• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për ata që nuk e dinin se kush janë pronarët e PD dhe LSI

by Alfred Peza
11/06/2021 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Opozita shqiptare mund të jetë e vetmja në botën demokratike, që i ka të dyja partitë kryesore politike, prona private. PD është “prone” e Sali Berishës dhe e familjes së tij, ndërsa LSI dihej më herët se ka qenë, është dhe do të mbetet “prone” e Ilir Metës dhe e familjes së tij. Zhvillimet e fundit politike, pas zgjedhjeve të 25 prillit, e dëshmojnë si kurrë më parë publikisht këtë gjë!

Duke parë se çfarë po ndodh brenda tyre, askush nuk mund të thotë dot se këto parti janë një bashkim qytetarësh rreth një programi, që zbatojnë rregullat e gjithpranuara nën drejtimin e lidershipit të zgjedhur në mënyrë demokratike, e që synojnë të vijnë në pushtet për të përfaqësuar vullnetin e popullit të shprehur me votë. Ato nuk janë më pasuri të sistemit pluralist por parti private, që kanë nisur të përdoren si bunkerë politikë për hallet personale me drejtësinë, të pronarëve të tyre.

Sali Berisha e hodhi tej mantelin me të cilin kishte 30 vjet që e kishte mbuluar me fanatizëm këtë realitet. Ai deklaroi pak orë më parë, se nuk e përjashtonte mundësinë që të rikthehej në krye të PD, tani që SHBA e ka shpallur atë dhe familjen e tij “non grata” për “akte korrupsioni që minojnë demokracinë”. Çka do të thotë se për të partia nuk është një bashkim vullnetar njerëzish që i nënshtrohen rregullave të brendëshme të gjithëpranuara. Jo.

Të gjithë demokratët qenkan të barabartë me njëri tjetrin përpara statutit të PD, por Sali Berisha qenka më i barabartë se të gjithë ata. Sepse ai iku në 2013 nga kreu i partisë, duke pranuar humbjen në zgjedhje përballë PS dhe Edi Ramës, e duke premtuar se nuk do rikthehej më kurrë. Ndërsa tani që është në hall dhe i trembet ndëshkimit nga drejtësia e re, ai jo vetëm që mund të rikthehet, por për ta realizuar këtë nuk pyet as për rregullat formale e të gjithëpranuara nga antarësia.

Për tu bërë kryetar sa herë të dojë e kur të dojë, ai nuk pyet as për garën formale brenda partisë. As për Kryetarin “de jure” Lulzim Basha, që e ka mbështetur vetë për të qëndruar aty prej 8 vjetësh me radhë. E aq më pak të pyesi për kandidatët e tjerë aleternativë në garën e mundshme përballë tij. As për votime. As për lista zgjedhësish. As për rregulla formale në ditën e votimit sipas parimit “një anëtar një votë”. Jo.

Për aq kohë sa ndihej i sigurtë e nuk rrezikoi të përballej me akuzat për korrupsionin e krimet e supozuara gjatë 30 viteve të karrierës politike, Sali Berisha luajti rolin e një lideri të ikur. Të një figure më shumë honorifike sesa pjesë aktive e skenës së madhe aktive politike, me pozat e një “babai politik” të së djathtës, të demokratëve e të opozitarëve. Mjafton të dëgjonit për këtë, propogandën dhe panelistët nëpër banaqet e debateve politike televizive, që e përsërisnin pa u lodhur.

Por realiteti i këtyre dy mandateve të fundit të PD në opozitë, në praktikë ka qenë gjithmonë ndryshe, krejt i kundërt me këtë fasadë të gënjeshtërt që u është shitur shqiptarëve. Sali Berisha nuk ka ikur asnjë ditë nga pasja në duart e tij të timonit të drejtimit të mankinës opozitare. Ndërsa Lulzim Basha ka qenë thjeshtë “dytësi”, “sozia”, “kaskadori” apo i deleguari i tij për ta luajtur këtë rol, por kurrësesi aktori kryesor i shfaqjes.

Edhe kur ka hyrë në çadrën e bulevardit ku shpalli “Republikën e Re”, edhe kur doli prej saj për të hyrë në zgjedhjet e 2017, edhe kur dogji mandatet e opozitës, edhe kur sulmoi institucionet kushtetuese të vendit me molotovë në dorë, edhe kur Ilir Meta çdekretoi zgjedhjet e përgjithëshme lokale, edhe kur PD e LSI bojkotuan zgjedhjet e 2019,- kryetari “de facto” ka qenë Sali Berisha. Urdhëruesi ka qenë Sali Berisha. Truri i të gjitha vendimeve ka qenë Sali Berisha.

Ndryshe nga Fatos Nano që iku nga skena aktive politike pasi humbi zgjedhjet e 2005, Sali Berisha as nuk iku, e as nuk do të iki kurrë derisa të jetë gjallë. Jo vetëm se nuk e ka lirinë e ish liderit të PS për ta bërë këtë, duke vijuar jetën e tij private, por sepse ndryshe nga ai ka edhe luksin që të jetë jo vetëm “lideri historik” por edhe pronari i vërtetë i PD.

Sa për Ilir Metën, askush nuk ka dyshime se LSI është prona e tij familjare, mjafton të kujtosh se para pak javësh tha se do të rikthehet shpejt atje. Sikundër mjafton të shohësh se tashmë pasi u shkarkua si President i Republikës nga Parlamenti, se të gjithë e kanë braktisur… përveç Monika Kryemadhit!

Këto radhë ishin thjeshtë një kujtesë e shkurtër, për të gjithë ata, që nuk e dinin ende se kush janë pronarët e dy partive kryesore të opozitës në Shqipëri.

Next Post
Pandemia/ Kush do të lejohet të futet në Greqi? Merret vendimi, përfiton edhe Shqipëria

Pandemia/ Kush do të lejohet të futet në Greqi? Merret vendimi, përfiton edhe Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

July 23, 2026
Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

July 23, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Çuna, ju duhet të merrni një flamur të…”, Shehi flet për protestën dhe investimet: Atje ku çojnë paratë këta…

July 23, 2026
Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

July 23, 2026
Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

July 23, 2026
Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

July 23, 2026
Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

July 23, 2026
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

July 23, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove

July 23, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“Para Kuvendit janë njerëzit e partive të vogla”, Bido: Në protestë, grupime të Iranit dhe…

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In