• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për 4 shkopat e Saitit dhe 4 të vrarët e 21 janarit!

by Alfred Peza
14/05/2019 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka një përpjekje të papërfytyrueshme nga ana e propogandës opozitare, për të vendosur shenjën e barazimit, mes goditjes me 4 shkopa gome ndaj sekretarit organizativ të PD në protestën e 11 majit 2019 dhe vrasjes së 4 qytetarëve në protestën e 21 janarit 2011. Ky nuk është një rast i veçuar në gjithë këtë ndërmarrje, por kulminacioni i njërit prej operacioneve më të mëdha e më të kushtueshme në historinë tonë politike e mediatike, për trushplarjen e publikut. Me qëllimin për të krijuar balancimin, reciprocitetin dhe proporcionalitetin, mes mënyrës së reagimit të policisë së sotme dhe Gardës së djeshme, ndaj protestave opozitare në dy kohë të ndryshme në Shqipëri.

Me pak fjalë dhe më thjeshtë, synimi është që nëpërmjet këtij rasti të vendosen në një kandar, filozofia e qeverisjes së sotme të Edi Ramës, me atë të djeshmen e Sali Berishës përballë të njëjtit fenomen: Protestave të kundërshtarëve në opozitë. E në fund të fundit, për të thënë prej tyre se edhe Edi Rama edhe Sali Berisha, janë të dy njësoj si kryeminstra. E meqë Sali Berisha pas dy vjetësh nga ajo tragjedi iku nga pushteti, edhe Edi Rama duhet të iki. Madje që tani!

Pavarësisht se faktet janë të njohura e të ekspozuara publikisht për gjithkënd, për hir të këtij debati, le të rendisim edhe njëherë sa më thjeshtë disa nga argumentet që tregojnë se të krahasosh e aq më pak të barazosh këto dy raste, është si të krahasosh e të barazosh të bardhën me të zezë dhe ditën me natën.

Protesta e 11 majit

Eshtë pranuar tashmë që nga Kryeministri Edi Rama, drejtuesit e ministrisë së Brendshme e të Policisë së Shtetit dhe përfaqësuesit e PS, se goditja ndaj Sai Dollapit ishte një incident që nuk duhet të ndodhte. Ishte një episod krejt i veçuar nga e gjithë sjella profesionale e trupës policore, që është angazhuar në menaxhimin e dhjetra protestave të dhunshme dhe mbrojtjen e institucioneve, përgjatë këtyre 3 muajve të fundit, të zhvilluara nga opozita jashtparlamentare.

Për rrjedhojë, 4 shkopat e gomës që ranë mbi trupin e tij, ishin jo vetëm të panevojshme, por edhe të gabuara e të evitueshme. Një skenë që as nuk është përsëritur dhe as që besohet se mund të ndodhë më, në të ardhmen. Por kaq.

Protesta e 21 janarit

 

Por të kërkosh që këtë episod sporadik, ta barazosh me vrasjen nga ana e Gardës së Republikës të 4 qytetarëve të pafajshëm dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve, mes të cilëve edhe gazetarë në krye të detyrës, është jo vetëm e verbër por krejtësisht kundërproduktive. E si të mos mjaftonte kjo, ndryshe nga sjellja e Kryeministrit të sotëm Edi Rama që e pranoi ashtu siç ishte rastin e Sait Dollapit, ishte Kryeministri Sali Berisha në 2011 bëri krejt të kundërtën.

Jo vetëm vijoi me sulmet e pashembullta verbale dhe kërcënimet ekstreme ndaj opozitës dhe liderit të saj, protestuesve vetë, Partisë Socialiste, Presidentit të Republikës e Kryeprokurores së Përgjithshme që u quajtën “horra e lavire bulevardi”. Por dhe ndaj gazetarëve dhe kujtdo tjetri që kërkonte të sqarohej e vërteta dhe që përgjegjësit e masakrës në mes të ditës e në mes të kryeqytetit, të dilnin përpara drejtësisë.

