• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pensionet, ish-ministri i Financave: Sigurohuni te privati sa nuk është vonë

by Java News
24/06/2024 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Do ta rekomandoja të mendoje dhe skemën e pensionit privat sa nuk je vonë. Skema publike nuk do të ketë mundësi edhe për shkak të 100 faktorëve”. Këtë përgjigje i dha Bruna Çifligut në Ditar, ish-ministri i Financave Arben Malaj, kur u pyet nëse kjo skemë aktuale garanton pensionin për të gjithë të punësuarit e sotëm.

“Pensioni privat shikohet si suplementar, skema publike do të funksionojë se e garanton shteti”, shtoi ai.

Përmes kalkulimit të shifrave, Malaj tregoi problemet e kësaj skeme të pensioneve, që sipas tij është deficitare.

“Skema ka probleme është deficitare. Shqetësimi ynë është që deficiti është shumë i madh. Deficiti i skemës së sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore ishte sa 70% e investimeve të brendshme të Shqipërisë 1.58 herë më shumë se investimet e huaja. Këto para na reduktojnë para për politika sociale dhe prioritetet e zhvillimit të qëndrueshëm. Sot bota e ka vënë theksin te kohezioni social”.

Ai tha se Banka Botërore është duke përgatitur një skemë të re pensionesh për Shqipërinë.

“Ka premisa pozitive se po rriten të ardhurat për të patur një mbështetje më të mirë. A do jetë e plotë? Nuk e them dot. BB po bën studim tjetër për skemën e pensioneve në Shqipëri. Skema  e parë synoi moshën e pensioneve dhe rritjen e  viteve të punës. Ka rezultuar që nga viti 2025 që  kërkesa për sa më shumë vite pune dhe në kushtet kur arshivat janë problematike dhe të tmerrshme për të gjetur vitet e punës, rriti numrin e pensionistëve me pension të pjesshëm dhe i bëri më të varfër. Nëse qeveria bie dakord për këtë skemë disa elementë të skemës mund të japin efekt. Përsa u përket skemave suplementare te pensioneve nuk kemi pasur kulturë të sigurojmë vetë vetveten”.

Duke folur për rritjen e pagës mesatare që pritet të shkojë 9000 euro nga 1 korriku, Malaj tha se ky është një premtim duhet të jetë pjesë e politikave stimuluese. Për ish-ministrin e Financave  vetëm me një skemë mbrojtjeje sociale për klasat e mesme dhe shtresat në nevojë mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, social e politik.

“Ajo që duhet bërë nga të gjitha forcat politike është që nuk ka në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, social e politik të një vendi nëse nuk ka një skemë të mirë në mbrojtje sociale për klasën e mesme dhe shtresat në nevojë. Kur marrim lekë nga rritja  e inflacionit qeveria nuk merr taksë. Për të kompensuar duhet të kompensojmë pjesën kritike, duhet një rishpërndarje më e mirë e të ardhurave shtesë nga inflacioni. Nuk janë të ardhura që ka marrë qeveria, janë të ardhura që janë  krijuar në kurriz të konsumatorëve. Kemi konsumatorë që e përballojnë jetën e tyre, kemi konsumatorët që u preket niveli i jetesës, por edhe disa në nivele kritike e mbijetese. Politikat duhet të jenë të qarta e transparente që të mbështesësh këto shtresa në nevojë”./A2

Next Post
Bie veto?! BE anashkalon Hungarinë, 1.4 miliardë euro ndihmë ushtarake dhe civile në drejtim të Ukrainës

Bie veto?! BE anashkalon Hungarinë, 1.4 miliardë euro ndihmë ushtarake dhe civile në drejtim të Ukrainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë/ Parlamenti Europian: Embargo totale dhe e menjëhershme ndaj gazit rus!

Nafta/gazi, perspektiva e kërkim-zbulimit dhe rënia e turizmit në vendin tonë

March 11, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

“Asambleja në 21 mars”, Klosi flet pas mbledhjes së Kryesisë: Zgjedhje në PS për të forcuar strukturat

March 11, 2026
I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

March 11, 2026
Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In