• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për ata që dikur qeshnin me facebook-un e Edi Ramës!

by Alfred Peza
26/03/2020 22:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Samiti i G-20 me krerët e 19 vendeve të botës + BE zhvillohet me urgjencë këtë radhë, për të diskutuar rreth një strategjie të re, për përballimin e situatës aktuale dhe daljen nga kriza ekonomike që mund të shkaktojë pandemia globale. Ndryshe nga herët e tjera udhëheqësit e vendeve më të fuqishme të botës, nuk do të takohen fizikisht ballë përballë diku rreth një tryeze të rrumbullakët, por do të komunikojnë me njëri tjetrin virtualisht.

Pak ditë më parë edhe mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nën drejtimin e Presidentit Meta, u mbajt për herë të parë, virtualisht në Shqipëri. Mbledhjet e qeverisë Rama që e pasoi atë ditë, u mbajt përsëri online dhe u transmetua live për të gjithë opinionin publik përmes rrjeteve sociale. Qytetarët panë për herë të parë sesi raportonte çdo ministër për detyrat e vëna, në përpjekjet për të përballuar luftën ndaj Covid-19 dhe udhëzimet që i jepte Kryeministri.

Kjo mënyrë e re e drejtimit të punëve të botës dhe qeverisjes së Shqipërisë, ende përbën lajm, sepse aplikohen për herë të parë. Më vonë pasi lufta të ketë përfunduar, komunikimi online i të gjithëve për gjithçka, me siguri që do të jenë normalitet. Ndërsa takimet fizike të së shkuarës, ndoshta përjashtime nga rastet. Sepse virtualiteti, tashmë është një realitet. Ndërsa realiteti i dikurshëm, pjesë e një historie te shkuar, që do të na mungojë.

Teknologjitë e reja mundësojnë sot në Shqipëri komunikimin online mes të gjitha institucioneve, pushteteve dhe hallkave të drejtimit të punëve të vendit, nga maja e piramidës shtetërore e qeveritare, e deri poshtë në mënyrë kapilare tek secili qytetar i kësaj Republike. Mjafton që për këtë të kesh në dorë apo në familje, një telefon inteligjent dhe akses në internet.

Digjitalizimi i jetës sonë, tashmë është një realitet funksional, të cilin po e provojmë të gjithë 24 orë në 24, përgjatë afër tri javëve të fillimit të luftës. Sepse të gjithë komunikojmë me të gjithë në kohë reale, për arësye jete, biznesi, pune e deri për çështje familjare apo private. Përndryshe vetkarantinimi i popullatës, për shkak të koronavirusit, do të përfundonte si rrethimet e mesjetës brenda kështjellave të cilat binin pasi përfundonin rezervat ushqimore dhe ujit.

Kjo nuk është meritë as e Edi Ramës, as e qeverisë së tij, as e mazhorancës socialiste. Por, meritë e epokës dhe e sistemit ku jetojmë. Shqipëria është një vend i hapur edhe për teknologjitë e reja, me një popullsi të etur për eksplorimin e të gjitha limiteve që ofrojnë bujarisht, dimensionet e lirisë. Merita e Kreyministrit të Shqipërisë është diçka krejt tjetër në këtë realitet të patjetërsueshëm.

Edi Rama ishte nga të parët liderë politikë në Shqipëri, që kuptoi magjinë e të bërit politikë, përmes shfrytëzimit të internetit dhe rrjeteve sociale. Sepse jetojmë në një epokë kur komunikimi publik pushoi së qeni lart poshtë, duke lënë vendit komunikimit horizontal, në mënyrë të drejtpërdrejtë me secilin dhe të gjithë njëkohësisht. Ishte erë e re përmes një qasje të re, që do ta ndryshonte raportin mes qytetarit si qenie politike dhe liderit të tij, njëherë e përgjithmonë edhe në Shqipëri.

Besoj se shumëkush është bezdisur në rastin më të mirë e mund ti ketë mbetur hatri në rastin më të keq fillimisht me Edi Ramën, teksa ka komunikuar fillimisht me të online. Përmes e-mailit, whatsapp-it, facebook-ut, twitter-it, instagram-it, etj. Jo një herë e dy, por në mënyrë të pandërprerë, 24 orë në 24 e gjatë gjithë viteve.

Bashkëpunëtorët, miqtë, qytetarët, votuesit, opozitarët, kritikët dhe kundërshtarët mund të jenë tallur, e kanë qeshur, sharë apo kanë turfulluar fillimisht me këtë steriotip krejt të ri sjellje, pune dhe ushtrimi të lidershipit nga një kryetar Bashkie të Tiranës e më pas Kryeministër i Shqipërisë. I cili pamundësinë e kohës fizike për të takuar gjithkënd, në një vend ku gjithkush nuk do që ti zgjidhet halli por mjafton që ti japi dorën udhëheqësit, e tejkaloi ndryshe. Duke i kthyer përgjigje gjithësecilit virtualisht, qoftë edhe me çmimin e të punuarit njësoj e pa u ndalur si në zyrë, makinë, rrugë, shtëpi a gjetkë.

Kjo mënyrë e re të jetuari, të funksionuari, të punuari, të të bërit politikë dhe të drejtuari të punëve lokale e qëndrore, shumë shpejt u kuptua se maksimalizonte rendimentin, shpejtësinë dhe cilësinë përmes shfrytëzimit të magjisë së botës digjitale.

Kjo mënyrë e re eci paralel me rritjen e penetrimit të internetit në gjithë territorin e vendit, krijimin e rrjeteve, platformave, programeve, aplikacioneve, shërbimeve dhe aksesit të biznesit e qytetarëve në to. Për të kulmuar me platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët. Përmes së cilës, çdo banor i vendit, mund të adresojë hallet dhe shqetësimet e tij për secilën nga hallkat e drejtimit të pushtetit dhe shtetit, e për të marë përmes saj, zgjidhje dhe përgjigje.

Kjo filozofi moderne bëri që si në rastin e tërmetit të shkatërrimtar të 26 nëntorit edhe tani, në kulmin e luftës ndaj pandemisë globale, jeta e qytetarëve në çdo hapësirë të territorit të funksionojë pa u ndalur. Duke patur mundësinë që të mari në kohë, cilësi e hapësirë shërbimet për çdo nevojë, nga shteti e nga pushteti lokal e qëndror.

Sot gjithkush e sheh Kryeministrin që të komunikojë me homologë dhe drejtuesit e instutucioneve më të rëndësishme ndërkomëbtare, të mari pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Komëbëtare, të drejtojë mbledhjet e qeverisë, të përgjigjet dhe të mari në telefon personalisht çdo qytetar të republikës, me lehtësinë e jashtëzakonshme të komoditetit unik që të ofron internet dhe mjetet e tjera të komunikimit masiv.

Pasi edhe kjo luftë të kalojë, si për shumë gjëra të tjera, nuk është e largët dita kur të kujtojmë historitë e asaj kohe kur talleshim me Edi Ramën, kur nisi që “të na qeveriste” përmes facebook-ut.

Next Post
Doktor, ishte tërmet, jo Gërdec e 21 janar

Berisha: S'kam frikë fare, jam te rruga "Mustafa Matohiti". Unë kam qenë studiues pasionant i stresit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com