• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për kë bien këmbanat?

by Java News
05/12/2016 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që Shqipëria sot është një vend pa opozitë, kjo nuk është diçka e re dhe as e papritur. PD e ka treguar me kohë që nuk i shërben më interesit popullor, por vetëm një grupi klientelist që ka kapur me kthetrat e përfitimit monark një institucion partiak, dhe brenda qerthullit të prapaskenave në kurriz të shqiptarëve, hedhin vallen e dëshpërimit të paaftësisë së tyre për të qenë një parti (së paku serioze).

PD po tenton të vendosë “veton e vettingut”, duke i faturuar Shqipërisë dhe shqiptarëve një kosto tepër të rëndë, pikërisht në kohën kur vendi ka kapërcyer me sukses gropat në të cilat qeveria e mëparshme e kishte zhytur. Duke e kthyer Shqipërinë dy mijë vite pas, që në kohën e Romës së Lashtë kur “Vetoja” e keqinterpretuar e PD – së sotme, vendosej nga Tribunët për të penguar marrjen e vendimeve të kundërta me interesat e Plebejasve. Vetoja e PD – së pengon marrjen e një vendimi, në pretekst të së cilës kjo parti u krijua: “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”.

Qesharakja në kërkesën e Lulzim Bashës për rishikimin e përkthimit gabim, të kujton fragmentin e romanit “Dimri i Madh”, në të cilin Kadare përshkruan sesi prishjen e marrëdhënieve të Enver Hoxhës me Rusinë mund ta ketë shkaktuar përkthyesi. Mbi të njëjtën ironi e lojra fjalësh, Lulzim Basha me anglishten e tij të “shqupëzuar” kërkon të imponojë prapavijën personale.

Nuk është diçka e re që hapjen e negociatave po e mban peng PD me lojrat prapa krahëve të shqiptarëve dhe me lobingjet që e dëmtojnë vendin. Ndërkohë që ligji i vettingut është i vetmi kusht për hapjen e negociatave, pse PD e ankimon në Gjykatën Kushtetuese, duke e penguar hapjen dhe ecurinë normale të negociatave? Dhe pse Gjykata Kushtetuese, për herë të parë merret me një ligj kushtetues, kur nuk ka ndodhur asnjëherë?

Ligji përcakton se procesi i rivlerësimit për prokurorët dhe gjyqtarët kryhet mbi bazën e tri kritereve: Së pari, vlerësimin e pasurisë; së dyti, kontrollin e figurës; dhe së treti, vlerësimin e aftësive profesionale. Perandoria mbi të cilën kanë ngritur jetesën gjyqtarët, figura e të korruptuarit që ata e mbajnë si njollë mbi supe dhe përvoja e ngritur nga kurse gjashtë mujore, janë pa dyshim ngërçet pse sistemi i drejtësisë nuk e dëshiron drejtësinë. Edhe më naivët mund ta kuptojnë lehtësisht se me anë të ligjit të vettingut do largohej njëherë e përgjithmonë gangrena që e ka paralizuar për vite me rradhë sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Dhe është pikërisht lidhja e ngushtë e PD – së me klanet të cilat ka krijuar brenda sistemit të drejtësisë, që e pengon ta votojë ligjin e vetingut dhe t’i hapë dritën jeshile të ardhmes europiane të vendit.

Sado paradoksal dhe absurd të duket formulimi tekanjoz e aspak i denjë për nivelin e një lideri dhe te një parti politike, ison e Lulzim Bashës po e dirigjon harmonishëm Gjykata Kushtetuese, duke përbërë një skandal, skandalin e të qenit palë e një partie në dëm të një interesi kombëtar.

Por, Gjykata Kushtetuese ka në dorë mundësinë më të mirë për të kapërcyer mbi hendekun që vetë ka krijuar. Ka në dorë të tregojë profesionalizmin, duke mos u politizuar, por duke qenë palë e drejtësisë në emër të së cilës çdo gjyqtar është betuar mbi Kushtetutën e këtij shteti. Nëse vendimi është lënë në mirëbesimin e Venecias, le të hedhin hapin e rradhës, duke treguar se ky sistem ka ende shpresë për të qenë i lirë në marrjen e vendimeve që i shërbejnë të ardhmes së Shqipërisë. E ardhmja e Shqipërisë është rruga drejt Europës; dhe vetëm ata që e duan këtë rrugë do hapin rrugën duke parë përtej interesave të ngushtë dhe afatshkurtër. Lexo.al

Next Post
Durrës, urgjencës i shtohen 15 infermierë e 15 shoferë, Beqaj: Shërbim më efikas

Urgjencat, Beqaj në Vlorë: Shtrirje më e gjerë e shërbimit

Comments 1

  1. Milena says:
    9 years ago

    Sa interesante kur lexon shkrime te tilla profesionale nga njerez te panjohur.Pse fshihen autoret.Edhe komentuesit,e vene nje emer,poshte komentit,real apo pseudonym,pak randesi ka.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla ironizon “garën” në PD, publikon foton e Berishës duke u ndeshur me veten në ring

Balla ironizon “garën” në PD, publikon foton e Berishës duke u ndeshur me veten në ring

May 23, 2026
Berisha përballë vetes, si votuan demokratët në “referendumin” e PD-së

Berisha përballë vetes, si votuan demokratët në “referendumin” e PD-së

May 23, 2026
Kthesa e madhe në Lindjen e Mesme, pritet raund i ri bisedimesh në Teheran

Kthesa e madhe në Lindjen e Mesme, pritet raund i ri bisedimesh në Teheran

May 23, 2026
Të paktën të ishin e keqja më e vogël

Të paktën të ishin e keqja më e vogël

May 23, 2026
“Do të përcillem në atë botë me…”/ Fjalët prekëse të Birçe Haskos, ja çfarë thoshte në 2017

“Do të përcillem në atë botë me…”/ Fjalët prekëse të Birçe Haskos, ja çfarë thoshte në 2017

May 23, 2026
Referendumi për kryetarin në PD/ Pjesëmarrje e ulët në Përmet, Pustec dhe Këlcyrë

Referendumi për kryetarin në PD/ Pjesëmarrje e ulët në Përmet, Pustec dhe Këlcyrë

May 23, 2026
Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

May 23, 2026
Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

May 23, 2026
Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

May 23, 2026
Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

May 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In