• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pensionet që nga viti 1996, si ndryshon masa minimale e përfitimit

by Java News
19/03/2017 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nëse një pension i caktuar në vitin 1996 ka qënë i caktuar 3886 lekë, atëherë tashmë do të bëhet 14 mijë lekë. Vendimi i qeverisë për të rritur pensionet e caktuara në vitin 1996 do të bëjë të mundur që të moshuarit të marrin një pension më të lartë.

Me vendimin e miratuar pak ditë më parë nga qeveria, përcaktohet se të gjitha pensionet e caktuara nga viti 1993 deri në 31 dhjetor 1996 të rriten. Kjo do të thotë se pensionet që janë caktuar në masën 3-6 mijë lekë, të bëhen minimum 14 mijë lekë të reja.

“Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.4.1996 deri më 31.12.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”, nga 3 682 lekë deri në 5 420  lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 089 lekë deri në 23 640 lekë në muaj.

Pensionet e pleqërisë të punonjësve të nëntokës dhe ato të grave që kanë punuar në punët e kategorisë së parë e të dytë, të caktuara sipas nenit 97, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kur llogariten si pensione të plota, pavarësisht kohës kur kanë kaluar si të tilla, përveç rritjeve dhe indeksimeve të zakonshme do të përfitojnë edhe rritjet e diferencuara që kanë përfituar të gjitha pensionet e plota të pleqërisë me datë fillimi në harkun kohor 1.10.1993 – 31.12.1996, përfshirë edhe rritjen e përcaktuar, në varësi të datës së fillimit të pensionit dhe masës së rivlerësuar si të plotë të këtij pensioni”, – përcaktohet në vendimin e Këshillit të ministrave.

Ndryshimi

Projektvendimi ka për qëllim përmirësimin e nivelit të mirëqenies së pensionistëve në harkun kohor 1.1.1994 -31.12.1996, si dhe rregullon e masën e pensioneve për kategoritë e grave që kanë punuar në punët e kategorisë së parë dhe të dytë, dhe minatorëve të nëntokës që kanë dalë në pension të parakohshëm. Projektvendimi synon të barazojë pensionet maksimale të harkut kohor 1.10.1993 – 31.12.1996, me pensionin maksimal të caktuar në harkun kohor 1.1.1997 – 31.2.1998, dhe përafron pensionet e tjera mesatare me ato të caktuara në këtë hark kohor. Pensionet maksimale, pas kësaj rritjeje, arrijnë në 23.640 lekë në muaj. Nga këto ndryshime do të përfitojnë 3000 pensionistë, gra që kanë punuar në punët e kategorisë së parë dhe të dytë, si dhe minatorë të nëntokës. Efektet financiare për zbatimin e këtij projektvendimi do të fillojnë nga data 1.6.2016 dhe do të përballohen nga fondet e buxhetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. shqiptarja.com

Pensioni minimal pas rritjes

I caktuar në 1996    Masa pas rritjes

3,682           14 089

3,683           14 095

3,684           14 100

3,685           14 100

3,686           14 100

3,687           14 120

3,688           14 130

3,689           14 200

3,690           14 200

3,691           14 200

3,692           14 210

3,693           14 260

3,694           14 280

3,695           14 295

3,696           14 315

3,697           14 335

3,698           14 350

3,699           14 380

Next Post
Në çadrën e PD edhe një senator hajdut nga Italia, Di Biaggio vodhi mbi 450 mijë euro nga qytetarët

Në çadrën e PD edhe një senator hajdut nga Italia, Di Biaggio vodhi mbi 450 mijë euro nga qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In