik. Këtë herë Lulzim Basha nuk shfaqet duke blerë domate dhe shegë me gjyshe Verën, as duke kontrolluar frigoriferët për ushqime në shtëpitë ku ai niset kutur për të trokitur ashtu “rastësisht”, duke u sorollatur nëpër lagjet e qytetit.Megjthëse po bën një sforcim maksimal për tu sjellë në mënyrë sa më “të natyrshme”, e gjithë shfaqja e tij përveç teatralitetit duket si një film me skenarë të shkruar nga profesionistë imazhi nëpër laptopët e tyre modernë dhe i xhiruar me shumë dubla. E pasi ka mbaruar montazhi dhe titrimi nga shqipja në shqip sipas një standardi të ri ndëkombëtar, ajo që të mbetet në mendje në fund të tyre, është fakti se Lulzim Basha këtë radhë po i kërkon këshilla qytetarëve.

Kjo skenë nuk e di pse më kujtoi menjëherë një histori të vërtetë të ndodhur diku në vjeshtën e vitit 2005. Lulzim Basha sapo kishte hyrë në politikë përmes KOP-it (Komiteti i Orientimit të Politikave pranë PD) të harruar tashmë dhe ishte bërë ministër në qeverinë e re. Sali Berisha sapo ishte rikthyer në pushtet si Kryeministër i Shqipërisë. Pakkush e kujton ndoshta që në një nga daljet e tij të para me kostumin e ri, Berisha doli në një konferencë shtypi përpara gazetarëve me një ekip prej rreth 20- 30 këshilltarësh nga pas. Të gjithë vajza dhe djem kryesisht të shkolluar në perëndim ose ekspertë me përvoja fantastike në vend.Pasi i prezantoi një e nga një me pathosin dhe superlativat e tij të gjetura posaçërisht për këtë rast, një nga kolegët tanë gazetarë, nga fundi i sallës thuhet se i dërgoi një mesazh në celular ku i shkruante: Doktor, a do të kesh kohë që ti këshillosh të gjithë këta?! Kjo pyetje qarkulloi shpejt nëpër qytet, sidomos në koridoret e medias dhe politikës, e shoqëruar me shumë batuta dhe humor. Koha tregoi se Kryeministri jo vetëm që nuk gjeti kurrë kohë as ti dëgjonte, e as ti këshillonte këshilltarët e tij. Derisa më sot, asnjë prej tyre nuk dihet se ku ndodhet sot, në raport me Partinë Demokratike.E kur shefi i Lulzim Bashës nuk e gjeti kurrë kohën për ta, është e sigurtë që as ai vetë as nuk e ka patur e as nuk ka për të patur ndonjëherë kohë, për ti këshilluar këshilltarët e tij. E kur kjo ndodh me njerëzit që ata i zgjedhin dhe i emërojnë për ti patur aq pranë, imagjinoni hipo kri zinë e sotme të Lulzim Bashës kur troket në derën e një qytetari, i ulet atij përballë dhe i thotë pa iu dredhur qerpiku: “Çfarë këshille do më japësh mua ti, meqë qenke kështu në politikë…!”Kur e mendon se pas kësaj, Kryetari i opozitës sonë as ka për ta takuar e as ka për ta parë më qytetarin, imagjinoni sa realiste është kjo qasje. Liderët politikë, partitë apo koalicionet e tyre, kanë instrumenta të tjerë për sondimin dhe fotografimin e mendimeve të opinionit publik. Përmes sondazheve profesionale dhe shumë indikatorëve e instrumentave të tjerë, me anë të të cilave ato ndërtojnë më pas axhendën dhe programet e punës së tyre, për të rritur pëlqyeshmërinë dhe për të realizuar pritshmëritë e tyre.

Ndaj, është mirë që dikush ta këshillojë Lulzim Bashën që të mos përdorë metoda të tilla të tejkaluara në komunikimin publik, sot në epokën moderne. Aq më tepër që qytetarët shqiptarë pavarësisht nga mosha dhe shkollimi, pas 30 vjetësh jetë në epokën e demokracisë pluraliste, janë në gjendje ta kuptojnë dhe dallojnë shumë qartë qasjen e sinqertë të liderëve të tyre politikë apo aktrimin e tyre përpara kamerave, sa për të bërë një lajm apo një spot publicistik.Qytetarët e thjeshtë mund të mos i dijnë ndoshta të gjitha gjërat, por e sigurtë është që e kuptojnë se Lulzim Basha do të ketë kohë që ti zbatojë këshillat e tyre, aq sa edhe Sali Berisha ato të këshilltarëve të vet!

Next Post
FOTO / Roma zbrazet nga frika e koronavirusit. Pamjet të trembin!

FOTO / Roma zbrazet nga frika e koronavirusit. Pamjet të trembin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rekord negativ në Europë/ Eurostat: Të rinjtë shqiptarë vështirësi për të përballuar jetesën

“Vajzat me rezultate më të larta se djemtë”, raporti i QSHA: 8.6% e studentëve ekselentë

January 28, 2026
“Sulmet i vijnë nga antishqiptarët në Greqi“, avokati: Irena Gjoka nuk ka qenë e dënuar, duan të bëhet “kokë turku”

“Sulmet i vijnë nga antishqiptarët në Greqi“, avokati: Irena Gjoka nuk ka qenë e dënuar, duan të bëhet “kokë turku”

January 28, 2026
Dorëheqja e Mark Markut/ Basha emëron Agron Gjekmarkajn drejtues politik në Lezhë

Kadare meriton një vend dinjitoz në hapësirën publike ashtu si në histori

January 28, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Shqipëria, partnere e besueshme”, Begaj pret ambasadorët e huaj, mesazh të veçantë edhe për Diasporën

January 28, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas nis operimin me tren elektrik në 2027-ën

Hekurudha Tiranë-Durrës, qeveria rrit faturën e shpronësimeve me 97 milionë lekë, shtohen pronarët në listë

January 28, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Java e ardhshme me mot të qëndrueshëm

January 28, 2026

“Burg kush prek gazetarët”, avokati: Mbrojtja ligjore forcon pushtetin e medias!

January 28, 2026
Nikollë Lesi: Opozita gaboi, ja si duhet të kishte vepruar

Pse opozita nuk e ngre një “qeveri teknike” në hije?

January 28, 2026
Ish-ambasadori zbulon ‘të fshehtën’ e takimit emergjent Rama-Kurti: I ka përcjellë mesazhin e…

VIDEO / Ish-ambasadori: Protestat nuk mjaftojnë, PD-së i duhet lidership i arsyeshëm…

January 28, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Historia e njeriut në plep dhe Berishës në rrugë!

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In