• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pensionet e ish- ushtarakëve, ja si do të llogaritet sasia e parave dhe penalitetet

by Java News
12/08/2016 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Sigurimeve Shoqërore pritet të nisë rillogaritjen e pensioneve për ish-ushtarakët që janë pjesë e skemës së sigurimeve suplementare.

Një gjë e tillë është e përcaktuar edhe në projektvendimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale “Për zbatimin e ligjit për faljen e detyrimeve që kanë ish-ushtarakët në skemën e pensioneve suplementare, nga rillogaritja e pensioneve”, i cili pritet të kalojë shumë shpejt në qeveri për miratim.

Pensionet

Afati i përcaktuar në draft për nisjen e rillogaritjes së pensioneve është muaji gusht i këtij viti. Fillimisht, ISSH do të kërkojë nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes dokumentacionin e nevojshëm.

Ndërkohë, pjesë e këtij procesi do të bëhen edhe ish-ushtarakët. Përmes shërbimit postar, ata do të njoftohen për të dorëzuar vërtetim për vjetërsinë në shërbim dhe pagën mesatare neto referuese.

Mbi bazë të kësaj praktike, që do të iniciohet shumë shpejt, do të përcaktohet edhe masa e pensionit për secilin pensionist që është pjesë e skemës së sigurimeve suplementare.

Ende nuk mund të thuhet se cilat do të jenë efektet e pritshme, pra nëse prej kësaj rillogaritjeje do të ketë rritje të pensioneve apo jo, por ajo që mund të thuhet është se dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda një kohe të shkurtër, në mënyrë që të evitohen penalitetet.

Në relacionin që shoqëron projektvendimin thuhet se deri në plotësimin e dosjeve, pensioni që do të përfitohet do të jetë pension minimal.

“Në projektvendim është përcaktuar edhe detyrimi i vetë personave të interesuar, që janë përfitues nga sistemi i sigurimeve suplementare dhe njëkohësisht edhe strukturave përgjegjëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, që brenda muajit gusht të vitit 2016 të paraqesin në Institutin e Sigurimeve Shoqërore dokumentin përkatës për rillogaritjen e përfitimit, pasi pas kësaj date, mbështetur në nenin 4 të ligjit 46/2016, detyrimet e llogaritura me efekt financiar nga data 1.7.2009 e në vazhdim, nuk falen, ndërkohë që deri në plotësimin e dokumentacionit, përfitimi mujor përllogaritet në nivelin e pensionit minimal në shkallë vendi, sipas përcaktimeve të VKM nr. 77, datë 28.01.2015, të ndryshuar”, thuhet në relacionin që shoqëron draftin e ri.

Për herë të fundit, pensionet e ish-ushtarakëve kanë ndryshuar në 2010-n.

Miratimi i aktit normativ asokohe solli rillogaritjen e pensioneve për mbi 20 mijë pensione të parakohshme e suplementare, nga të cilat u evidentuan si debitorë 35 për qind e ushtarakëve. Për 6 vite me radhë ata kanë qenë të detyruar t’i kthenin shtetit një pjesë të pensionit që përfitonin. “Gjoba” mujore varionte deri në 25% të përfitimit të tyre mujor.

Por, me miratimin e ligjit të ri, ky borxh u fshi. Janë 984 milionë lekë detyrime të mbetura që fshihen, duke u dhënë mundësi ushtarakëve që ta përfitojnë të plotë pensionin. Gjatë periudhës nga viti 2010 deri në shkurt 2015 janë arkëtuar 368 milionë lekë.

Këto para do të shkojnë sërish në xhepat e pensionistëve. Relacioni shpjegues që shoqëron draftin përcakton që pagesat të kryhen duke nisur nga muaji tetor i këtij viti deri në maj të 2017-s me këste të barabarta mujore./panorama/a.k

Next Post

Historia rrënqethëse e familjes nga Tropoja, që jeton si në Mesjetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In