• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pentagoni njofton se nuk ka më fonde për Ukrainën, Austin thirrje aleatëve: Kontribuoni…!

by Java News
23/01/2024 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë që kur sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ngriti grupin ndërkombëtar për të ndihmuar Ukrainën në prill të vitit 2022, Shtetet e Bashkuara po mirëpresin 50 shtetet pjesëmarrëse në takimin mujor të radhës pa buxhet dhe pa mundësinë për të dërguar municion dhe raketat që i duhen Ukrainës për t’iu kundërpërgjigjur sulmit rus.

Ndërkohë që pritet që Kongresi të miratojë buxhetin dhe ndoshta më shumë fonde për luftën e Ukrainës, Shtetet e Bashkuara shpresojnë që aleatët do të vazhdojnë ta plotësojnë boshllëkun e krijuar.

“E nxis këtë grup që të shkojë një hap më tutje për t’i dhënë Ukrainës më shumë sisteme mbrojtëse tokësore dhe raketa mbrojtëse që shpëtojnë jetë”, deklaroi Sekretari Austin në fjalimin e hapjes të mbajtur nga shtëpia, ku po shërohet nga një ndërhyrje kirurgjike për kancerin e prostatës. Deklarata e bërë me video ishte paraqitja e parë publike e zotit Austin, i cili dukej pak më i dobësuar. Sekretari Austin, 70 vjeç, qëndroi në spital për dy javë për shkak të komplikimeve pas operimit.

Të martën në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi për një kontratë të re të përbashkët në vlerë prej 1.2 miliardë dollarësh për të blerë mbi 222,000 predha municioni 155 milimetërshe. Ky lloj predhash janë ndër municionet më të përdorur në këtë konflikt dhe kontrata do të shfrytëzohet për të furnizuar aleatët, të cilët ia kanë dhënë ndërkohë Kievit rezervat e tyre .

“Edhe pse nuk jemi në gjendje të ofrojmë aktualisht ndihmë sigurie, partnerët tonë do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”, u tha gazetarëve të hënën zëvendës-zëdhënësja e Pengatonit, Sabrina Singh.

Ndërkohë që vëmendja është përqëndruar që nga tetori në konfliktin ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, lufta e përgjakshme e Rusisë ndaj Ukrainës ka vazhduar.

Rusia të martën ka sulmuar dy qytetet më të mëdha të Ukrainës me mbi 40 raketa me rreze të gjatë veprimi, të nisura nga anijet dhe aeroplanët luftarakë, duke dëmtuar ndërtesa banimi dhe duke vrarë të paktën pesë persona. Sulmi ndodhi një ditë pasi Moska refuzoi idenë e një marrëveshje që mbështetet nga Kievi dhe aleatët perëndimorë për t’i dhënë fund luftës dy vjeçare.

Mbrojtja ajrore ukrainase arriti të ndalë të paktën 21 raketa, por sulmet lanë të paktën 20 persona të lënduar në katër lagje të Kievit.

Ukraina ka nevojë të madhe për sisteme të mbrojtjes ajrore dhe municion, deklaroi zëdhënësja Singh.

Pentagoni njoftoi ndihmën e fundit amerikane të sigurisë për Ukrainën më 27 dhjetor, në vlerë prej 250 milionë dollarësh, që përfshiu predha 155 mm, raketa kundër-ajrore “Stinger” dhe disa lloje tjera municioni, të cilat Shtetet e Bashkuara i morën nga rezervat ekzistuese amerikane.

Që atëherë Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë në gjendje të ofrojnë municion shtesë për shkak se paratë për të kompensuar rezervat janë shpenzuar dhe Kongresi ende nuk ka miratuar fonde të tjera.

Mbi 110 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe Izraelin mbetet e bllokuar për shkak të mospajtimeve ndërmjet Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë rreth përparësive politike, përfshirë edhe për sigurimin e kufirit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës mbi 44.2 miliardë dollarë në formën e ndihmës së sigurisë që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Rreth 23.6 miliardë dollarë janë armatim që është tërhequr nga rezervat ekzistuese ushtarake dhe gati 19 miliardë dollarë janë realizuar në formë të kontratave afatgjata ushtarake, për pajisje për të cilat duhen muaj për t’i porositur. Edhe pse fondet janë shpenzuar, disa nga armët e blera më herët do të vazhdojnë të mbërrijnë në Ukrainë. Një shumë prej 1.7 miliardë dollarësh është siguruar nga Departamenti amerikan i Shtetit në formën e financimit ushtarak për vendet e huaja.

