• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bie veto?! BE anashkalon Hungarinë, 1.4 miliardë euro ndihmë ushtarake dhe civile në drejtim të Ukrainës

by Java News
24/06/2024 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian ka gjetur mënyrën ligjore për të anashkaluar veton e Hungarisë për të blerë armë për Ukrainën, nga përfitimet e gjeneruara nga asetet e ngrira këtë vit të Rusisë.

Ky vendim mund t’i hapë gjithashtu rrugën G7 për t’i dërguar Kievit 50 miliardë dollarë.

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell u shpreh për Financial Times se duke qenë se Hungaria abstenoi nga një marrëveshje e mëparshme për të lënë mënjanë të ardhurat nga asetet e ngrira të Rusisë, “nukl ka pse të jetë pjesë e vendimmarrjes për mënyrën sesi do të përdoren ato para.”

Ai shtoi se zgjidhja, falë së cilës do të zhbllokohen të hënën 1.4 miliardë euro për blerjen e pajisjeve ushtarake me destinacion Kievin, është “po aq e sofistikuar sa çdo vendim ligjor”, por shtoi se rezultoi e suksesshme.”

Anashkalimi i Budapestit në këtë mënyrë mund të heqë gjithashtu një pengesë që mund të komplikojë përpjekjet e G7 për të mbledhur një hua prej 50 miliardë dollarësh për Kievin deri në dhjetor, një vendim i marrë nga udhëheqësit në një samit në Itali në fillim të këtij muaji.

Asetet me vlerë rreth 210 miliardë euro janë të palëvizshme në BE, pjesa më e madhe e të cilave është në Belgjikë, dhe blloku në fillim të këtij viti ra dakord të përdorë fitimet e krijuara që nga shkurti për të blerë armë për Ukrainën.

Hungaria, shteti anëtar më pro-rus i BE-së, ka argumentuar prej kohësh kundër bllokut prej 27 vendesh që kolektivisht ofrojnë mbështetje ushtarake për Ukrainën. Budapesti po bllokon gjithashtu shtatë vendime të tjera në lidhje me armatosjen e Kievit, me vlerë rreth 6.6 miliardë euro./m.j

Next Post
Balla takon policët shqiptarë në Dusseldorf: Tifozët shqiptarë, shembull. S’është evidentuar asnjë rast problematik

Balla takon policët shqiptarë në Dusseldorf: Tifozët shqiptarë, shembull. S'është evidentuar asnjë rast problematik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In