• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për ata që janë në siklet, pse po dalin për Metën më 2 mars!

by Mero Baze
28/02/2020 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në fillim e tha një aktor i celulës së Ilir Metës: “Unë do të shkoj më 2 mars, jo për Ilir Metën, por për Kushtetutën”. U duk pak si humor mediokër. Pastaj e thanë disa politikanë nga ata të opozitës, që i mban larg dhe Berisha dhe Basha. Dhe ata përsëritën frazën: “Do shkoj më 2 mars, jo për Ilir Metën, por për Kushtetutën”.

Pastaj u ngrit Ilir Meta i shkoi në zyrë Sali Berishës dhe ju hakërrye përse Lulzim Basha nuk po fliste.

Pastaj u dëgjua dhe Lulzim Basha t’ju thotë strukturave që “më 2 mars do të jeni në bulevard, jo për Ilir Metën, por për Kushtetutën”.

Dhe prej asaj dite ky refren përsëritet nga çdo njeri defiçent në shoqëri që tenton të na tregojë se është gjallë. I fundit që erdhi nga përtej detit ku jeton si emigrant, është dhe ish Ministri Teknik Demiraj. Edhe ai “jo për Ilir Metën, por për Kushtetutën”.

Ky është rasti i parë në historinë e politikës shqiptare, ku persona të margjinalizuar nga politika apo opinioni publik, duan të bëhen faktorë në një ngjarje, por u vjen turp nga personazhi kryesor i ngjarjes.

Unë nëse do të shkoja më 2 mars në shesh, do të shkoja për Ilir Metën. Mirë apo keq, ai është historia jonë politike 30 vjeçare, një politikan i bërë vetë, i bërë keq, por me forcat e tij.

Në shumë momente të historisë së 30 viteve, ka qenë në anën e duhur të historisë, ashtu si shpesh ka qenë personazh i ditëve të zeza të saj.

Problem i tij është se pas 30 vjetësh ka një ezaurim të plotë politik dhe kam frikë se dhe intelektual, e mendor. Nuk është më dikush që ngjall më shpresë në këtë vend, sidomos kur u thotë të rinjëve “mos ikni se më keni mua këtu”. Ai është një nga disa arsyet përse ata ikin.

Dhe kjo nuk më duket një tragjedi. Nuk ka politikan që t’i ketë rezistuar më shumë se 30 vjet një skene të pacipë politike si kjo e Shqipërisë. Këmbëngulja për të vazhduar më tej, është ndoshta keqkuptimi tij me historinë.

Por unë mund të dal në shesh qoftë dhe për një hall njerëzor të qytetarit Ilir Meta. Nuk më vjen turp nga kjo gjë.

Por kjo hipokrizia kolektive, e të gjithë njerëzve që duan të duken të rëndësishëm në këtë vend në mitingun e Ilir Metës, por që distancohen nga Ilir Meta dhe solidarizohen me Kushtetutën, është një komedi publike e paparë ndonjëherë.

Kushtetuta në Shqipëri nuk është e rrezikuar nga mos zbatimi. Ajo është e rrezikuar nga ndryshimet që e kanë bërë atë një institucion që nuk garanton më të gjitha liritë tona. Kur u ndryshua Kushtetuta nuk u ngrit aksush. Ndryshimet e fundit të saj janë bërë me 140 vota në Parlament.

Ne i kemi pranuar ato ndryshime. Me heshtjen tonë, me konformizmin por dhe pafuqinë tonë. I fundit që ka udhëhequr ato ndryshime është Ilir Meta. Tani është penduar dhe do Kushtetutën e vitit 1998, por s’ka fuqi ta rikthejë.

Tani ai ka probleme me historinë e tij në politikë, me dështimin e tij me LSI dhe aleancat politike dhe nervozizmin nga loja e mbyllur e opozitës së Sali Berishës.

Por nuk i ka faj Kushtetuta. As atyre që duan të dalin në shesh më 2 mars nuk u ka faj Kushtetuta. Ata ose duhet të dalin për hallin e Ilir Metës, ose më mire të rrinë në shtëpi, e mos ta fyejnë Ilir Metën, duke i thënë, “nuk dalim për ty, por për Kushtetutën”.

Kushtetuta jonë është ndryshuar më 2008 me konsensus dhe më 2016 prap me 140 vota. Ndryshimet janë shoqëruar me duartrokitje.

Lereni këtë hipokrizinë për Kushtetutën. Nëse u vjen turp të mbështesni Ilir Metën, por u vjen frikë se u ka bërtitur Berisha, shkoni aty, po të paktën mos thoni që shkojmë për Kushtetutën. Shkoni për Ilir Metën se është shumë më njerëzore kur një njeri është në hall dhe ti i del në krah. Se kjo që dhe i del në krah dhe i thua “nuk vij për ty”, është mund i shkuar dëm. Nuk ua di për nder as Ilir Meta dhe natyrisht as Kushtetuta.

Next Post
Mesazhi jo rastësor në Kongresin e PS / Të drejtat e fëmijëve, gjithmonë një prioritet i Linda Ramës

Mesazhi jo rastësor në Kongresin e PS / Të drejtat e fëmijëve, gjithmonë një prioritet i Linda Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pedagogë që nxisin dhunën? Kur edukatorët harrojnë misionin e tyre

October 21, 2026
Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

October 21, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

“Personat me maska do t’i gjejmë përmes teknologjisë”, Rama: Ndalojmë aksesin në vendet e BE të protestuesve të dhunshëm

October 21, 2026
“Inflacioni në nivele të ulëta”, Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative!

Thyerja e bankomateve nga protestuesit, Sejko siguron qytetarët: Depozitat tuaja janë të sigurta

October 21, 2026
Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

October 21, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Doktor, dil ti i pari e vrite frikën!

October 21, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

“PS dënon dhunën”, Balla: Protestuesit të zgjedhin përfaqësuesit, qeveria është gati për dialog

October 21, 2026
Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

October 21, 2026
LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

October 21, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

“Kush thyen do të paguajë” Meloni: Po zbulojmë identitetin e personave me kapuç

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In