• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Doktori s’ka gabuar”/ Deklarata e predikueses së fesë për rastin e shfrytëzimit të së miturës, reagon me tone të ashpra psikologja!

by Java News
23/01/2024 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rasti i 42-vjeçarit Dervish Hasi, i arrestuar për akuzën e shfrytëzimit seksual me të mitur ndaj një 14-vjeçareje, ndezi sot debate të forta në studion e “Ftesë në 5”.

Ikballe Berisha Huduti, predikuese e fesë islame, tha se nëse nuk vërtetohet se marrëdhënia seksuale me vajzën është me dhunë dhe zhvillimi seksual i saj, atëherë doktori Dervish Islami nuk ka bërë asgjë të gabuar.

 “Sa i përket vajzës e cila është ende e mitur, sipas sheriatit në momentin kur vajzës i vjen cikli i parë menstrual është pjesërisht e moshë-rritur. Martesa nuk është oblikative, mirëpo është vepër e pëlqyer e fortë. Nëse një vajzë nuk mund t’i mbajë epshet e veta për diçka që mund të kalojë në zihna, imoralitet, atëherë prindërit detyrohet ta martojnë. Doktor Dervish Hasa dhe vajza minorene që e thoni ju, mirëpo nëse nuk i dimë detajet, nuk do me thënë se ti fejohesh që është patjetër më hy në marrëdhënie intime. Plotësisht asgjë nuk ka gabuar, derisa nuk vërtetohet se është me dhunë, çfarë zhvillimi seksual ka vajza. Në islam nuk ka ndonjë problem”-ishte deklarata e saj.

Mirëpo, kjo deklaratë nuk u prit aspak mirë nga të ftuarit. Mes tyre, psikologja Denata Toçe reagoi ashpër duke deklaruar se në asnjë mënyrë një 14-vjeçare nuk mund të kryejë marrëdhënie seksuale dhe kjo duhet të ndalohet me ligj. Me tone të ashpra, psikologja ngriti shqetësimin sesi të miturit abuzohen seksualisht dhe pedofilet sillen aq mirë me ta, madje i trajtojnë me dashuri.

“Po krijohet një konflikt, opinioni besimi dhe ligji janë tre gjëra të ndryshme. Mbrëmë avokati ka shprehur qartazi se doktori e ka bërë marrëdhënien me vajzën publike. Me gjithë respektin që kam te feja juaj, nuk kam ardhur për të diskutuar për fenë. Ajo që ne do duhet të kemi parasysh, në njohuritë e mia, respektimi i ligjit dhe shtetit ku ju aderoni, është si qytetar.

Nuk futem në kompetenca të tilla. Janë dy elementë, në procesin e pubertetit, është ende në proces rritje. Fëmija në atë periudhë ka rritje të madhe dhe të shpejtë. Në këtë periudhë kemi dhe zhvillimin abstrakt, përballet me të menduarit filozofik, është një konkluzion të madh, në këtë periudhë kaq delikate, bën edhe gabimet më të mëdha.

Sjelljet më delikate, pikërisht në këtë moshë, periudha e abuzimit që ndodh është shumë vulnerabël. Unë do doja të prekja një çështje shumë madhore, fenomeni pedofilisë, patologjia është që viktimën e përkëdhelin, e trajtojnë shumë mirë, pretendojnë se po e mbrojnë, e duan atë, edhe pse shkojnë me fëmijë të vegjël.

Duke e rritur viktimën para se ta abuzojmë, dhe viktima nuk janë në dijeni që janë abuzuar. Këtu janë për të ndërgjegjësuar njerëzit dhe prindërit, abuzimi mund të vijë edhe nga njerëz. Viktimat e tyre i trajtojnë shumë mirë dhe mund të jenë afër familjes. Viktimat e kësaj moshe afrohen, qëndrojnë me ta, madje bien edhe në dashuri me ta. Të hapim sytë, ne sot mësuam si injorantë që jemi, që sot mund të pranohet një 14 vjeçar të kryejë marrëdhënie me të rritur, nuk ka ligj në asnjë vend të botës”- tha psikologia./m.j

Next Post
Shkoi sot në SPAK, Berisha sulmon Altin Dumanin: Çfarë dallimi ka nga i penduari i drejtësisë Nuredini?! Është një mercenar!

Shkoi sot në SPAK, Berisha sulmon Altin Dumanin: Çfarë dallimi ka nga i penduari i drejtësisë Nuredini?! Është një mercenar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

November 14, 2026
Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Njerëzit e Vuçiçit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?

November 14, 2026
Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

November 14, 2026
Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

November 14, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Po tenton të kontrollojë Drejtësinë? Trump kërkon t’i heqë më shumë pushtet gjyqësorit, konflikti thellohet deri në Gjykatën e Lartë!

November 14, 2026
Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

November 14, 2026
Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

November 14, 2026
Mbreti Charles feston 78-vjetorin, këngëtari Elton John e uron me batutë dhe të qeshura: Ne jemi ende në këmbë!

Mbreti Charles feston 78-vjetorin, këngëtari Elton John e uron me batutë dhe të qeshura: Ne jemi ende në këmbë!

November 14, 2026
Ceremonia shtetërore e “Kasapit të Bosnjës”, Von der Leyen dhe Costa: Pamjet nga varrimi i Mlladiçit në Beograd ishin tronditëse!

BE ndërmjetëson me Kroacinë dhe Malin e Zi, Costa dhe Von der Leyen: Çështjet dypalëshe jo pengesë për integrimin!

November 14, 2026
“Merr Ministrinë e Bujqësisë dhe ik nga Bashkia e Tiranës!”- Braçe pas spekulimeve: Po tani çfarë do thoni? Nuk bëj pazar për karrige me votat

“Merr Ministrinë e Bujqësisë dhe ik nga Bashkia e Tiranës!”- Braçe pas spekulimeve: Po tani çfarë do thoni? Nuk bëj pazar për karrige me votat

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In