• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për ata që merren me “sigurimsat” e shtetit në PD

by Artur Ajazi
13/09/2020 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Prej afro 1 muaji, në SHQUP, po merren me një histori të shkuar, me një temë sa të vjetër aq edhe të neveritshme, e cila nuk të ngjall interes ta dëgjosh, dhe jo pastaj të merresh dhe ta interpretosh. Në Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, kanë mbi 1 muaj (nuk dihet përse pikërisht tani) që merren me “sigurimsat” që paskan mbushur Policinë e Shtetit. Nuk po lenë polic, shef komisariati, drejtor policie dhe polic burgu, pa e përgojuar, pa e marrë në ‘analizë”, pa i bërë biografinë e jetës nga çerdhja deri në shkollën e lartë. Madje po merren edhe me ditët e para të fillimit të punës, me shkaqet e emërimit, edhe pse ka prej tyre që kanë mbaruar shkollat në 1990-1991, në atë kohë kur ish-komunistët dhe ish-sigurimsat e asaj partie, po dorëzonin teserat dhe dokumentin “secret” për tu anëtarësuar  dhe konvertuar në demokratë. Mjaft figura të ndritura dhe të flakura me dhunë nga Partia Demokratike qysh pas krijimit të saj, kanë kërkuar me ngulm vazhdimisht në vite, demaskimin dhe largimin e ish-komunistave dhe ish-anëtarëve aktivë të Sigurimit të Shtetit nga ajo parti.

Qysh në vitet e para të krijimit të PD, kontigjenti i “brumuar” i ish-anëtarëve seriozë dhe fanatikë të PPSH dhe ish-sigurimsat, u dyndën si rrufe drejt të vetmes parti e cila lindi dhe nisi të rritej si e djathtë serioze. Por nuk ishte e thënë. Brënda saj hynë dhe janë edhe sot, në krye dhe në vende kyçe të saj, ish-komunistë dhe bij të tyre, ish-sigurimsa dhe bij të tyre, ish-bashkëpunëtorë vullnetarë të Sigurimit të Shtetit dhe madje edhe të shërbimeve të tjera sekrete. Mjafton të përmendim takimin e ngutshëm të bërë në një nga selitë e huaja diplomatike në Tiranë, fill pas fitores së zgjedhjeve në 1992 nga PD, mjafton të  dimë kush ishin ambasadorët që kërkuan me insistim emrat e bijve dhe stërpinërve të ish-agjentëve të tyre, për ti patur ministra në qeveri, dhe do të bindemi për gjendjen skandaloze, në të cilën ishte por edhe është  akoma dhe sot  ajo parti “qelibare”.

Por si thotë populli “i ndoturi, kërkon të bëjë pis”. E veçanta me Partinë Demokratike (asnjëherë e djathtë) mbetet fakti se, pikërisht ata që kishin deri dje  dosje, ata që kishin teserën e PPSH dikur, u bënë në Parlamentin e ri pas zgjedhjeve të Marsit 1992, më të zjarrtët, u bënë kritikuesit ekstremë të “diktaturës dhe Sigurimit të Shtetit”. Ishte dhe mbetet qesharake, se si ish-komunistë dhe ish-bashkëpunëtorë vullnetarë mjaft aktivë, apo dhe pasardhës të tyre në PD, flisnin nga foltorja e Parlamentit me pathos, duke mallkuar dhe kërkuar me ngulm “largimin e sigurimsave nga Partia Socialiste”, në një kohë që kjo e fundit, e kishte mbyllur njëherë e mirë historinë me të shkuarën.

Por e kaluara, ishte “çekiçi” mbi kokën e ish-komunistave dhe ish-sigurimsave të PD, pasi ata i gërryente e kaluara, i brente ndërgjegja  edhe pse kishin nisur të bëheshin milionerë, duke zhvatur dhe rrëmbyer gjithçka u dilte përpara sa kishin pushtetin. Një fjalë e urtë thotë “kur ke para, çdo gjë mund të blesh, veç të kaluarës tënde”.

Kasta e “të kuqve” dhe ish-sigurimsave në PD, u bë më “demokrate” se vetë ata që kishin lënë rininë dhe jetët e tyre në burgjet e diktaturës. Ata nisën të mbajnë fjalime, të bëjnë seminare, nisën të japin leksione demokracie edhe kur takoheshin me diplomatë perndimorë, aq sa këta të fundit shqyenin sytë dhe nuk u besonin veshëve, tek dëgjonin ish-komunistët të bënin rolin e “viktimave  të Enver Hoxhës”. Por ja që, vjen një ditë dhe gjithçka të kthehet në boomerang. Ata që sot ulurasin me të madhe se “Policia e Shtetit u mbush me ish-sigurimsa”, mund tu themi se i kanë sigurimsat në çdo degë të PD nga Tirana deri në rrethe, ata që sot flasin për “rikthimin e ish-komunistave në qeverisje”, mund tu themi se i kanë komunistat dhe bijtë e tyre në kryesi, dhe forume të asaj partie, madje me shumicë. Karta e “ish-sigurimsave” është qysh tani e djegur zoti Basha, ndaj për fushatën elektorale, shpik diçka tjetër, më të hollë, më të besueshme, sepse ndoshta nuk do tu trazosh “terezinë” edhe atyre që ke me “hije” akoma  në SHQUP.

Next Post
Prof. Përparim Kabo: Ikja e turpshme e një Kryeprokurori!

Po çfarë është ky 13 shtator fatal?

Comments 2

  1. Fehmiu Elbasan says:
    5 years ago

    Ne PD ka mbi 250 sigurimsa

    Reply
  2. UKU MOMLIT says:
    5 years ago

    Pd ka qene,eshte dhe do te mbetet DETASHMENTI SULMUES I PPSH(PS sotme).

    Reply

Leave a Reply to UKU MOMLIT Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

February 28, 2026
Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

February 28, 2026
“Ngriu” marrëdhëniet tregtare me Izraelin, Erdogan: E dimë që Perëndimi do na sulmojë për këtë vendim

Sulmi ndaj Iranit, reagon ashpër Erdogan: U shkel sovraniteti, rajoni rrezikon të marrë zjarr

February 28, 2026
“Partia që lindi nga idealet e dhjetorit ‘90 ka përfunduar të ketë ideal djegien e kazanëve”

“Partia që lindi nga idealet e dhjetorit ‘90 ka përfunduar të ketë ideal djegien e kazanëve”

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In