• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për ata që nuk shikojmë në ekrane dhe ata që nuk do t’i shikojmë më kurrë

by Java News
31/12/2020 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Prof. Dr. Perlat Kapisyzi

E ndjeva aq afër sa gati më preku me duartë e saj të akullta. E kisha parë vdekjen të rrëmbente pacientët e mi, koleget duke më ligështuar thellë në skutat e shpirti, lënduar zemrën dhe mpire mendjen. Por nuk e kisha parë aq afër vetes, ndërkohë që isha kthyer nga Doktor i Covid në një preh te tekave të tij.

Dhe ndërsa përleshesha me vdekjen që më kishte futur thonjtë për të më rrëmbyer, më dilnin si në një “ekran”, perpjekjet sakrificat e ekipi mjeksor te  spitalit Shefqet Ndroqi ,  pacientët  të cilët kisha mjekuar, përpjekjet e tyre , vuajtjet e tyre, kurajoja e tyre, shpresa e tyre …

Në ato momente ata ishim më shumë se sa oksigjeni që merrja.

Si per ironi të fatit, ndërsa shikoja pikat e serumit me antibiotikë, më dilnin  përpara sysh dilemat tona kur nisi kjo betejë,  qëndrimet asimetrike që në krye të herës, pasigurite për vendime të shpejta ,të cilat tani më ngjanin me imazhin e atyre zonjave që bëjnë “make up” të rënd në ekran por nga sikleti që vihen papritur boja e flokëve u shkrin dhe djersët prishin fytyrën e bukur të tyre.

Dhe mua më dukej se “make up” ekraneve po prishej nga lotët e pacientëve, familjarëve dhe personelit mjeksor.

I vetmi “make up” që nuk prishet është ai bluzave të bardha . Ndërsa vdekja përpiqej ti prekte dhe rrëmbente koleget dhe qytetarët, personeli shëndetësor përballlonte me “ make up” e shpirtit të krijuar prej shume vitesh sakrificash, endrash dhe perpjekjesh, me shumë forcë, durim, guxim, vendosmeri, dhembshuri , ekuiliber psikologjik, për  të shpëtuar sa më shumë jetë, me jetën e tyre.

Cdo  moment ata qëndronin jo thjesht në dhomën e pacientëve covid por mbi kokën e tyre,  per ti dhënë sa me shume frymë, oksigjen jo vetëm teknikisht, por edhe me kujdesin plot  dhembshuri , durim dhe të shpenguar para rrezikut të ndergjegjshem qe aerozolet e krijuara nga frymemarrja e renduar e pacienteve dhe respiratoreve mund ti infektonin  nga momenti në moment

Ata,  gjithësecili prej tyre, e dinin që do ktheheshin në shtëpi  ku  i prisnin dhe I presin njerëzit e dashur të familjes që mund ti infektonin.

Askush si ata, personeli mjeksor, nuk kanë ndjerë drithërimën e përditeshme që shkonte në kufirin e makthit që të jep ndjenja e fajit – si burim infeksioni- pse jo dhe fatkeqesie, nëse dikush nga njerëzit e dashur infektohej me covid.

Pikërisht asnjë nuk ka provuar përvec personality shëndetësor këtë makth të përditshëm të cilin e kanë mposhtur me “ make up e shpirtit” .Eshte një make up krejt ndryshe prej atyre qe dalin ekraneve, nuk bëhet për tu shfaqur sa më bukur,as për të bërë kontrast ngjyrash , jo për të tërhequr sa më shumë vemendje, as për të mbuluar atë që koha dhe stresi kanë lënë gjurmë. Eshtë një “make up” që e kanë brenda vetes, proces që ndodhi natyrshëm brenda tyre, ku sfida me e vështirë dhe unike, lufta për jetën, nxjerr  në pah harmonine e kombinimit të “ngjyrave”, sakrificën, forcën, durimin, dhembshurine, misionin jo thjesht profesionin të gjitha keto të të mbuluara me nje shtrese të holle vese lotësh gëzimi për  jetë të shpëtuara dhe dhimbje për ata që me aq përpjekje dhe mund nuk munden dot …

Bukurinë e “make up” të  shpirtit të personelit mjeksor munden ta zbulonin,  e shikonin, e ndjenin e preknin vetëm ata pacientë që së bashku bëheshin një, në luftën për jetën.

Ndryshe nga make up trupit, që mund të bëhet e të zhbehet cdo moment .. make up I shpirtit është rezultat i nje kohe të gjatë pune, përkushtimi, sakrifice vetmohimi vuajtje. Kush kujdeset vuan dhe vuajtja si dhe gëzimi për jetë të shpëtuara jane pjese e “ make up” të shpirtit mjekëve , infermjereve, sanitareve, e pa mundur për tu fshirë, pasi është nje make up I skalitur në vite- jo një ngjyrosje momenti.

Eshte nje “make up”  që zbulohet nga kushdo për të cilët ato kujdesen, nuk është “make up” për te kompesuar dicka që mungon, që duket jo mirë ose dicka që humb, përkundrazi janë elemente që kanë marrë formë, ngjyrë, bukuri, gjatë viteve të tëra, të kujdesit për pacientet edhe kur ata kthehen në shtepi, tek të qenurit student deri në fund të profesionit të tyre, duke patur më pak kohe për të dashurit e tyre, me pak gëzim me femijet e tyre, me pak vemendje për të afërmit e tyre dhe sigurisht shume pak ose aspak make up për fizikun e tyre.

