• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për Llallën dhe Lu-në që fut hundët në çështjet e brendshme

by Ardit Rada
03/02/2017 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Kryeprokurori i Shqipërisë është kthyer 24 orët e fundit në qendër të lajmit jo vetëm për shkak të akuzave publike nga ambasadori i SHBA, por edhe intervistës së mbrëmshme ku perlat e nxjerra nga goja nuk i lanë radhë njëra-tjetrës.

I shigjetuar nga Donald Lu si një nga personat e investuar kundër Reformës në Drejtësi, Adriatik Llalla nxitoi të viktimizohej duke u qarë në zyrën e Nishanit dje, një studio televizive mbrëmë dhe atë të Ilir Metës ditën e sotme. Në fakt, janë pikërisht këto dy figura të larta të shtetit që e kanë zgjedhur Llallën në postin e rëndësishëm, zgjedhje kjo e bërë gjatë koalicionit PD-LSI.

Adriatik Llalla ka një karrierë të shpejtë profesionale. Nga polic gjyqësor në Lushnje, prokuror në Fier dhe Kavajë, fati i qeshi që të vinte në Tiranë si pjesë organeve të larta të Kryeprokurorisë e duke u finalizuar me postin e kreut të ILDKP dhe më pas atë që mban sot.

Sigurisht që dyshimet për zgjedhjen e tij në një kolltuk kaq të rëndësishëm nuk ia vlen t’i diskutosh kur kihet parasysh se në vendin tonë Kryeprokurori ka qenë dhe është vegël e atyre që e propozojnë.

Kjo fatkeqësisht ka ndodhur gjatë gjithë historisë së Shqipërisë me Drejtorin e Policisë, Kreun e SHISH, atë të KLSH dhe Presidentin e Republikës. Pra, asnjë figurë e lartë në vend nuk ka qenë dhe nuk është i depolitizuar e aq më pak i zgjedhur mbi baza të meritokracisë dhe përgatitjes profesionale.

Në nje vend ku persona të gabuar janë zgjedhur në vende jo të duhura, publiku habitet me ambasadorin e vendit më të madh në botë. Kjo, sepse ai nuk na ngjan. Ai nuk jep llogari para partive tona dhe veshin nuk mund t’ia tërheqim ne. Ndaj ka shpërthyer gjithë ky mllef, sepse duam që edhe ambasadorët t’i zgjedhim vetë si Llallën me shokë.

Një deklaratë e Aleksandër Arvizus pas “21 Janarit” se Berisha është burrë shteti acaroi jo vetëm të majtën, por këdo që vrasjet në bulevard i quante krim shtetëror. Shumë e sulmuan ambasadorin e SHBA-ve si personazh në skenën diplomatike të pozicionuar në krah të një vrasësi përsëritës të popullit të tij, por Arvizu jo vetëm që nuk u shkarkua nga Departamenti i Shtetit, por vijoi të jetë në detyrë edhe 3-4 vite pas 21 Janarit.

A duhej shkarkuar Arvizu, apo deklarata e tij i vinte në ndihmë qetësimit të situatës? Mesa duket paska qenë kjo e fundit dhe çdo gjykim ndaj tij në atë kohë qenka bërë në gjaknxehtësi e sipër apo nga padija e shqiptarit që politikën e praktikon si hobi pa shkëputje nga puna.

Adriatik Llalla nuk është një personazh që gëzon respekt në rrethin e gazetarëve. Ose më saktë, askush nga analistët e paneleve televizive nuk e ka përmendur ndonjëherë për profesionalizëm. Dje ka qenë e vetmja ditë e Llallës kur ai u mor në mbrojtje nga disa media jo si etalon suksesi, por si kobure ndaj Donald Lu.

Sulmet në adresë të ambasadorit të SHBA-së nuk nisin me akuzat e djeshme të portaleve se ai po shkel Konventën e Vjenës duke ndërhyrë në çështje të brendshme. Më herët PD ngriti pretendimet se vizita e tij në Grupe Parlamentare shkel sovranitetin. Diplomati që jo rastësish e flet shqipen më rrjedhshëm sesa Llalla dhe gjysma e Parlamenti u përgjigj mbi këtë pretendim se SHBA-të kanë 100 vite që investojnë për ne miliarda dollarë, duke lënë të nënkuptohet se sovraniteti nuk vihet në diskutim kur Shqipëria pluraliste është ngritur me djersën e Amerikës.

Për të gjithë ata që mendojnë se Donald Lu po ndërhyn në çështjet e brendshme, duhet të kuptojnë njëherë e mirë se Reforma në Drejtësi nuk është e jona. Është një projekt i Perëndimit, është një EULEX, janë disa thasë me dollarë dhe euro nga Brukseli dhe Uashingtoni dhe një vigjilencë e ambasadorëve për të mos i lënë më shqiptarët që t’u hedhin hi syve e t’i bëjnë paratë rrush e kumbulla nëpër trajnime dhe broshura. /javanews.al

Next Post
FOTOT/ “I’u prish Llalla SHBA-ve…” Si ironizohet në rrjet përplasja mes ambasadorit e kryeprokurorit

FOTOT/ "I'u prish Llalla SHBA-ve..." Si ironizohet në rrjet përplasja mes ambasadorit e kryeprokurorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fëmijët e lagjes time”

“Fëmijët e lagjes time”

October 20, 2026
Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

October 20, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Moti bën kthesën e papritur! Meteorologia zbulon çfarë na pret deri të dielën

October 20, 2026
Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

October 20, 2026
“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

October 20, 2026
Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

October 20, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti

October 20, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

October 20, 2026
Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com