• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Për ata që duan të “ripajtojnë” berishizmin me PD

by Mero Baze
10/01/2022 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Dërmimi i Sali Berishës më 8 janar nuk qëndron tek fakti që nuk mori dot godinën. Atë dhe mund ta merrte, se çështje logjistike ishte. Problemi i tij i madh ishte se para godinës ai ishte i braktisur dhe me një çetë mercenarësh, që duket se i kishte marrë të gjithë me pagesë.

Kjo u kuptua nga shpejtësia me të cilën ja mbathën sapo panë policinë, dhe vrapi me të cilin zbritën shkallën, sapo u shafqën 4 shoqërues të Bashës me shkopinj në ballkonin ku ishin ngjitur.

Dukej që nuk ishin raca e militantëve të PD që ndonjëherë futen dhe në mes të plumbave si idiotë. Ishin thjesht njerëz që kishin marrë lekët dhe donin të dukeshin sikur bënin punën dhe i meritonin lekët.

Mbi të gjitha, ishin shumë pak, më pak se 1 mijë vetë, aq sa i mblidhte Shaban Memia me një fërshëllimë më 1997.

Pra Sali Berisha nuk u mund gjatë betejës, as pas betejës. Ai u mund para betejes. Ai nuk mblodhi dot njerëz që të provonte mbështetjen e tij.

Të vetmen gjë që provoi ai, ishte se është një pakicë e izoluar brenda opozitës.

Tani që e provoi këtë gjë, tani që u pa që ai nuk ka njerëz dhe as mbështetës, përveç atyre që ka paguar i biri në shtyp dhe vazhdojnë e qajnë për Berishën, pjesa tjetër e PD ka neveri për atë që bëri. Madje dhe ata që nuk duan Lulzim Bashën.

Në këto kushte, Berisha po nxit debatin për gjetjen e gjuhës së përbashkët me Bashën, që “të ikin të dy” dhe pastaj Berisha të zgjedhë të tretin.

Kjo është gjëja më e rëndë që mund t’i bësh opozitës në këto momente.

Historia e re e opozitës është se ajo do startojë si një opozitë e distancuar nga berishizmi. Ajo provoi se berishizmi u nda me dhunë dhe fizikisht nga PD. Ajo provoi se berishizmi ishte gati të ndahej me gjak.

Tani që berishizmi u izolua dhe u turpërua para shqiptarëve, kërkon sërisht të bëjë një copë vend brenda opozitës, që të rikthehet përsëri.

I vetmi shans i opozitës është që berishizmi u vetpenalizua pas penalizimit që i bëri SHBA dhe u nda nga opozita. E ardhmja e PD është distanca nga berishizmi dhe jo bashkëjetesa me të.

Të këshillosh opozitën që të bashkëjetojë me berishizmin, është sikur të këshillosh një pacient të sapo shëruar, të infektohet përsëri me covid se i bën mirë dhe e mban në formë.

E ardhmja e opozitës është bashkimi në PD pa Berishën dhe berishizmin si fenomen.

Procesi i deberishizimit të PD, duhet t’i ngjajë procesit të denazifikimit të Gjermanisë dhe duhet të ngulitet në kulturën politike të asaj partie, si një turp politik.

Berishizmi është shkolla politike që ka shkatërruar jo vetëm PD, por dhe Shqipërinë këto tridhjetë vite. Është shkolla që ka futur kulturën e konfliktit fizik, dhunën mbi kundërshtarët, përdhunimin e rivalëve fizikisht, sharje me libër shtëpie, sulme familjare dhe persekutim të rrethit familjar, nëse je kundërshtar i tyre në pushtet dhe gjithë veset e komunizmit, të shumëfishuara në emër të lirisë në pluralizëm.

Është kjo arsyeja që PD ka namin e një partie rurale, të pagdhendurish dhe njerëzish të dhunshëm. Ka shumë njerëz që e kanë lëshuar atë parti vetëm për këtë shkak.

E ardhmja e bashkimit dhe rritjes së PD, është vetëm PD pa berishizmin. Beteja duhet të bëhet në PD pa Berishën. Pa Berishën nuk ka më alibi për garën me Luzlim Bashën. Të gjithë biem dakord se Basha i ka anashkaluar rregullat e garave në PD, pasi në Kuvend hynte Sali Berisha, e përqafonte dhe pastaj mbaronte kuvendi.

Ai nuk hyn më në atë sallë. Nuk hyri dot më, as me vare e sopata. PD do rritet dhe do bëjë gara reale, pikërisht pse nuk është ai. Një PD ku garën e komandon Sali Berisha, është sërish parti e Berishës dhe pa qenë ai kryetar. Formalisht as nga 2013 nuk ka qenë kryetar, por garën nuk e lejoi kurrë.

Ndaj çdo zë që bën thirrje për t’i bërë një vend berishizmit të flakur nga PD, sërish brenda PD, në emër të “unitetit”, në fakt është duke bërë thirrje që të rikthejë Berishën e mundur pa sopata e vare, ngaqë nuk ja doli dot me dhunë.

Next Post
Kapet një sasi prej 947 kilogramësh kokainë, në pranga edhe djali i ish-deputetit

Kapet një sasi prej 947 kilogramësh kokainë, në pranga edhe djali i ish-deputetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

June 26, 2026
PD prek fundin, Berisha po e merr me vete në ‘amëshim’

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

June 26, 2026
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

June 26, 2026
‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

June 26, 2026
Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

June 26, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

June 26, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

June 26, 2026
Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

June 26, 2026
“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

June 26, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Po cili sovran?

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In