Eshte nje “ make up” qe ngelet në pafundesi qe na jep force guxim dhe shembull kur covidi na rembeu koleget tane por jo shpirtin e tyre. Sa shume  vite lufte perpjekje sakrifica dhe vjen nje dite, kur ne nuk besojme qe ata sjane me, qe shpresojme se do ti takojme në ditet në vazhdim…duke kujtuar buzeqeshjen e tyre, vendin ku  uleshin, diagnozat qe vinin , kujdesin qe tregonin , dhimbjet qe kalonin, ndihmen qe jepnin duke u  kujdesur, modestine …e mbi të gjitha dashurine qe jepnin cdo pacienti..Vite dhimbjesh vuajtjesh, sakrificash, gezimesh dhe vjen nje dite bluzat e bardha “largohen”të pa mposhtura… fale “make up” të shpirtit tyre.Neper rrjeshtat e deklaratave të shtypit lexojme “nuk fituan betejen me covidin.. “ .. jo jo ata fituan luften..qe eshte me shume se  nje beteje….per te cilen duhet të jemi krenar dhe perulemi me shume respekt dhe dhimbje.

Përkushtimi, përgjegjësia,vuajtjet e përditshme të pacientëve, forca për tu përballur me vdekjen është “make up” I vërtetë – bukuria e shpirtit zbukuruar nga “buqete”  lulesh dashurie, sakrifice, vetmohimi, vuajtje, gezimi, sinqeriteti uitur nga lote gezimi dhe trishtimi të bluzave  bardha. Eshte bukuria që vitet I kane skalitur në shpirtin e tyre me të cilen ato po perballojne këtë makth dhe sfidojne vdekjen.

Ky nuk është një “make up” që shafqet në ekrane. Për ta  provuar atë duhet të shtrihesh si nje pacient tek një krevat dhe ti kesh tek koka ata mijëra mjek e infermierë që askush nuk i njeh. Ata dhe shpirtin e tyre e njeh vetëm aty ku u dorzohesh atyre dhe u beson ringritjen tënde. Ata janë të tillë prej vitesh, janë prej jetës së tyre. Ata nuk Jane aktorë që bëhen të tillë për një ditë apo për një rol. “Make up” i shpirtit , i mendjes nuk mund të behet aq shpejt, kerkon vite të tera sakrificash, kujdesi, vuajtjesh, gezime jete të shpetuara,  kohe pa fund për të ndjekur ritmin e “ cmendur” të perparimit të shkences mjeksore.

Disa prej tyre tani nuk janë më. Numri i tyre rritet përditë dhe unë kam dhimbje shume dhimbje dhe frikë ti numeroj . Unë isha vet një prej tyre në rradh  por “dezertova” fal kujdesit dhe”make up” të shpritit të atyre qe kisha  pranë.

“Make up” në fytyren e dikujt eshte pikerisht nje moment, por make up I shpirtit mendjes së personelit mjeksore eshte nje proces shume I gjate qe shoqeroi pjekurine e tyre profesionale dhe sociale eshte nje përqasje e  perhershme ndaj pacienteve dhe vuajtjeve të tyre,  e cila ka me shume  rendesi se cdo gje tjeter, “make up” i shpirti dhe mendjes prej disa dekadash të  trashiguara brez pas brezi nga bluzat e bardha eshte e gjeja me e cmuar dhe unikale e personelit shendetesor, për të cilën ata ndjehen krenar në cdo momemt, e trashegojne brez pas brezi dhe me te cilen po perballojne dhe do të perballojne kete makth në mbrojtje të jetes.

Luther King thoshte : “Vetem në eresire Ju mund të shikoni yjet “ U desh fatkeqesisht eresira e zeze e pandemise qe të shohim  gjithe personelin shendetesor si yje pa fund qe të tille kane qene gjithe jeten edhe në ditet plot diell.

Next Post
Dy motra gjenden të vdekura në banesë/ Maqedonasi autori i ngjarjes, dyshohet se…

Dy motra gjenden të vdekura në banesë/ Maqedonasi autori i ngjarjes, dyshohet se...

Comments 1

  1. Lan XHABIJA says:
    5 years ago

    Të ruajtë zoti, o njeriu i mirë, Perlat Kapisyzi.

    Reply

Leave a Reply to Lan XHABIJA Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria kryeson rajonin për rritjen e çmimeve në dekadën e fundit, sipas fuqisë blerëse

Shqipëria kryeson rajonin për rritjen e çmimeve në dekadën e fundit, sipas fuqisë blerëse

April 15, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Zgjedhjet në Hungari, Vangjeli: Orban, si dora e zgjatur e Putin në Evropë

April 15, 2026
47 ditë luftë | Trump: Bisedimet SHBA–Iran mund të rifillojnë së shpejti, lufta “afër fundit”

47 ditë luftë | Trump: Bisedimet SHBA–Iran mund të rifillojnë së shpejti, lufta “afër fundit”

April 15, 2026
21 Janari/ Bamir Topi: E vërteta duhet të ndriçohet! Ina Rama më shprehu shqetësimin se…

Bamir Topi: Ols Dadon e solli Ina Rama për firmë, ajo është përgjegjëse për emërimin!

April 14, 2026
Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

April 14, 2026
Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

April 14, 2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

April 14, 2026
Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

April 14, 2026
Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

April 14, 2026
Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In