Deputeti socialist Erjon Braçe akuzon fort partinë që ka dalë në opozitë tashmë, por që vijon të jetë në pushtet, LSI për thirrjet e saj se ky vend është i pajetushëm dhe qytetarët duhet të ikin.
Braçe ironizon, duke pyetur se përse vetë nuk ikin, apo rrinë se “janë të përgjegjshëm”. Megjithëse plaçka e tyre lëviz, shtohet(është fjala për pasurinë)
“Degjoj prej ditesh ca nga ata qe jane ende ne pushtet;
Ketu nuk rrihet, shih sa vape ben, ka zjarre, c’eshte ky turizem, po mbyten njerez qe sdine not, nuk ka roje, u vra njeri, vrau veten tjetri, delja po perhap antraksin, nuk leviz asgje, po thyen qafen vendi….. ikni!!
Nuk ka fund! Cdo dite!
Pyetje kam une;
Po ju pse rrini? Perse te tjeret duhet te ikni por ju jo?
Mos ja thoni kujt ate denglen: Ne rrime se jemi te pergjegjshem dhe kemi pergjegjesi!
Dhe tjetra;
Po mire, nese ketu eshte keshtu-zero, nuk leviz asgje, as era,
po placka juaj perse leviz, shtohet?”, shkruan Braçe në rrjetin social.