Shtetet e Bashkuara dhe rreth 30 partnerë ndërkombëtarë po vazhdojnë të stërvisin forcat ukrainase dhe deri më tani kanë stërvitur 118,000 ukrainas nëpër lokacione të ndryshme të botës, sipas zëdhënësit të Komandës amerikane për Evropë dhe Afrikën, Marty O’Donnnell.

Shtetet e Bashkuara kanë stërvitur rreth 18,000 prej tyre, përfshirë rreth 16,300 ushtarë në Gjermani. Rreth 1,500 të tjerë janë aktualisht duke ndjekur programe përgatitore./m.j

Next Post
“Doktori s’ka gabuar”/ Deklarata e predikueses së fesë për rastin e shfrytëzimit të së miturës, reagon me tone të ashpra psikologja!

“Doktori s'ka gabuar”/ Deklarata e predikueses së fesë për rastin e shfrytëzimit të së miturës, reagon me tone të ashpra psikologja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndeshjet e UEFA Nations League, Kombëtarja nis përgatitjet! Tekniku Maran shpall nesër listën e të grumbulluarve!

Ndeshjet e UEFA Nations League, Kombëtarja nis përgatitjet! Tekniku Maran shpall nesër listën e të grumbulluarve!

September 18, 2026
“Gazo shiko hallin tënd, u martove apo jo?!”- Zegjineja debat me Bardhin pas mesnate në Kuvend! Deputeti: A t’u martua daja ty? Çaushi: Ha qofte, pi xhin dhe..

“Gazo shiko hallin tënd, u martove apo jo?!”- Zegjineja debat me Bardhin pas mesnate në Kuvend! Deputeti: A t’u martua daja ty? Çaushi: Ha qofte, pi xhin dhe..

September 18, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

September 18, 2026
SHBA dërgon sisteme të mbrojtjes raketore në Lindjen e Mesme

Lufta me Rusinë, BE i jep Ukrainës 3.3 miliardë euro ndihmë për raketa dhe dronë!

September 18, 2026
Kim Kardashian shtrohet në spital, sëmundja që i mori jetën babait të saj rikthehet në vëmendje: Kam diçka që…

Kim Kardashian shtrohet në spital, sëmundja që i mori jetën babait të saj rikthehet në vëmendje: Kam diçka që…

September 18, 2026
Pagoi 6 mln dollarë, DASH rikonfirmon ‘non gratën’ e Berishës

Sali Berisha pranon se ka paguar para për të marrë një vizë amerikane, ja se kush loboi!

September 18, 2026
Podiume bosh, shpërblime për votimin elektronik dhe opozita jashtë gare! Rusët votojnë mes përshkallëzimit të luftës në Ukrainë

Podiume bosh, shpërblime për votimin elektronik dhe opozita jashtë gare! Rusët votojnë mes përshkallëzimit të luftës në Ukrainë

September 18, 2026
VIDEO/ Katastrofë natyrore në Filipine, të paktën 12 viktima dhe mbi 700 mijë të dëmtuar nga përmbytjet!

Bota drejt “përmbytjes së madhe”? Deti po ndryshon edhe hartën e Evropës, 10 qytetet që përballen me të ardhmen kërcënuese

September 18, 2026
Zbulohet “super-aplikacioni” i Rusisë, si e përdori “Max” për të spiunuar qytetarët! Skema dhe taktikat e përdorura nga shërbimi sekret

Zbulohet “super-aplikacioni” i Rusisë, si e përdori “Max” për të spiunuar qytetarët! Skema dhe taktikat e përdorura nga shërbimi sekret

September 18, 2026
Ali Ahmeti kritika të forta kryeministrit të Kosovës: Jam i indinjuar me Albin Kurtin, t’i lërë pas zënkat me mua dhe Ramën!

Ali Ahmeti kritika të forta kryeministrit të Kosovës: Jam i indinjuar me Albin Kurtin, t’i lërë pas zënkat me mua dhe Ramën!

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com