• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për armiqtë e Reformës në Drejtësi, që u vetshpallën në Presidencë!

by Alfred Peza
20/11/2019 22:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Me takimin e tyre në zyrën e Kreut të Shtetit, Ilir Meta dhe Sali Berisha i dhanë fund një cikli disamujor hamendësishmesh edhe për më skeptikët dhe naivët që ende nuk po e kuptonin dhe besonin, se kush janë në realitet dy kryearkitektët e projektit për bllokimin dhe zhbërjen e reformës së re të drejtësisë në Shqipëri.

Ka qenë një proces aspak i lehtë për të mbërritur deri tek ajo foto mes Presidentit që po ikën me procedurë kushtetuese dhe ish Presidentit që shqiptarët e përzunë me protesta më 1997 nga ajo zyrë. Takimi mes tyre është monumenti më i arrirë, për të simbolizuar atë që qëndron pas këtyre 22 viteve përpjekje sizifiane të shqiptarëve, për të çuar gurin e shtetformimit tonë modern, në majën e atij mali standardesh ku e presin kombet e tjera të qytetërura europiane.

Kanë kaluar shumë kohë nga 22 korriku i 2016, kur Reforma në Drejtësi u miratua me 140 votat e gjithë deputetëve të Parlamentit. Kanë kaluar plot 40 muaj nga starti i asaj maratone, ku gjithkush u duk sikur ishte pjesë e një vrapimi kolektiv, drejt një Shqipërie me institucionet e një sistemi të ri drejtësie.

Çdo shqiptar i thjeshtë që i pa të ngriheshin lart për herë të parë ndoshta në historinë e pluralizmit, të gjithë kartonat jeshilë të asaj salle, besoi se gjithçka e keqe që lidhej me pushtetin më të kalbur të 30 viteve të fundit në këtë vend, mori fund.

Pati një çlirim të paparë energjish pozitive dhe optimizmi, në ato orë të rëndësishme për historinë e re të vendin. Asaj që i druheshin ata që e dinin mirë se çfarë fshihej pas fasadës së atyre 140 “PO”-ve të jashtëzakonshme, do të vinte jo vetëm më shpejt por, edhe shumë më me egërsi sesa mund ta kishte menduar gjithkush.

Më 5 tetor 2016, ndryshe nga sa ishte rënë më parë dakord, PD ankimon në Gjykatën Kushtetutese ligjin për Vettingun, duke i futur gurin e parë të madh nën rrota reformës. E cila do të bllokohej në këtë mënyrë për disa muaj me radhë, derisa Lulzim Basha të dilte nga çadra e famshme e “Republikës së Re” në natën mes 17 dhe 18 majit 2017.

Deri atëherë, përzierja mes kërkesave politike dhe pengesave ligjore, nuk do të kuptohej akoma qartë publikisht, derisa erdhi dhjetori i 2017. Atëherë kur salla e Parlamentit u bë tym e flakë nga opozita që nuk la gurë e çizme pa përdorur për të ndaluar shkarkimin e kryesimbolit të drejtësisë së vjetër, Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Në këtë moment, u pa qartë përfundimisht se në Shqipëri nuk kishte vetëm një palë që ishte “PRO”. Por ishin qartazi dy palë të kundërta, përballë reformës në drejtësi. PD, LSI dhe aleatët e tyre, dolën përfundimisht edhe në perceptimin e gjerë publik, në anën tjetër të gardhit.

Viti i ri 2018 i gjeti të hutuar, hallakatur, shushatur dhe të pashpresë për atë që i priste në të ardhmen. Sistemi i vjetër i drejtësisë kishte nisur që ti dilte nga thonjtë dhe frika e ndëshkimit për krimet dhe korrupsionin galopant gjatë ushtrimit të pushtetit, po bëhej evident. Procesi i vettingut nisi të nxirrte jashtë sistemit, të gjithë ata që deri dje ishin emëruar e komandoheshin nga elita e vjetër politike e opozitës në Shqipëri.

Ilir Meta kishte edhe pak oksigjen për të aktruar liderin që e ushtronte pushtetin “me qetësi dhe dashuri”. Ky mirazh i rremë do të largohej sapo ti vinte në dorë rasti i parë. Pas refuzimit për të dekretuar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshi, Ilir Meta do të bënte të njëjtën gjë pak kohë më vonë, edhe me dekretin për ministrin e jashtëm Gent Caka.

Protesta e studentëve në dhjetorin e 2018 u kuptua shpejt se nuk kishte lidhje me ëndrrat në sirtar të lidershipit opozitar. Ndaj fillimi i 2019, do i gjente Berishën e Bashën, Metën dhe Kryemadhin përpara dilemës shekspiriane. “Të jesh apo të mos jesh, kjo është çështja!” u shndërrua shumë shpejt në kauzën e “Ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita!” Mundësia e fundit për ta bllokuar e më pas për ta zhbërë Reformën në Drejtësi, kishte trokitur.

Duhej bërë gjithçka për të injektuar krizën e opozitës artificialisht në sistemin politik e demokratik të vendit, në mënyrë që ta detyronin mazhorancën për të bërë marrëveshje duke i dhuruar pushtetin në tavolinë dhe amnistuar të gjitha krimet e tyre të 30 viteve të fundit.

