• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Për ata që vaksinat iu duken si vota!

by Skënder Minxhozi
16/03/2021 21:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ndoshta edhe janë të tilla vaksinat. Pra, që sjellin lëvizje e spostime në një garë elektorale, ose në pëlqyeshmërinë e një qeverie. Kjo nuk është e pakuptueshme dhe as e pashpjegueshme. Njerëzimi ndodhet prej një viti në një garë që si çmim ka jetën. Dhe kur bëhet fjalë për jetë a vdekje, bëhet gjithashtu fjalë edhe për kurora dafinash ose ferrash, në qafën e atyre që menaxhojnë krizën, kudo në botë.

E megjithatë efekti elektoral i vaksinave do duhej të ishte vetëm anësor, e madje dhe cinik, në këtë garë botërore për jetën. Fjala vjen, s’dihej të ishte një mollë sherri për votat në Lezhë a Delvinë, po një argument shumë serioz për jetët e lezhjanëve e delvinjotëve. E megjithatë këto orë duket se po përjetojmë një garë të pisët politike shqiptare, e cila me vaksinat ka pak të bëjë, por merret me efektet e tyre anësore – jo me trombozat, por me votat!

Disa vende evropiane kanë pezulluar përkohësisht, për shkak të disa rasteve të dyshuara mpiksjeje gjaku, fushatën e vaksinimit me vaksinën Astrazeneca. Duket më shumë si një rivalitet tregjesh mes BE dhe Britanisë së Madhe, e cila këto orë, nga ana e saj, ka shtuar ritmet e vaksinimit me Astraeneca.

Arbitri i kësaj situate i ka idetë të qarta. OBSH dhe EMA kanë nënvizuar se përfitimi nga vaksina në fjalë është shumë i lartë sesa risku i mpiksjes që gjakut, pasi rastet në fjalë, pas 17 milion dozash të injektuara, janë më të vogla sesa ritmi i trombozave tek njerëzit në kushte normale, pa vaksina në mes. Përtej kësaj, rastet e mpiksjes në Skandinavi, Itali etj, janë të palidhura shkencërisht me vetë vaksinimin me Astrazeneca.

E megjithatë kaq barut mjafton e tepron për topat e politikës shqiptare. Megjithëse popullata i pret vaksinat si ujët e pakët në të gjitha meridianet e paralelet e globit, megjithëse në Ballkanin Perëndimor kanë zbarkuar deri më sot fare pak të tilla, sherrxhinjtë politikë e mediatikë të Tiranës nuk po lenë gur pa lëvizur për të anatemuar vaksinën britaniko-suedeze pikërisht në momentin që ajo po injektohet në krahët e mësuesve në të gjithë Shqipërinë.

Tashmë është e lexueshme fare qartë e zeza në të bardhë se një pjesë e politikës shqiptare e do vendin pa vaksina ditën e zgjedhjeve. Me fjalë të tjera, vaksina konsiderohet një faktor i padëshërueshëm në duelin për jetë a vdekje të 25 prillit, pasi qeveria mund të fitojë ca pikë që prishin llogaritë e shifrave dhe mund të bëjnë që balanca të anojë nga Edi Rama.

Kjo parti njerëzish që mendojnë se është më mirë të ketë ca vdekje më shumë, por ama të shporret qeveria, po luan një lojë sa cinike, aq edhe të ndyrë në planin njerëzor. Deri dje i thonin Ramës se dështoi që të sjellë vaksina, tani që lexojne deklaratat e tij provokuese se “do të vijë një mal me vaksina”, na del se vetë vaksinat nuk qenkan të mira.

Në katër vjet kjo qeveri ka pasur si risk të saj, në bilancin e punëve, një tërmet dhe një pandemi. Mund të thuhet se në funksion të garës elektorale Lulzim Bashës s’i ka ecur aspak keq fati, tjetër punë sa i zoti është që ta nxjerrë ose gomarin e tij nga balta. Nëse në këtë bilanc në gri të thellë futen dhe vaksinat, sharësit e tyre sërish nuk kanë pse qahen. Kanë plot për të thënë e për të bërë deri në zgjedhje.

Vaksinat nuk janë vota, avoketër të vdekjes! Fati juaj elektoral nuk lidhet me gabimet e një laboratori diku në Suedi që ka hedhur në shishe lëngun e gabuar, por me aftësinë për të qenë bindës tek ata që do ju votojnë. Lerini vaksinat dhe vaksinuesit në punën e tyre, se po shpëtojnë jetë njerëzish. Merruni me veten kryesisht, sepse aty qëndron tromboza politike që ju ka mbajtur tetë vjet në opozitë!

Next Post
Të lëmë në rrugë vetëm virusin dhe Qeverinë

VIDEOKOMENT / Sokol Balla: Sikur e gjithë Shqipëria të vaksinohej me AstraZeneca, vetëm 3 raste do të paraqisnin efekte anësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

March 23, 2026
50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

March 23, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Më mirë të dish, apo të mbetesh i paditur

March 23, 2026
Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

March 23, 2026
Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

March 23, 2026
“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

March 23, 2026
“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

March 23, 2026
Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

March 23, 2026
Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

March 23, 2026
Nafta vijon rënien në tregjet ndërkombëtare, në bursën e Nju Jorkut një fuçi u shit nën 99$

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In