• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për lobistët ndërkombëtarë kundër negociatave

by Mero Baze
24/04/2018 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kryeminiitri Edi Rama, do të takohet të mërkurë me Kancelaren gjermane Angela Merkel në përpjekje për të siguruar ratifikimin e shpejtë të rekomandimit për hapjen e negociatave nga Gjermania, ndërkohë që konflikti I tij me deputetin gjerman të CSU Gunther Krichbaum, është duke u thelluar. Deputeti I cili njihet si aleat I fort I PD në Shqipëri dhe personalisht Bashës dhe Pollos, po përdoret si bllokues I negociatave nga opozita shqiptare, me shpresë se pesha e tij në vendimarrjen e CDU/CSU do të jetë vendimtare.

Kryeministri Edi Rama duhet ta tejkaloj këtë problem të lobimit politik kundër Shqipërisë, nga opozita shqiptare, ose duke ç’militarizuar gjuhën e debatit publik me të, ose duke u përballur personalisht me të për të ndarë deri ku ai ka argumentat e PD dhe sa ka argumente të tij kundër Shqipërisë.

Por rasti I Gunther Krichbaum, duhet të shërbej për ta qartësuar debatin kundër negociatave si në rafshin ndërkombëtar dhe në atë kombëtar si një betejë e Partisë Demokratike.

Në rafshin ndëkrombëtar fushata po shkon mirë dhe shumica e parlamenteve mund ta ratifikojnë rekomandimin brenda Qershorit. Nëse lobisti I PD në parlamentin gjerman ja del ta bllokoj votimin para Qershorit për shkak të PD, atëhere PD I duhet njohur “merita”, që arriti ti bllokoj negociatat edhe pse përpiqet ta fsheh si objektiv politik. Por e vërteta është se Gunther Krichbaum ka në tavolinë dosjen e PD dhe jo atë të Gjermanisë.

Ideja se lobistët e PD, mund të pengojnë në Gjermani mos ratifikimin e hapjes së negociatve, është  aksioni më konkret i PD kundër negociatave. Rezulatati do të jetë I qartë nëse Shqipëria bllokohet vetëm nga lobistët e PD dhe nga forca të tjera të afërt me ta, që mund të formojnë një aleancë kundër Shqipërisë.

Ideja që pas përpjekjeve për bllokim qëndron PD në opozitë kuptohet lehtë brenda vendit, kur opinionistët e opozitës flasin në shtyp kundër hapjes së negociatave. Sulmet të lënë të kuptosh se opozita I shikon negocatat si favor politik për qeverinë. Pra në qendër të gjithë sulmeve kundër negociatave janë tezat politike të opozitës që reflektohen ose te lobistët e saj ndërkombëtarë, ose tek opinionistët e saj brenda vendit, disa prej të cilave si Lubonja për shembull,  janë më të sinqert dhe shprehin shqetësim nga hapja e negociatave.

Ajo që ka zgjedhur të bëj deri tai Edi Rama kundër lobistëve ndërkombëtarë të PD, është që ti sulmoj ata përmes shtypit, me një gjuhë që i afrohet gjuhës së PD dhe traditës së saj kundër ndërkombëtarëve që mendon se I ka kundër, për ta zhvlerësuar pozicionin e tyre dhe për ti konsideruar lobistë të nxitur nga PD. Deri tek njehësimi më PD është e drejta e tyre, por fakti që duhen paraqitur dhe të këqinj se janë me PD, nuk është logjike dhe duhet shmangur. Fjala vjen Gunther Krichbaum zhvlerësohet më lehtë para Merkelit, kur I thua është burrë I mire, por I ka borxhe Bashës, se kur I thua që ka dhe vese, është pijanec, kurvar apo mik I Putinit, se këto nuk kanë lidhje me Shqipërinë.

Ai është njësoj si opinionistët brenda vendit, që vlejnë vetëm për të kuptuar çfarë mendon PD, por jo se shqetësojnë njeri. Dhe ajo që po bëjnë lobistët ndërkombëtarë të PD është që që po luftojnë Shqipërinë me dosjen e opozitës shqiptare dhe jo me dosjet e vendeve të tyre. (Tema)

Next Post
Salihi shkëlqen me dy gola, por Neustadt merr vetëm barazim

Salihi shkëlqen me dy gola, por Neustadt merr vetëm barazim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po kalonte ilegalisht nga Shqipëria drejtë Greqisë, humb jetën turisti kilian, u gjet në një greminë

Po kalonte ilegalisht nga Shqipëria drejtë Greqisë, humb jetën turisti kilian, u gjet në një greminë

August 4, 2026
Reagon DASH! Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

Reagon DASH! Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

August 4, 2026
Nga dashuria për aviacionin te tragjedia në Greqi, historia e pilotit danez që gjeti vdekjen gjatë shuarjes së zjarreve

Nga dashuria për aviacionin te tragjedia në Greqi, historia e pilotit danez që gjeti vdekjen gjatë shuarjes së zjarreve

August 4, 2026
Kriza në Ceuta në tryezën e BE, pritet propozim nga Italia për qendrat e riatdhesimit jashtë territorit evropian

Kriza në Ceuta në tryezën e BE, pritet propozim nga Italia për qendrat e riatdhesimit jashtë territorit evropian

August 4, 2026
Zjarr në Rriban të Mallakastrës, digjet zona pyjore/ Terreni vështirëson ndërhyrjen e shpejtë

Zjarr në Rriban të Mallakastrës, digjet zona pyjore/ Terreni vështirëson ndërhyrjen e shpejtë

August 4, 2026
Gushti nis me surprizë në tregun valutor, Euro “dorëzohet” ndaj Lekut

Gushti nis me surprizë në tregun valutor, Euro “dorëzohet” ndaj Lekut

August 4, 2026
27 vite pas masakrës së Reçakut, Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

27 vite pas masakrës së Reçakut, Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

August 4, 2026
Zjarri në Finiq rrezikoi banesat. Banorët u evakuuan, ndihmuan 3 helikopterë

Zjarri në Finiq rrezikoi banesat. Banorët u evakuuan, ndihmuan 3 helikopterë

August 4, 2026
E mërkura me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Ditë e kthjellët dhe e nxehtë, e marta me mot të qëndrueshëm

August 4, 2026
Kriza e emigrantëve në Ceuta, von der Leyen: Të veprojmë bashkë për mbrojtjen e kufijve!

Kriza e emigrantëve në Ceuta, von der Leyen: Të veprojmë bashkë për mbrojtjen e kufijve!

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com