• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati mes pushtetit dhe drejtësisë, si një shenjë e shëndetit të demokracisë

by Mero Baze
26/02/2025 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Për të ilustruar diferencën në nivelin e lirisë së shtypit në raport me pushtetin në Francë, në kohën e François Mitterrand dhe Nicolas Sarkozy, ky i fundit mbahet mend për një batutë ndërsa po zbriste nga avioni dhe gazetarët i kishin zënë derën e aeroportit në Paris, pasi po kthehej nga pushimet me të dashurën e tij, këngëtaren e njohur Carla Bruni.

“E shikoni sa lart ka shkuar liria e shtypit me mua” – u tha ai? “Paraardhësi im një dekadë e ca më parë ka pasur fëmijë të paligjshëm dhe jo vetëm të dashura, dhe ju as guxuat ta pyesnit e as të shkruanit për të. Kurse mua jeni të lirë të më zini rrugën.”

Ky episod i Sarkozisë ilustron klimën e shëndetshme që sjell në një demokraci funksionale debati dhe transparenca mes dy pushteteve të pavarura, në këtë rast, pushteti i parë (ekzekutivi) dhe pushteti i katërt (media).

Në rastin e Shqipërisë, po përjetojmë debatin mes pushtetit politik dhe atij të drejtësisë. Gatishmëria e SPAK për t’iu kundërpërgjigjur çdo debati me kryeministrin Edi Rama është një shenjë e mirë e pavarësisë që ka arritur drejtësia nga politika dhe mbi të gjitha, një standard i ri në raportet mes politikës dhe drejtësisë.

Edhe pse përgjigjet e SPAK shpesh janë në gjuhë të drunjtë dhe larg thelbit të debatit, e rëndësishme është që ata kanë vullnetin të kundërpërgjigjen dhe ta çojnë më tej këtë debat të shëndetshëm për shoqërinë.

Merreni me mend cili ka qenë standardi i debatit mes drejtësisë dhe politikës në vitin 2011.

Nuk ka qenë debat, por vetëm akuzë nga pushteti. Kryeministri i kohës, sapo pa që kryeprokurorja Ina Rama mund t’i shkonte në zyrë për shkak të vrasjeve të katër qytetarëve në protestën e 21 Janarit, e akuzoi atë si “lavire bulevardi” dhe i ngriti një komision parlamentar hetimi, duke e konsideruar atë si një mekanizëm që bllokonte hetimet. Sipas tij, më parë duhej të hetohej ajo dhe presidenti.

Nga Prokuroria, jo vetëm që nuk pati debat, por nuk pati as guxim për të hetuar. As kryeministri që urdhëroi vrasjet dhe as ministri i Brendshëm, që ishte jashtë loje, nuk janë thirrur ende pas 14 vitesh për të dëshmuar pse u vranë njerëzit. Plumbat para Kryeministrisë u fshinë me fshesë, porta u ndërrua, përgjimet e kamerave nuk u dhanë, serveri u ndërrua, gardistët nuk u dorëzuan kur i kërkoi Prokuroria, dhe askush nuk guxoi të ngrejë as zërin, as ndonjë apel të ri për këtë çështje.

Çështja ka 14 vite dhe të njëjtët prokurorë sot sillen sikur “mendohen”, por në fakt janë gjithë zemërim pse Gjykata e Lartë ua la atyre në dorë këtë dosje.

Sot, të njëjtët prokurorë, në raport me pushtetin, nuk kanë fatin e Ina Ramës. Nuk i akuzon askush, por debatojnë vetëm për standardet e tyre profesionale. Dhe ata kundërpërgjigjen.

Kjo është një diferencë e madhe mes një pushteti që ul kokën dhe mbyll gojën dhe një pushteti që i bën palë në debat dhe premton bashkëjetesë me ta.

Kjo do të thotë se demokracia funksionon dhe se pushtetet bëjnë secili betejën e vet.

Pushteti politik duhet ta vlerësojë pozitivisht faktin që drejtësia është e lirë të mbrojë pozicionin e saj në betejën me politikën. Kjo është diçka që i ka munguar Shqipërisë për shumë kohë, dhe drejtësia duhet t’ia njohë këtë fitore politikës.

Nëse ka ndonjë rezervë, le të kujtojë çfarë ndodhte 15 vjet më parë, sikur këta të guxonin të thërrisnin për hetime Lulzim Bashën apo Ridvan Boden. Nuk do kishin kohë të ktheheshin në zyrë.

Next Post
Vatikani: Papa Françesku vijon në gjendje kritike, por pa kriza në frymëmarrje

Përmirësohet gjendja e Papa Franceskut, insuficienca e lehtë renale është tejkaluar

Comments 1

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    Për 21 janarin…..dhe…….Gërdecin.
    Për 21 Janarin, qeveria PSE bën sikur kritikon “me forcë” SPAK-un” ? – apo që 21 janarin që vjen, “të ketë fytyrë” tu dalë para familiarëve të viktimave dhe të thotë pesë fjalë për popullin, qëne e bëmë punën tonë, por drejtësia është e pavarur, dhe ne nuk nderhyjmë në pushtetitn gjyqesor.
    Kjo pallavër. Këto janë proçka. Janë papërgjegjësi.
    Zoti Rama, ju i nxorrët njerëzit në bulevard për protestë, që Sali Berisha dha urdher për ti vrarë.
    Përgjegjësia morale direkte, është e juaja, për të kerkuar drejtësi një më një. Nuk duhet rreshtur asnjë ditë. Në,çdo inaugurim që bën, përmend 21 janarin, zanafilla e ardhjes tuaj në pushtet.
    Për Gërdecin, është tallje bythe e SPAK, me këtë popull e me këtë qeveri, që pretendon se ka krijuar drejtësinë e re, e që po i ha kokën, duke i hequr një e nga një guret e themelit të kësajë maxhorance.
    Për 21 janarin dhe Gërdecin, spakistet (si çekistet sovjetikë të Xherxhinskijt), bëjnë sikur mbajnë shenim, sikur mendohen,,por në anë tjetër, nuk e rruajnë fare, opo fare – fare se ç’thotë Rama me kompani, duke mos ndermarrë asnjë veprim.
    A kanë afate këto spakiste për këto çeshtje ?
    Kush i kontrollon për këto afate ?
    Spo të bëjmë një Ligj që kontrollon Ligjin e Maliqit ?
    Tallje bythe me popullin.
    Turp.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com