Pjesa tjetër e historisë është e freskët për gjithkënd: Dorëzimi i mandateve të deputetëve më 16 shkurt, firmosja e marrëveshjes për të mos hyrë në zgjedhjet e përgjithshme lokale, “revolucioni imagjinar” i molotovëve, çdekretimi nga Ilir Meta i 30 Qershorit, dekretimi më pas i 13 tetorit si datë zgjedhjesh.

E kur skenari u dogj, opozita e kuptoi se e kishte lënë popullin e vet, pa asnjë përfaqësim në Parlament, në pushtet qëndror dhe lokal. Fillimi i procedurave parlamentare për shkarkimin e Presidentit të Republikës për shkeljet flagarante që i kishte bërë Kushtetutës, do ta linte opozitën, edhe pa gozhdën e fundit të Nastradinit, ku mund të varte xhaketën e saj kundër reformës në drejtësi.

Pas kësaj, gjithkush e kishte kuptuar se kush është në anën e kujt, në këtë histori që monitorohet dhe garantohet hap pas hapi, nga SHBA dhe BE në Tiranë. Ilir Meta për të shpëtuar lëkurën e tij politike, po bën gjithçka për të injektuar krizën e tij dhe të opozitës së rrugës që përfaqëson, mbi Gjykatën Kushtetutese. Ose duke mos lejuar ngritjen e saj, ose për ta kapur atë nëpërmjet njerëzve të tij. Sepse Dosjen Nr. 1 që kjo gjykatë do të shqyrtojë, është ajo për shkarkimin e tij si President i Republikës së Shqipërisë.

Ndaj, kur takohen bashkë një President i larguar me atë që është duke ikur nga ajo zyrë, të gjithë e kuptojnë se kush është fundi i këtij filmi që është shfaqur njëherë 22 vjet më parë. Ndryshimi mes filmit të 1997 dhe atij të 2019, është se i pari përfundoi si tragjedi, ndërsa historia që përsëritet është e dënuar që të përfundojë si komedi! Me ndryshimin e madh që ata që qanë atëherë, kanë radhën që të qeshin tani.

Next Post
Marrëveshje me TIA -n për sigurinë në aeroport, Veliu: Kamerat do monitorohen edhe nga Polica

Marrëveshje me TIA -n për sigurinë në aeroport, Veliu: Kamerat do monitorohen edhe nga Polica

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën dhe procesin e anëtarësimit, Von der Leyen bisedë telefonike me Zelenskyn

BE rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën dhe procesin e anëtarësimit, Von der Leyen bisedë telefonike me Zelenskyn

May 27, 2026
Vizita e Dendias në Tiranë, Preç Zogaj: Ftohje mes dy vendeve vitet e fundit

Vizita e Dendias në Tiranë, Preç Zogaj: Ftohje mes dy vendeve vitet e fundit

May 27, 2026
Vangjeli: Kemi shumë probleme me Greqinë, ja faktori që mund të kushtëzojë politikat me fqinjët!

Vangjeli: Kemi shumë probleme me Greqinë, ja faktori që mund të kushtëzojë politikat me fqinjët!

May 27, 2026
Meta dhe Veliaj mund të lirohen nga burgu? Juristi sqaron vendimin e fundit të Kolegjeve të Bashkuara

Meta dhe Veliaj mund të lirohen nga burgu? Juristi sqaron vendimin e fundit të Kolegjeve të Bashkuara

May 27, 2026
“Bordi i Paqes” i Trump ku bën pjesë edhe Shqipëria, pa financim/ FT: Zero dollarë të disbursuar, nga 17 miliardët e premtuar

“Bordi i Paqes” i Trump ku bën pjesë edhe Shqipëria, pa financim/ FT: Zero dollarë të disbursuar, nga 17 miliardët e premtuar

May 27, 2026
Shkeli perimetrin e sigurisë me “Jet Ski” dhe rrezikoi pushuesit, 100 mijë lekë gjobë për drejtuesin në Velipojë

Shkeli perimetrin e sigurisë me “Jet Ski” dhe rrezikoi pushuesit, 100 mijë lekë gjobë për drejtuesin në Velipojë

May 27, 2026
“Opeli” përplas 21-vjeçaren që lëvizte me biçikletë në Vlorë, e reja përfundon në spital

“Opeli” përplas 21-vjeçaren që lëvizte me biçikletë në Vlorë, e reja përfundon në spital

May 27, 2026
Ia siguroi mbidozën fatale të ketaminës, dënohet me mbi 3 vjet burg asistenti i aktorit Matthew Perry

Ia siguroi mbidozën fatale të ketaminës, dënohet me mbi 3 vjet burg asistenti i aktorit Matthew Perry

May 27, 2026
Procesi ndaj Veliajt/ Ish-prokurori: Po privohet nga ushtrimi i detyrës së kryebashkiakut; Juristi: Nasta dhe Nesti duhet të dilnin me fytyrë

Procesi ndaj Veliajt/ Ish-prokurori: Po privohet nga ushtrimi i detyrës së kryebashkiakut; Juristi: Nasta dhe Nesti duhet të dilnin me fytyrë

May 27, 2026
Plagosën me armë pakistanezin në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë, 2 të tjerë ja mbathin

Plagosën me armë pakistanezin në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë, 2 të tjerë ja mbathin

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In