• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Për diktaturat ushtarake s’ka të ardhme

by Java News
13/04/2019 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për një kohë të gjatë ushtria gëzoi në botën arabe prestigj të lartë. Por masat e revoltuara mezi presin një të ardhme tjetër, mendon Rainer Hermann nga Frankfurter Allgemeine Zeitung. Në botën arabe rrota e historisë po kthehet pas. Sepse që nga Egjipti në Algjeri deri në Sudan po e marrin pushtetin ushtarakët. Ata po e imponojnë të paktën hë për hë kundërrevolucionin e tyre, në kundërshtim me të gjitha protestat masive. Kjo në një kohë kur prestigjin ato kanë kohë që e kanë humbur. Meqenëse i patën çuar vendet e tyre drejt pavarësisë, të cilën më vonë edhe e mbrojtën, ato qenë të besueshme për një kohë të gjatë. Veç kësaj, në shtetet e reja ato kanë qenë institucioni, në të cilin qe i mundur avancimi social edhe për njerëz nga shtresa të varfra.

Të etura për pushtet, të ngurtësuara dhe korrupte- Por e gjitha kjo bën pjesë në të kaluarën e idealizuar. Ushtarakët erdhën në pushtet me premtimin që të krijojnë një shtet të fortë, për ta shkurtuar me shpejtësi prapambetjen në zhvillim ndaj Perëndimit. Por në dekadat e shkuara te ata u forcua etja për pushtet, u bënë të ngurtë dhe u korruptuan. Aparati i sigurisë nuk i shërbente më mbrojtjes së vendit nga armiqtë e jashtëm, por mbajtjes nën kontroll të popullit. Hendeku midis ushtrisë, si simbol i shtetit të fortë dhe i shoqërisë së cilës i kishin hequr zotësinë për të vepruar u bë më i thellë dhe më i gjerë. Për shkak të të menduarit si në një lojë me shumën zero – po t’i jap diçka tjetrit, unë kam më pak- shtetet e dominuara nga ushtria ofrojnë pak shanse për avancim dhe nuk ofrojnë më konkurrencë të shëndetshme.

Presioni në kazan u desh që nga ky shkak të shtohej, derisa kazani shpërtheu për herë të parë në fillim të vitit 2011. Aty ku ushtria, aparati i sigurisë dhe shteti i thellë qenë (dhe janë ende të dobët), u bë e mundur që si në Tunizi dhe në Marok – të formohej një pluralizëm i ri shoqëror. Përkundrazi, kudo ku ushtria ka se çfarë të humbasë nga ato që i kanë dhënë me bamirësi, është e gatshme për gjithçka, për të mbrojtur piramidën e pushtetit dhe për të eleminuar liritë shoqërore.

Algjeria dhe Sudani kanë përparësinë që tetë vjet pas kulmit të parë të protestave masive arabe të mësojnë nga përvojat e shteteve të tjera, për të shmangur kështu gabime. Demonstruesit në Algjeri dhe në Sudan vërtet që e pranojnë që ushtarakët nevojiten në një periudhë tranzitore, për të garantuar rendin. Por ata ngulin këmbë edhe që në organet tranzitore të jenë të përfaqësuara, krahas ushtarakëve, edhe civilët.

Ora e ndalur në Egjipt- Vendimtare do të jetë me sa përgjegjësi do të veprojnë ushtarakët. Në shembullin e Egjiptit ata vërtet mund të shohin se si mund ta qetësosh një vend me represion. Por koha e diktaturave të plumbta ka kaluar. Ato mundet ta ndalin orën – si në Egjipt. Por e ardhmja nuk u përket atyre.

Next Post
Një rrëfim për fundin e Elvis Preslit

Një rrëfim për fundin e Elvis Preslit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Vetë emërimi “figurë publike”

August 20, 2026
Zjarret, 35 vatra në 24 orë, 5 aktive. Dy helikopterë ndërhyjnë në Gjegjan dhe Gojan, evakuohet një familje

Zjarret, 35 vatra në 24 orë, 5 aktive. Dy helikopterë ndërhyjnë në Gjegjan dhe Gojan, evakuohet një familje

August 20, 2026
Arrestohet njeriu i afërt me Zelenskin, operacion i madh antikorrupsion në presidencën e Ukrainës

Arrestohet njeriu i afërt me Zelenskin, operacion i madh antikorrupsion në presidencën e Ukrainës

August 20, 2026
Trump shpalli operacionin shkatërrues, reagon Irani: Terrorizëm ekonomik!

Trump shpalli operacionin shkatërrues, reagon Irani: Terrorizëm ekonomik!

August 20, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Woodstock-Pogradec, 57 vjet në mes…

August 20, 2026
Deti Kaspik bëhet ‘arteria’ e re ruso-iraniane, çfarë po transportohet?

Deti Kaspik bëhet ‘arteria’ e re ruso-iraniane, çfarë po transportohet?

August 20, 2026
Revista prestigjioze “Ambassador”: Shqipëria, një vend që nuk e ka humbur identitetin

Revista prestigjioze “Ambassador”: Shqipëria, një vend që nuk e ka humbur identitetin

August 20, 2026
Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

Itali, 4 shqiptarë sulmohen me thika, çekiç e spraj me piper! Njëri prej tyre në gjendje të rëndë

August 20, 2026
Ndahet nga jeta Frank Beard, bateristi legjendar i ZZ Top

Ndahet nga jeta Frank Beard, bateristi legjendar i ZZ Top

August 20, 2026
Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Importet e ushqimeve rriten me 12,8%, prodhimi vendas mbetet pas

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com