• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për heronjtë e ’14 shtatorit’ të ri të Berishës

by Mero Baze
07/01/2022 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

E shtuna e 8 janarit është një ditë makthi vetëm për Sali Berishën. Për gjithë të tjerët është një ditë nga e cila presin lajme të mira, që lidhen me fundin e Sali Berishës.

Për militantët e tij të verbër që janë rralluar dhe lodhur nga revolucioni i tij permanent, është një ditë që ai i ka thirrur për dhunë mbi selinë e Partisë Demokratike, për ta pushtuar atë.

Është pak a shumë si 14 shtatori i 1998, kur Sali Berisha kishte bërë vetë 12 shtatorin me duart e tij, kundër Azem Hajdarit, dhe pastaj me kufomën e tij në krah bëri 14 shtatorin. Mbaroi fjalimin në shesh, ia bëri turmës me dorë nga Kryeministria dhe vetë iku u mbyll në zyrë si burracak, që mos ta kapnin gjëkundi në faj.

Dhe turma me arkivolin e Azemit në krah shkoi theu derën e Kryeministrisë, bastisi zyrtat dhe pastaj për javë e muaj të tëra, rreth 120 prej tyre u endën gjykatë më gjykatë si të dënuar për akte dhune. Një prej tyre humbi dhe jetën.

Nesër ata janë thirrur prapë sipas të njëjtit skenar. Kufoma tani është Sali Berisha. Ai është i “vdekuri i pakallur” i PD, që do të shfaqet si fantazëm në oborrin e PD, ku natyrisht dyert do të jenë mbyllura për të, si i përjashtuar .

Ai do mbajë atë fjalimin e tij të foltores, pastaj do të bëjë shenjë për dhunë dhe do largohet në shtëpi, për t’u dukur që nuk ka gisht në trazirat që do të ndodhin aty. Është sjellje tipike e burracakëve që vrasin me duart e të tjerëve. Kryesisht budallenjëve.

Nuk është se do të ndodhë ndonjë dramë e madhe, por skenat e dhunimit të selisë së PD do t’i shërbejnë gjykatave për muaj të tëra për të penalizuar disa militantë kokëboshë, plus kriminelët që rrijnë pas eskortës së Berishës. Dhe ai vetë do gjej ushqim për foltoren e tij të përhershme disa muaj më pas, duke u ankuar se regjimi i Edi Ramës po i arreston demokratët se kërkon të mbrojë Lulzim Bashën.

Mund të ngrejë dhe çadrat në oborrin e PD dhe të rrijë ca kohë aty si Gadafi, që të plotësohet tabloja e viktimizimit . Kaq është e gjithë drama e nesërme. Është një viktimizim për të gjetur motiv t’i gënjejë derisa të dalë dimri, se si të vazhdojë revolucioni i tij.

Për Lulzim Bashën dhe gjithë të tjerët është një ditë çlirimi. Ata kanë shansin të prodhojnë prova për një kriminel në politikën shqiptare dhe për të ndarë edhe fizikisht, Partinë Demokratike  nga berishizmi. Është një nga ato çlirime që prodhon më shumë energji se çdo gjë tjetër në politikën shqiptare.

Nesër në mbrëmje, njeriu më i trishtuar në Shqipëri do të jetë Sali Berisha. Do të jetë i trishtuar edhe pse ushtroi dhunë, edhe pse nuk ushtroi dhunë, pasi ka disa muaj që i ushqen militantët e tij me instikte shtazarake hakmarrje fizike. Dhe ata nesër duan të vrasin dikë, të thyejnë apo djegin diçka, ndyrshe zhgënjehen thellë. Këtë e di dhe Sali Berisha, por e di që pastaj e gjitha kjo do të bjerë mbi të. Thjesht është vonë të tërhiqet. E shtuna është dita kur ai do paguajë për gjithçka.

Nga ana tjetër e gjithë retorika e dhunës që ai ka ndezur për disa muaj, do të bëjë që nesër në oborrin e PD, të mos ketë qytetarë dhe as demokratë, por vetëm banditë. Kur hakërrehesh për vrasje dhe dhunë, natyrisht nuk mund të vijnë në protestë qytetarë normalë.

Kështu që trishtimi i tij do të jetë i thellë, siç ishte tri javë më parë, kur dështoi të bëjë miting në bulevardin kryesor. Tani ka zgjedhur oborrin e SHQUP, që merr 500 vetë, për t’u dukur që ka ushtri. Besoj është rasti i parë në botë që dikush thërret protestë kombëtare kundër opozitës në oborrin e saj. Nuk përputhet as vendi dhe as numrat. E gjitha ngjan vetëm me një çetë banditësh.

Problemi është se Berisha ngjan sot me një  gjeneral të vdekur, të një ushtrie e cila nuk ngjall dot komandantin e saj. Këto janë 24 orët më të këqija të tij. Nesër në mbrëmje së paku është më i qetë. Do ta ketë një bilanc dhe do të fillojë të sillet si viktimë. “Heronjtë” e 14 shtatorit të ri të tij, do enden ca kohë qelive dhe në arrati dhe pastaj do qetësohen.

Berisha do vazhdojë të ketë halle të tjera pas kësaj. Fletëthirrja e parë për burg duket se po shkon drejt Kuvendit dhe licensuesi i djalit të tij në biznesin e Gërdecit, do të duhet ose të sakrifikojë “gjeneralin” e vdekur, ose të bëhet “mumje” e të sakrifikohet për të.

Kjo është punë se me kë e lidh fatin e jetës. Por fati i Sali Berishës nuk lidhet më, as me fatin e PD, as me fatin e Shqipërisë.

Next Post
“Nuk e hap zarfin, i qëndroj besnik Ramës”/ Ndoka: Basha, asnjë informacion për paktin e 17 Majit. Na mashtroi me djegien e mandateve

“Ka marrë peng partinë”/ Ndoka: Basha degradoi politikisht dhe moralisht, nuk pritej të shkonte te bravat e blindimi

Comments 1

  1. Hajdër Kërpaçja says:
    4 years ago

    Mos harroni 2 Prillin e Shkodrës…..
    Të njëjtin skenar do të zbatojë Salihi Shiqeres….. të shikojmë se kush e ka rradhën për të ngrënë koqen e plumbit, nga dora e Salës, që të bëhet dash kurbani, për ardhjen në pushtet të tijë…. Hajde rradha për tu vrarë nga Sala…….dy pa emër dhe një deputet (siç thotë Spartak Braho) , të cilët do të shpallen Heronj të Demokracisë po prej tijë….
    Femokratë, Hajdeni në protestë të hani koqen e plumbit….nga Sali Birisha…

    Reply

Leave a Reply to Hajdër Kërpaçja Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

January 16, 2026
Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

January 16, 2026
“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In