• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Për komunat në veri do ndahen 2.5 milionë euro

by Java News
16/12/2015 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fondi për Zhvillimi janë ndarë 2.5 milionë euro për projekte të ndryshme në komunat në veri të Kosovës, njoftohet përmes një deklarate, transmeton Koha.net.

Katër komunat përfituese nga ky fond janë Mitrovica e Veriut, Leposaviçi, Zveçani dhe Zubin Potoku. Për projekte të ndryshme zhvillimore, 900,000 euro i ka përfituar Mitrovica e Veriut, rreth 500,000 euro Zveçani, 1.4 milionë Zubin Potokut, ndërsa Leposaviçit i janë ndarë 140 mijë euro.

“Katër komunat gjithashtu kanë dorëzuar një numër të koncept dokumenteve, të cilat do të zhvillohen në projekt propozime dhe do të shqyrtohen në takimin e ardhshëm të Bordit në janar të vitit 2016”, thuhet në komunikatë

Fondi për Zhvillim të hyrat i siguron nga taksat e mbledhura në pikat kufitare të Jarinjës/Rudnicës dhe Tabavinjës/Brnjakut. Të hyrat e mbledhura deri më tani arrijnë vlerën prej 8 milionë euro dhe shfrytëzohen për përkrahje të zhvillimit socio-ekonomik të komunave në veri të Kosovës.

“Mbi 900.000 euro i janë ndarë komunës së Mitrovicës së Veriut për ndërtimin e sallës sportive. Bordi më parë i kishte ndarë 1.6 milion euro për këtë komunë në muajin shtator. Këto fonde do të shfrytëzohen për të ndërtuar një qendër të brigadës se zjarrfikësve, për të përkrahur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe për shpronësimin e tokës ku do të ndërtohet ndërtesa e re e komunës.

Në përgjithësi, Mitrovicës së Veriut i janë ndarë mbi 2.5 milion euro për katër projekte. Bordi vendosi që të ndajë pothuajse 500.000 euro për komunën e Zveçanit për tri projekte.

Këto fonde do të shfrytëzohen për të përkrahur organizatat e shoqërisë civile përmes aktiviteteve sportive dhe kulturore, për të zhvilluar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-të), fermat e vogla dhe prodhimin e qëndrueshëm bujqësor.

Për më tepër, muajin e kaluar, Bordi ia ndau komunës së Zveçanit 350.000 euro për shpronësimin e tokës për një rrugë që ofron qasje për te deponia. Deri më tash Zveçanit i janë ndarë afro 850.000 euro për katër projekte. Komunës së Zubin Potokut i janë ndarë rreth 1.4 milion euro për tri projekte. Fondet do të shfrytëzohen për zhvillim ekonomik të komunës, ndërtimin e një pishine dhe rindërtimin e shtegut të atletikës, si edhe për rehabilitimin e rrugëve lokale.

Funksionimi i Fondit bëhet nga Bordi menaxhues i përbërë nga Samuel Zhbogar, Kryesues i Bordit në cilësinë e Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti në emër të autoriteteve kosovare dhe Daniela Zubac në emër të komunitetit serb.

Next Post

Debatin e fiton Jeb Bush, përplasen Trump, Rubio, Paul dhe Cruz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In