• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Marrëveshje me TIA -n për sigurinë në aeroport, Veliu: Kamerat do monitorohen edhe nga Polica

by Java News
20/11/2019 22:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit dhe Tirana International Airport (TIA) nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit për rritjen e sigurisë në aeroportin “Nënë Tereza”. Nga ana e policisë është kërkuar që TIA të rrisë nivelin e sigurisë në rrethimin e aeroportit, ndërsa drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se duhet të rritet cilësia e kamerave të sigurisë, si dhe të qëndrojnë 24 orë ndezur.

“Marrëveshja konstiton në rritjen e parametrave të sigurisë dhe detyrimet që duhet të ketë TIA, përsa i përket detyrimeve që duhet të ketë ky institucion në lidhje me vendosjen e kamerave të sigurisë të një cilësie shumë të lartë të një shërbimi 24 orë ku të monitorohet edhe nga Policia e Shtetit. Njëkohësisht edhe për kushtet e tjera të sigurisë përsa i përket rrethimit, mënyrës së protokollit të hyrje-daljeve, personeli i cili duhet të futet. Pra, janë një sërë normash të cilat janë përcaktuar në këtë marrëveshje që do të ndikojnë sigurisht në rritjen e parametrave të sigurisë, njëkohësisht edhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe TIA-s.

Punonjësi i Policisë, mbi bazën e marrëveshjes është vendosur edhe për monitorimin e kamerave në sallën e cila është aktualisht funksionale, por në marrëveshjen e re është përcaktuar që do të jetë një sallë edhe më e madhe me sistemet e fundit, ku padyshim që Policia e Shtetit do të jetë present në monitorim. Njëkohësisht, në marrëveshje është përcaktuar edhe rikonstruksioni dhe shtimi i ambienteve të policisë. Në ligj përgjegjësia është TIA-s, ne jemi partner”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Më herët aeroporti i Rinasit u vu në qendër të akuzave lidhur me sigurinë në të, për shkak edhe të supergrabitjes së ndodhur në 9 Prill të këtij viti, ku miliona euro u morën brenda pistës nga barku i avionit. /e.s/

Next Post
Përpjekja e Ilir Metës për t’u sjellë si “prokuror Antimafie”, ndaj diplomatëve të Perëndimit

Mbi shfaqjen e fantazmës së Sali Berishës në Presidencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

July 25, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

July 25, 2026
Minxhozi: Emërimi i Albana Koçiut në Ministrinë e Brendshme, zgjedhje me mesazh ‘katarsisi’

Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja

July 25, 2026
Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

“Jetë e dyfishtë” dhe shumë sekrete, ja cila është shenja më misterioze e horoskopit

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

July 25, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros, eksperti: Do krijojë mundësi të reja për ekonominë

July 25, 2026
“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

July 25, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

July 25, 2026
Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In