Askush nuk duhet të harrojë se gardistët e plagosur atë ditë, u strehuan brenda ambjenteve të Kryeministrisë dhe nuk u lejuan që të mernin ndihmën mjekësore në spitale. Policia nuk zbatoi urdhërin e Prokurorisë për të ekzekutuar 6 fletë- arrestet që ishin firmosur për zinxhirin komandues të Gardës së Republikës. Në vend të tyre, si autorë të vrasjeve mazhoranca e asaj kohe, akuzoi vetë protestuesit e opozitës të cilët sipas tyre, ishin pajisur me çadra e stilolapsa pistoletë e me lloj mjetesh të tjera që veç fantasia e filmave fantastiko- shkencor mund ti shpiki.

Komisioni hetimor parlamentar i ngritur posaçërisht për këtë qëllim, në vend që të merej me autorët, urdhëruesit dhe shkakun e vdekjes së viktimave të pafajshme, shpalli si “komplotistë” të kësaj historie, një listë të gjatë gazetarësh opozitarë të asaj kohe. Ky komision i drejtuar nga deputetë të PD, as nuk e mbaroi punën dhe as nuk ka nxjerrë ende një raport zyrtar për atë ngjarje. Kaq mjafton për të kuptuar se nuk ka asnjë reciprocitet mes 4 shkopave të gabuara të gomës mbi trupin e Sait Dollapit në oborrin e Parlamentit, me 4 të vrarët me duar në xhepa më 21 janar, ne mes të bulevardit.

Nëse ka një të mirë e gjithë kjo përpjekje e paimagjinueshme propogandistike, për të vënë shenjën e barazimit mes dy gjërave totalisht të pabarazueshme, lidhet me faktin se si në këtë rast, qëndrojnë edhe të vërtetat e të gjitha rasteve të tjera të akuzave që opozita dhe propaganda e saj, është përpjekur që tia faturojë qeverisë së Edi Ramës, këto 6 vjet e sidomos këto muajt e fundit. Dielli as nuk mund të mbulohet me shoshë. Shqiptarët nuk janë as qorra, as shurdhë e aq më pak ta kenë memorien e logjikën aq të dobët, sa të venë shenjën e barazimit mes të pabarazueshmeve!

Next Post
FOTO/ E pabesueshme, gjen prindërit 33 vite pasi e braktisën në tualetin e aeroportit

FOTO/ E pabesueshme, gjen prindërit 33 vite pasi e braktisën në tualetin e aeroportit

Comments 1

  1. Krist says:
    7 years ago

    Se si e kane mbajtur,neper media kete mashkull histerik,vetem Rama e din.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Majko: Opozita boll shëtiti rrugët, t’i përvishemi punës së bashku

Ku gabuam…?

September 19, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Kazerma e GJKKO-së së Shkallës së Parë duhet bojkotuar komplet!

September 19, 2026
Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë, Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020

Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë, Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020

September 19, 2026
Tirana në qendër të sigurisë SHBA-Europë, FBI sjell në Shqipëri ekspertët për krimin, terrorizmin, dronët dhe paratë e krimit

Tirana në qendër të sigurisë SHBA-Europë, FBI sjell në Shqipëri ekspertët për krimin, terrorizmin, dronët dhe paratë e krimit

September 19, 2026
NATO përgatitet për skenarin e sulmit ndaj një vendi anëtar, Cavo Dragone zbardh planet e mbrojtjes

NATO përgatitet për skenarin e sulmit ndaj një vendi anëtar, Cavo Dragone zbardh planet e mbrojtjes

September 19, 2026
Ndizen sirenat e alarmit! Pikaset avion mbi Camp David ku po qëndronte Trump, F-16 ngrihet në ajër për ta larguar nga zona e kufizuar

Ndizen sirenat e alarmit! Pikaset avion mbi Camp David ku po qëndronte Trump, F-16 ngrihet në ajër për ta larguar nga zona e kufizuar

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com